Miqësoret e Kombëtares U21, Bushi: Italia dhe Sllovenia, skuadra shumë të forta
Luciano Spalletti gjatë karrierës së tij ka pasur një raport të vështirë me shumë kapitenë të skuadrave që ai ka drejtuar, sidomos në periudhën e fundit. Sigurisht këtu duhet nënvizuar se rrethanat nuk e kanë ndihmuar asnjëherë trajnerin nga Certaldo.
Te Roma, klubi i kërkoi që të ndalë Francesco Tottin dhe gjithçka që ai mbartte, te interi ishin futbollistët që i kërkuan t’i hiqnin autoritetin Mauro Icardit për shkak të fjalëve të Ëanda Narës që në atë kohë ishte bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e futbollistit. Te Napoli, me Lorenzo Insignen raporti ishte i stuhishëm, por futbollisti vendosi të largohet nga Napoli pikërisht kur në stol ishte Spalletti
Tani që Spalletti është praktikisht trajner i Juventusit, kthehet kjo cështje me Manuel Locatellin. Dhe raporti mes kapitenti bardhezi dhe ish trajnerit të Italisë është që tani i vështirë. Kjo krisje e marrëdhënieve mes tyre daton në vitin 2024, kur trajneri toskan ulej në stolin e Të Kaltërve. Pas një sërë grumbullimesh në kombëtare, ish futbollisti i Sassuolos e Milanit nuk ishte më në listën paraprake të 30 lojtarëve të përzgjedhur të Spalletit për Evropianin e Gjermanisë. Një zgjedhje që futbollisti nuk e priti aspak mirë, aq sa në atë kohë bëri një postim ne Instagram story, një faqe krejt të zezë për të treguar gjendjen shpirtërore të tij.
Lënia e Locatellit jashtë turneut më të rëndësishëm evropian, u konfirmua nga vetë Spalleti që e motivoi kështu zgjedhjen e tij: ‘Manuel gjuan mirë, ka cilësi mbrojtëse të shkëlqyera, ndoshta është pak konservativ për mënyrën si po shkon ky rol, por ndoshta në shtator do të kthehet me ne, i kërkoj ndjesë që nuk e grumbullova’-ishin fjalët e Spallettit në atë kohë. Nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim e të shohim se cfarë do të ndodhë.
Top Channel