E martë, 15 Prill 2025
10:39
E papritur! Klubi indian nuk e toleron gjestin e Armando Sadikut, ish-sulmuesit të Kombëtares i ndërpritet menjëherë kontrata

Në Indi nuk ka pasur “mëshirë” për Armando Sadikun, kjo pas festës së tij të tepruar përpara disa ditësh, kur i tregoi organin gjenital kundërshtarëve pasi shënoi.

10:38
Sondazhisti i Trump, pranë Top Channel! John McLaughlin do realizojë sondazhet për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri

Top Channel angazhon John McLaughlin, sondazhistin zyrtar të Presidentit Donald Trump, për zgjedhjet e majit 2025 në Shqipëri.

10:18
Vdekja e 32-vjeçarit në Divjakë që ra në kontakt me rrymën elektrike, arrestohen dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mërtish pranë Divjakës mesditën e së hënës, kur 32-vjeçari Xhuljo Shtëmbari humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

10:08
U arratis me të dashurin pasi ai i plagosi ish-burrin, 29-vjeçarja vetëdorëzohet në policinë e Fierit

Është vetëdorëzuar në Policinë e Fierit Melisa Hoxhallari, e cila ishte arratisur së bashku me bashkëjetuesin e saj pas plagosjes së babait të fëmijës së saj Glefian Hoxhallari.

10:02
La Sapienza nderon Ilaria Sulën, salla e universitetit më të madh në Romë merr emrin e studentes shqiptare

Ilaria Sula mbeti e vrarë nga ish i dashuri i saj, Mark Antony Samson, i cili e goditi tre herë me thikë në shtëpinë e tij, kjo pasi 22-vjeçarja shqiptare i kërkoi që t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre.

09:57
Kërkoi rikthimin e celularit të sekuestruar nga SPAK, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për sekuestron ndaj celularit të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj.

09:46
Kriza bërthamore/ Irani refuzon planin e SHBA për uraniumin, kërcënohet marrëveshja e re

Irani pritet të refuzojë një propozim të Shteteve të Bashkuara për të transferuar rezervat e tij të uraniumit shumë të pasuruar në një vend të tretë, si Rusia, në kuadër të përpjekjeve të Uashingtonit për të frenuar programin bërthamor civil të Teheranit dhe për të parandaluar zhvillimin e një arme bërthamore.

09:30
Përmbytjet e frikshme në 2024-ën, më shumë se 300 viktima në të gjithë Europën/ Çfarë tregoi raporti i fundit

Mbi 400 mijë njerëz u prekën nga përmbytjet dhe stuhitë që goditën Europën gjatë vitit 2024, sipas një raporti të publikuar të martën nga Shërbimi i BE-së për Ndryshimet Klimatike Copernicus dhe Organizata Botërore Meteorologjike (WMO).

09:08
Stuhia e rërës “pushton” Irakun! Mbi 1,000 njerëz me probleme në frymëmarrje

 Më shumë se 1,000 qytetarë irakianë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të problemeve me frymëmarrjen, pasi një stuhi masive rëre goditi pjesët qendrore dhe jugore të Irakut, duke ulur ndjeshëm dukshmërinë dhe paralizuar jetën publike në disa provinca.

08:52
“PD më shumë nxori kandidatë nga Big Brother sesa primaret”/ Rama: Asnjë sondazh nuk e nxjerr kënetën përpara

Kryeministri Edi Rama u shpreh se asnjë sondazh nuk e nxjerr fituese Partinë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.

08:36
Integrimi në BE, Rama në “Sy m’sy”: Bashkimi Europian nuk të fal, e do vendin tonë me standarde

Nga rubrika ‘Sy m’sy” ku iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, kryeministri Edi Rama foli për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian një ditë pas hapjes së grup kapitullit të dytë të negociatave.

08:18
Analiza e DW: Nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen e Evropës?

Evropa duhet të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse dhe ushtarake. Por si duhet të financohen këto shpenzime? Sugjerimet janë të ndryshme.

08:07
Ditë me shi, por temperatura të larta! Parashikimi i motit për ditën e sotme

Kjo e martë do të jetë nën mbizotërimin e motit me shi, por temperaturat do të jenë të larta.

07:56
Administrata Trump ngrin 2.2 miliardë dollarë për Harvardin! Universiteti refuzon të ndryshojë politikat

Administrata e ish-presidentit Donald Trump ka njoftuar ngrirjen e 2.2 miliardë dollarëve në grante shumëvjeçare dhe 60 milionë dollarë në kontrata për Universitetin e Harvardit, pasi institucioni refuzoi të zbatojë kërkesat e qeverisë federale për ndryshime të thella në politikat e tij.

07:42
Incidenti në “Big Brother VIP”/ Bamir Topi për shuplakën e Jozi: Shërbimet sekrete i fryjnë përçarjes me profile të rreme

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka reaguar ashpër ndaj valës së komenteve dhe reagimeve të ashpra në rrjetet sociale, pas incidentit të ndodhur në “Big Brother VIP”, ku Jozi goditi Gjestin.

07:22
Trump, akuza Putinit dhe Zelenskyt/ Reagon Zelensky: Ndaleni Rusinë, ose do shpërthejë luftë globale

Presidenti amerikan Donald Trump ka ringjallur polemikat me deklaratat e tij më të fundit rreth luftës në Ukrainë, duke fajësuar jo vetëm Kievin, por edhe liderët botërorë për nisjen e konfliktit.

07:09
Diplomacia e Xi Jinping në veprim, Kina përqafon Azinë! Trump paralajmëron: Komplot kundër SHBA-së

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka nisur këtë javë një turne pesë-ditor në Azinë Juglindore, me ndalesa në Vietnam, Kamboxhia dhe Malajzi, në një përpjekje të qartë për të forcuar ndikimin ekonomik dhe diplomatik të Pekinit në rajon.

E hënë, 14 Prill 2025
23:01
Vrasja makabre e Ilarias! Zbulohet si tentoi t’i mashtronte shoqet e saj i dashuri që i mori jetën, zbardhen mesazhet: Fjeta me një djalë tjetër…

Vrasja makabre e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare, vazhdon të jetë një nga çështjet më të përfolura në Itali, me detaje të reja që zbulohen nga hetimet që vijojnë prej dy javësh.

22:41
Harvardi refuzon kërkesat e Trump për t’i dhënë fund programeve të gjithpërfshirjes

Universiteti i Harvardit, një nga më të mëdhenjtë në SHBA dhe më i njohuri në botë, tha se ndryshimet e politikave të kërkuara nga presidenca Trump do të vendosin “kërkesa të paprecedentë” ndaj institucionit dhe për këtë arsye ai po i refuzon ato.

22:34
Milingona të rralla kontrabandohen në Kenia, blihen nga koleksionistët deri në 200 euro secila

Katër burra – dy belgë, një vietnamez dhe një kenian – janë arrestuar në Kenia në përpjekje për të kontrabanduar qindra milingona të kërkuara jashtë vendit.

22:34
“Në Moskë nuk kanë frikë”/ Zelensky nuk i ndalon kritikat për Rusinë: Ai po refuzon haptazi armëpushimin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia po “refuzon haptazi të pushojë zjarrin” dhe “nuk ka frikë”.

22:34
Mesazhi i ‘çuditshëm’ në “Top Story”, vajza nga Shqipëria: I dashuri im nga Kosova ka dy ditë që nuk më flet, shkak… gjuajtja e Jozit ndaj Gjestit

Një mesazh “i çuditshëm” ka mbërritur në redaksinë e emisionit Top Story teksa diskutohej në lidhje me incidentin e ndodhur në spektaklin e Big Brother Vip.

22:23
U arratis nga burgu i Lezhës, arrestohet në Tiranë Daut Laze

Pas më shumë se dy muajsh që endej i lirë, ka marrë fund arratia për Daut Lazen.

22:21
Incidenti me Jozin dhe Gjestin, Spahiu: Nuk është ndasi Kosovë-Shqipëri! Curi: Një pasqyrë për të parë hijen tonë

Kreshnik Spahiu u shpreh këtë mbrëmje në Top Story se sa i përket incidentit të paprecedentë në Big Brother Vip, ku Jozefin Marku goditi me shuplakë Gjestin, nuk është një çështje që përfshinë Kosovën dhe Shqipërinë.

22:16
Sofia Vergara bën banjo dielli, shfaqet topless në Instagram

Temperaturat po rriten dhe Sofia Vergara po përgatitet për verën.

22:07
“Shqiptarët janë më agresivë”/ Rakipllari ‘përplaset’ me Buzhalën për situatën Jozi-Gjesti: Ata dy djem përfaqësojnë vetëm veten e tyre

Gjysmëfinalja e kësaj të shtune në “Big Brother Albania” e përballi produksionin e Top Channel me një ngjarje të paprecedentë nga një lojtar i shtëpisë dhe të pandodhur më parë në asnjë edicion të këtij formati në vendin tonë.

21:59
Dasmë në Big Brother VIP! Të ‘kurorëzuar’ nga Ledion Liço, Gjesti dhe Egli i thonë ‘PO’ njëri-tjetrit, kush ishin të ftuarit që morën pjesë

Një tjetër dasmë ka ndodhur në Big Brother VIP 4, vetëm pak ditë nga finalja e madhe e 19 prillit.

21:59
Johnny Depp pothuajse “i panjohur” në foton e parë të publikuar nga filmi “Day Drinker”

Johnny Depp është rikthyer fuqishëm në Hollywood dhe fotoja e parë nga filmi i ri në të cilin luan, me titull “Day Drinker”, po bën bujë.

21:58
Pas bisedimeve të para në Oman Irani dhe SHBA gati për raundin e dytë, negociatorët pritet të ulen në tryezë të shtunën në Romë

Pasi presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se negociatorët amerikanë dhe iranianë do të ulen në tryezë për herë të dytë brenda një jave të shtunën.

21:54
Thellohet bilanci, shkon në 231 numri i të vdekurve nga shembja e çatisë në klubin e natës në Republikën Domenikane

Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një klubi nate në Santo Domingo është rritur në 231, njoftoi ministri i brendshëm i Republikës Domenikane. “Kemi konfirmuar se 231 persona kanë humbur jetën në këtë aksident”, tha Farideh Rafoul në një konferencë për shtyp, duke sqaruar se 221 u gjetën të vdekur në vendin […]

21:46
Skandali i basteve me futbollistët në Itali, i përfshirë dhe djali i ikonës së Milanit e Juventusit

Sipas raportimeve nga Corriere della Sera, djali i Andrea Pirlos, legjendës së Milanit dhe Juventusit, është i përfshirë në një rrjet të paligjshëm basteve që ka tronditur futbollin italian.

21:44
Ambasadori sirian në Moskë kërkon azil në Rusi

Ambasadori i Sirisë në Moskë ka kërkuar azil në Rusi, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS. Bashar al-Jaafari u emërua ambasador në Rusi në vitin 2022, pasi kishte shërbyer si përfaqësues i përhershëm i Sirisë në OKB nga viti 2006 deri në vitin 2020.

21:42
Hamasi refuzon propozimin e Egjiptit për armëpushim, zyrtari i grupit rebel: Nuk do t’i dorëzojmë armët

Hamasi ka refuzuar një propozim për armëpushim në Rripin e Gazës të paraqitur nga Egjipti, tha një zyrtar i Hamasit për Al Jazeera Arabic.

21:35
U deportua gabimisht nga SHBA-ja, presidenti i El Salvadorit refuzon të rikthejë të burgosurin: Nuk lirojmë terroristë

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka deklaruar se ai nuk do të urdhërojë kthimin e Kilmar Abrego García, një shtetas salvadorian i deportuar gabimisht në El Salvador, pas një takimi të hënën me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.b

21:22
Ambasadori i Sirisë në Moskë kërkon azil në Rusi, besniku i Assadit kërkon të shmangë kthimin në Damask pas grushtit të shtetit

Ambasadori i Sirisë në Moskë ka kërkuar azil në Rusi, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

21:13
“Shfaqja e një humbësi që nuk pranonte humbjen”, Balina Bodinaku flet për incidentit e rëndë në Big Brother Vip: Jozi veprim të menduar

Balina Bodinaku ka komentuar këtë mbrëmjen e sotme në emisionin Top Story në Top Channel ngjarjen e paprecedentë të ndodhur në spektaklin Big Brother Albania, ku Jozefin Marku ka goditur Besart  Kelmendin.

20:50
Fiks Fare/ “Tentoi të më mbyste në gjumë”, nëna dhunohet nga vajza me probleme të shëndetit mendor, kërkon mjekim të detyrueshëm  

Fiksi  trajtoi mbrëmjen e së hënës një problematikë që prek shumë shoqërinë tonë e sidomos familjet që kanë  në shtëpi të sëmurë të shëndetit mendor.

20:40
Greqia blen raketa franceze! Vihet në zbatim plani 12-vjeçar për modernizmin e mbrojtjes

Vetëm disa ditë pasi Athina ka shpallur planin e saj 12 vjeçar për modernizimin e arsenalit të saj ushtarak me teknologji moderne me vlerë 25 mld euro dhe në një moment të vështirë gjeopolitik me shumë fronte të hapura dhe vendime kritike për mbrojtjen evropiane, është bërë me dije se Greqia do të blejë nga Franca 16 raketa MM40 Exocet BLK 3 me funksione të dyfishta.

20:36
Hapja e grupkapitullit të dytë të negociatave, Hasani: Asnjë sekondë e humbur drejt BE-së. Po shpejtojmë

Menjëherë pas përfundimit të Konferencës së Katërt Ndërqeveritare të mbajtur sot pasdite në Luksemburg mes BE-Shqipëri, ku është çelur një tjetër grup-kapitull negociatash për Tregun e Brendshëm, ka ardhur edhe reagimi i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

20:22
Hapja e grupkapitullit të 2-të të negociatave, reagon presidenti Begaj: Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën drejt BE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të 2-të të negociatave.

20:20
“Shqiptarët bëjnë analiza mjekësore vetëm 20 ditë”, Berisha: Kjo gjendje merr fund në 100 ditët e para të qeverisjes sonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim në Durrës ku prezantoi kandidatët e qarkut së bashku me drejtuesin politik, Oerd Bylykbashi.

20:20
“S’ka marrëveshje me Kurtin”/ Tentativat për formimin e qeverisë së re në Kosovë, reagojnë kryetari i Nismës dhe Haradinaj i AAK

Një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mos ketë numrat për të votuar kryeparlamentarin.

20:14
Berisha prezanton kandidatët në Durrës: Rama nuk fle dhe merret duke i vënë nofka gjeniut LaCivita

Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike u ndal sot në Durrës ku ka prezantuar kandidatët e tij për zgjedhjet e 11 majit.

20:13
“Nuk ka mbret që na mbron nga një shpullë në fytyrë nëse…”/ Rama batuta me gazetaren: Mos po më pyet me ChatGPT belg?

Rama ishte pjesë e një konference në Luksemburg me Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE), dhe Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE.

20:05
Kritere të reja për fermerët! Subvencionet sipas skemës kombëtare, bujqit: Kemi vështirësi edhe për aplikimin

Qeveria shqiptare ketë vit ka vënë në dispozicion të fermerëve 4.4 miliard lekë.

19:52
Aksidenti ajror në Nju Jork, Agjencia Federale e Aviacionit mbyll menjëherë kompaninë operatore dhe nis rishikimin e licencës

Kompania që operoi helikopterin që u rrëzua në lumin Hudson në Nju Jork të enjten duke vrarë të gjashtë personat në bord është mbyllur me efekt të menjëhershëm, tha Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) të dielën vonë.

19:50
“Mund t’i tregoni Ballkanit se me përkushtim arrihet çdo gjë”, Marta Kos pas çeljes së grupkapitullit të dytë: Shqipëria histori suksesi

Kryeministri Edi Rama ka dalë këtë të hënë mbrëma në konferencën e përbashkët për shtyp me Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE, dhe Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE.

19:46
Çelja e grupkapitullit të dytë, Rama nga Luksemburgu: Keni realizuar diçka që nuk do ta harrojmë kurrë

Kryeministri Edi Rama ka dalë këtë të hënë mbrëma në konferencën e përbashkët për shtyp me Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE, dhe Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE.

19:45
“Brenda 2027 çelim të gjithë grupkapitujt”, Rama në Luksemburg: Anëtarësimi për ne, ekzistencial

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e një takimi në Luksemburg së bashku me me Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë dhe Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE.

19:40
E rëndë në Shkodër! Po udhëtonin me motomjet, humb jetën një i mitur, një tjetër në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së hënës në Shkodër, ku një adoleshent 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër, vetëm 14 vjeç, është plagosur rëndë.

19:37
Konferenca në Luksenburg, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë: Tashmë u çel grupkapitulli i dytë për Shqipërinë, përgëzime për rrugëtimin drejt BE

Kryeministri Edi Rama ka dalë këtë të hënë mbrëma në konferencën e përbashkët për shtyp me Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE, dhe Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE.

19:22
Nga minjtë e Shën Petersburgut te spiunazhi/ Kush është Vladimir Putin? Historia si u formua lideri i Rusisë

Vladimir Putin, figura kryesore e politikës ruse, ka kaluar një udhëtim të jashtëzakonshëm nga një fëmijë i varfër në Shën Petersburg, në drejtimin e një shteti që shtriu ndikimin e tij në të gjithë botën.

19:05
Hungaria miraton amendamentet që ndalojnë grumbullimet e komunitetit LGBTQ+, Orban: Çdo gjë e bëjmë për fëmijët tanë

Parlamenti i Hungarisë miratoi sot ndryshimet kushtetuese që synojnë personat LGBTQ+ dhe ato që qeveria i quan “rrjetet e presionit politik të financuara nga jashtë” që minojnë sovranitetin e vendit.

19:05
Kallas paralajmëron vizitë në Kosovë dhe Serbi, kërkon vazhdim të dialogut

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka bërë të ditur se do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë dikur gjatë muajit të ardhshëm.

18:59
Kamberi kritikon propozimin që Demo Berisha të jetë pjesë e Qeverisë së Serbisë

I vetmi përfaqësues i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, deklaroi më 14 prill se propozimi që Demo Berisha të jetë ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në qeverinë e re të Serbisë është “një goditje e rëndë për çdo shqiptar që ka vuajtur, ka rezistuar dhe është sakrifikuar për të drejtat e tij në Serbi”.

18:59
Skandal në konferencën e konservatorëve në Kanada, liberalët shkaktojnë trazira duke “kopjuar” Trumpin

Aktivistët e Partisë Liberale të Kanadasë u përfshinë në një incident të pazakontë gjatë fundjavës, pasi dy punonjës të partisë u zbuluan duke vendosur butona provokues në një konferencë të Partisë Konservatore.

18:48
Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë.

18:40
“Njerka e pa abuzimin, s’tregoi”, 14 vite burg për babanë që vrau përdhunuesin e të bijës, i afërmi i autorit: U bënë zbulime tronditëse në sallën e gjyqit

Pak ditë më parë gjykata e Larisës ka dhënë dënimin në shkallën e parë për Fatmir Tarellarin, i cili në janar të vitit të shkuar  vrau kunatin e tij, 33-vjeçarin Erjon Pelivani.

18:17
Qindra ish-agjentë të Mossad-it protestë kundër rifillimit të sulmeve në Gaza, qeveria urdhëron shkarkimin e atyre që iu bashkohen

Qindra ish-agjentë të Mossad-it po kritikojnë rifillimin e luftës së Gazës, mes zhgënjimit në rritje që jo të gjithë pengjet e mbajtura nga Hamasi janë riatdhesuar ende.

18:11
Nigeri, të paktën 50 të vdekur dhe shumë të plagosur në dy sulme të armatosura

Të paktën 50 persona u vranë natën e së dielës në dy sulme në Nigerinë qendrore, një vend i tronditur nga përleshje të përsëritura vdekjeprurëse ndërkomunale, sipas Agence France-Presse.

17:48
Hetimi për Koçanin tre javë më pas, Ivon Velichkovski: Arrestojmë shqiptarët dhe qëndrojmë me Vuçiçin

Tre javë pas tragjedisë në diskotekën “Pulse” në Koçan më 16 mars 2025, ku humbën jetën 61 persona, qeveria e përbashkët e VMRO-DPMNE me VLEN dhe në hije me LSDM vazhdon ta udhëheqë diskursin publik rreth pyetjes “Kush ia dha licencën diskotekës?” – për të shmangur vëmendjen nga pyetja thelbësore: “Kush dhe në interes të kujt në Ministrinë e Brendshme e ka toleruar ‘Pulse’ për 13 vite?”

17:46
Raporti SHBA-Rusi sërish drejt “krisjes”, Trump komenton sulmin në Sumy: Ata bënë një gabim

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka reaguar ndaj sulmit me raketa të dyfishta të Rusisë në qytetin Sumy, në Ukrainën qendrore, duke e cilësuar atë si një “gabim”. Sulmi, i cili ndodhi të shtunën, dyshohet se përdori municione thërrmuese për të maksimizuar viktimat, duke goditur me precizitet të lartë dhe duke shtuar pasigurinë për reaguesit e parë.

17:38
Katy Perry do të udhëtojë në hapësirë, ja videoja që ajo postoi para nisjes

Katy Perry ngarkoi një video pak para udhëtimit të saj në hapësirë. Gjashtë gra, duke përfshirë një yll pop, një aktiviste, një gazetare dhe një ish-shkencëtare raketash, do të bëjnë histori sot duke marrë pjesë në misionin e parë në hapësirë, tërësisht femër, në gati 60 vjet.

17:35
Trump kritikon Biden dhe Zelenskyn: Bënë një punë të tmerrshme për ta penguar luftën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të kishte lejuar të fillonte lufta në Ukrainë nëse do të ishte president, por këtë herë ai fajësoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

17:31
Aksident në aksin Lezhë-Laç, dy automjetet përplasen me njëra-tjetrën, përfundon në spital një nga drejtuesit

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç.

17:26
Tragjedi në Santorini/ I bie krevati në kokë, vdes punonjësja shqiptare

Një grua 59-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht të shtunën më 12 prill në një hotel në Oia të Santorinit.

17:04
Meta “teston” europianët! Kompania që ka Instagram dhe Facebook, nis trajnimin e “AI” me përmbajtje publike

Meta, kompania që zotëron Facebook, Instagram, Threads dhe WhatsApp, ka njoftuar se ka filluar të trajnojë modelet e saj të inteligjencës artificiale duke përdorur përmbajtje publike nga përdoruesit e saj në Bashkimin Evropian.

17:00
Bashkimi Europian dhe Autoriteti Palestinez hartojnë planin për rimëkëmbjen e Gazës, 1.6 bilionë euro në vit deri në 2027

Rezultatet e dialogut të parë politik të nivelit të lartë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Autoritetit Palestinez i mbikëqyri Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaia Kallas, duke folur në konferencën për shtyp pas përfundimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të mbajtur sot në Luksemburg.

16:55
Dita përkujtimore e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Spiropali: Ju nuk do të jeni kurrë vetëm

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar sot në Ditën Përkujtimore të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë.

16:52
Shenjat që tregojnë se trupit i duhet të pushojë dhe çlodhet

Pavarësisht dëshirës, energjisë, mundësive dhe motivimit për të punuar e për t’u përballur me sfidat e përditshmërisë, trupi ka nevojë për kohën e duhur për rikuperim, qetësi dhe pushim.

16:45
Lufta Ukrainë-Rusi, Mbretëria e Bashkuar akordon 752 milionë paund ndihmë nga asetet e ngrira ruse

Mbretëria e Bashkuar ka dërguar sot 752 milionë paund në Ukrainë për mbrojtje ajrore dhe artileri.

16:42
Turisti britanik vdes në Spanjë pasi ra nga ujësjellësi historik i Segovias

Një turist britanik 63-vjeçar vdiq të shtunën pasdite (12/4) në qytetin Segovia në Spanjën qendrore kur u rrëzua nga ujësjellësi historik romak, sipas autoriteteve lokale.

16:32
350 mijë euro të shpenzuara në baste brenda 6 orëve/ Çfarë zbuluan përgjimet e reja për mesfushorin e Italisë, i përfshirë dhe Florenzi

Përgjime të reja kanë dalë në mediat italiane, të cilat tregojnë skandalin e basteve në të cilat janë përfshirë lojtarë dhe arbitra.

15:41
Një vit më parë tentoi të vrasë me armë një person në Velipojë! Ekstradohet nga Italia 26-vjeçari

26-vjeçari Kristian Lulaj, i cili një vit më parë tentoi të vrasë me armë një person në Velipojë, është arrestuar në Itali.

15:38
Messin e ndal shtylla! Mbi 62 mijë spektatorë, një rekord historik për të parë yllin argjentinas

Inter Miami i Lionel Messit pranoi një barazim 0-0 në Chicago Fire në ndeshjen e 8-të të MLS.

15:35
Olympiacos shpallet kampion! Skuadra greke nga Pireu fitoi matematikisht, 3 javë nga fundi i sezonit

Olimpiakos i Pireut fiton matematikisht titullin kampion në Greqi, kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi, skuadra e periferisë së Athinës mbyll llogaritë, pas triumfit 1-0 ndaj AEK-ut të Tomas Strakoshës, teksa kryeson me një diferencë +10 pikësh nga ndjekësit e Panathinaikosit.

15:32
Çmimi i madh i Bahreinit! Pisatri fiton garën, zhgënjen sërish Hamilton me Ferrarin e tij

Piloti australian Oscar Piastri dominoi nga starti deri në valëvitjen e flamurit të finishit Çmimin e Madh të Bahreinit.

15:32
Bie në kontakt me energjinë elektrike! Humb jetën elektriçisti në Divjakë

Një elektriçist humbi jetën tragjikisht këtë pasdite në Divjakë.

15:27
WhatsApp sërish me risi, opsionet e reja për thirrjet audio dhe video

WhatsApp po teston vazhdimisht veçori të reja përmes kanaleve të tij beta dhe zakonisht duhen disa muaj që ato të arrijnë të gjithë përdoruesit.

15:25
S’do ketë Haxh gjatë verës! Vendimi i Arabisë Saudite për shkak të rrezikut nga temperaturat ekstreme në Mekë

Haxhi 2025 do të shënojë herën e fundit kur pelegrinazhi vjetor mbahet gjatë sezonit të verës, e kjo për të paktën 16 vitet e ardhshme.

15:16
Dy shkodrane nga komuniteti LGBT+ fitojnë azilin në Angli: Në Shqipëri përballemi me homofobi

Me argumentin se njerëzit në Shqipëri janë homofobë, dy vajza nga komuniteti LGBT+ kanë bindur autoritetet britanike, që aprovuan kërkesën e tyre për azil.

14:49
Zgjatet mandati i Komisionit që verifikon statusin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Ditën e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë më 14 prill, Qeveria e Kosovës ka zgjatur mandatin e Komisionit Qeveritar përgjegjës për njohjen e statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

14:30
Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi.

14:22
Mbretëria e Bashkuar thekson mbështetjen për SPAK: Përparim në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri

Mbretëria e Bashkuar vlerëson punën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

14:21
“Dorëzohet” Hamasi: Do të lirojmë të gjithë pengjet nëse garantohet fundi i luftës!

Me shembjen e armëpushimit, rikthimin e fushatës ushtarake në Rripin e Gazës dhe një Donald Trump aleat të fortë të Izraelit në Shtëpinë e Bardhë, Hamasi nuk duket më aq i bindur se mund ta vazhdojë presionin e tij ndaj shtetit hebre.

14:10
Lejuan ndërtime të paligjshme në Mallakastër, kapen 3 policë dhe 3 punonjës të IMT-së

Tre punonjës policie, së bashku me tre punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, janë ndaluar në Mallakastër, pasi dyshohet se kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e kësaj bashkie.

14:10
“E bllokoi BE narkoshtetin”, Rama ironizon Berishën: Rrugës për në Luksemburg për të hapur grupkapitullin e tretë të negociatave!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një videoje rrjetin social Facebook, ku komentoi me tone ironike deklaratat e opozitës në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

14:02
Gjyqi i UÇK në Hagë! Prokuroria solli 125 dëshmitarë, tani është radha e mbrojtjes

Pas dy vjetësh e dëshmive të dhëna nga më shumë se 125 dëshmitarë të thirrur nga Prokuroria e Specializuar, kësaj të fundit po i përfundon koha për të vërtetuar akuzat e saj ndaj ish-krerëve te UÇK-së.

13:56
iPhone lidh SHBA dhe Kinën/ Pse është i vështirë “divorci” me prodhuesin e 80 përqind të iPhone?

SHBA-ja nuk do të mbetet peng i Pekinit, u zotua Donald Trump i cili pohoi se përjashtimi nga tarifat për telefonat inteligjentë dhe produkte të tjera teknologjike të importuara nga Kina mund të jetë afatshkurtër.

13:54
Hetimi për vjedhje vote në Lushnjë, Berisha: U organizua nga Vlora Hysenaj, sapo të mësoj emrin, do përjashtohet nga PD si agjent i SHISH

Kryedemokrati Sali Berisha reagoi pas akuzave se një person ka dhënë 500 euro ryshfet për sigurimin e votave për PD në Lushnjë.

13:54
Propozimet e Dumanit për zgjatjen e mandatit për prokurorët e Posaçëm/ Reagon Berisha: Ta harrojë! Të ndërrojmë Kushtetutën se ka frikë nga puna e tij?

Kreu i SPAK, Altin Dumani, duke folur sot për mandatin e prokurorëve të Posaçëm, dha dy propozime.

13:27
“I mbajnë me orë dhe i japin një copë letër”, Dumani pas kritikave të Ramës: Dhoma me pajisje audio dhe video në godinën e re për dëshmitarët

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Edi Rama se dëshmitë nuk kryhen sipas standardeve.

13:26
Takimet në Itali/ Berisha: Rama e mbushi sallën me patronazhistë, unë kisha…

Kryedemokrati Sali Berisha, në konferencën për shtyp, krahasoi takimit e një ditë më parë të tij dhe të kryeministrit Edi Rama.

13:04
Hetimi për vjedhje vote në Lushnjë, reagon PD: Sajesa të turpshme si të Sigurimit të Shtetit! SPAK të hetojë menjëherë rastin

Sajesa të turpshme dhe manipulim i opinionit publik nga Policia e Shtetit, e cilëson Partia Demokrati njoftimin se një 38-vjeçar ka blerë vota në Lushnjë, në favor të PD-së.

13:00
Fshehu në banesën e të moshuarës me probleme të shëndetit mendor armët, shpallet në kërkim 20-vjeçari që ndihmonte grupet kriminale

Një 20-vjeçar është shpallur në kërkim në Memaliaj pasi kishte fshehur në banesën e një të moshuare armët e zjarrit.

12:58
Nxori ushtrinë në rrugë për të luftuar kartelet meksikane dhe mafien shqiptare, Presidenti i Ekuadorit fiton zgjedhjet me 1 milionë vota diferencë

Këshilli Kombëtar Zgjedhor i Ekuadorit shpalli të dielën presidentin Daniel Noboa fitues të garës presidenciale të vendit, pasi ai mbajti një epërsi të qëndrueshme dhe papritur prej 12 pikësh ndaj kandidates së majtë Luisa Gonzalez gjatë gjithë numërimit të votave.

12:43
Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin kurrë

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm.

12:41
“Pezulloni printimin e votës së Diasporës”/ PD: Zgjedhësve mund t’u shkojnë dy fletë votimi, kemi identifikuar 14 raste

Partia Demokratike kërkon të pezullohet printimi i votës së Diasporës, me argumentin se ka konstatuar parregullsi.

12:35
Qeni nuk braktis shtëpinë e braktisur, i moshuari ecën disa orë në ditë drejt banesës: Është shumë besnik!

Në Kukës jeton Nexhip Kaculi, 76 vjeç. Historia e tij lidhet ngushtë me fshatin Krenx i Vjetër, ku ai dikur jetonte.

12:30
Eleganca e dimrit: Moda takon funksionalitetin, trendi më i ri

Dimri është një sezon ku moda takon funksionalitetin, duke kombinuar ngrohtësinë me stilin.