Gjendet municion luftarak në Zubin Potok, ministri Svelça: Beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet
Një person është arrestuar në Prishtinë për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes apo shitjes së paautorizuar të substancave narkotike.
Ai është ndaluar në rajonin e Prishtinës dhe në kamionin që po drejtonte i janë gjetur mbi 200 kilogramë substancë narkotike
Njoftimi i policisë së Kosovës:
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar S.J., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
I dyshuari S.J., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në kamionin që e po e drejtonte, i është gjetur dhe sekustruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë mbi 200 kg.
Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.
S.J., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës ritheksojnë angazhimin e tyre të vazhdueshëm në luftimin e kësaj dukurie, përmes ndjekjes penale të të gjithë kryesve të mundshëm të veprave penale.
Top Channel