E shtunë, 03 Maj 2025
11:51
“Në pedonalen e Gjirokastrës lëvizin bionde nga Suedia, kujt ia priste mendja”/ Rama: Kori i bretkosave…

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në takimin përmbyllës elektoral për Gjirokstrën, u bëri thirrje qytetarëve të mos dëgjojnë “kuak kuak kuatë e kënetës”.

11:44
“Rrugët mbetën rrugëve, ishin daulle inaugurimesh”/ Rama: Shqipëria tentonte të binte përsëri në humnerën e njëjtë me atë të piramidave

Kreu i socialistëve, Edi Rama, mbajti takimin përmbyllës elektoral për Gjirokastrën.

11:43
“Në 100 ditët e para, nuk ka më rrogë nën 500 euro”/ Berisha i përgjigjet Ramës nga Peqini: Tallet me shqiptarët me Lamborghinin e Noizyt

‘Në 100 ditët e para të qeverisjes, nuk ka më rrogë nën 500 euro’-ishte premtimi i kreut të PD Sali Berisha gjatë takimit elektoral në Peqin.

11:19
“Kam qejf ta ha të gjallë Ramën”/ Alizoti ‘përforcon’ deklaratën: Megjithëse nuk hahet, vetëm po t’i hedhë kripë Nusreti

Nga takimi elektoral në Peqin, Tomor Alizoti ‘përforcoi’ deklaratën e tij të bujshme të dhënë disa ditë më parë në Elbasan.

11:10
Grabitet shtëpia e yllit të “Joker”, Joaquin Phoenix

Pas dështimit kritik dhe financiar të “Joker 2”, Joaquin Phoenix po përballet me një tjetër problem; një vjedhje në shtëpinë e tij në Los Angeles.

11:07
“Marrëzi!”/ Zyrtari rus kritikon Trump: Të thuash se SHBA fitoi Luftën e Dytë Botërore është absurde

Pretendimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump se Shtetet e Bashkuara dhanë kontributin më të rëndësishëm në fitoren në Luftën e Dytë Botërore është “marrëzi”, tha zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev.

10:47
Sulm me dronë në një qytet në Rusi, 5 të plagosur, 2 prej tyre fëmijë

Kryetari i bashkisë së Novorossiysk shpalli gjendje të jashtëzakonshme në qytetin rus të Detit të Zi të dielën, pasi një sulm ukrainas me dronë plagosi të paktën pesë persona, përfshirë dy fëmijë, dhe dëmtoi disa ndërtesa banimi.

10:41
SHBA dhe Izraeli afër një marrëveshje për të vijuar futjen e ndihmave në Gaza, zinxhiri i ri furnizues nuk do kontrollohet nga Hamasi

Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe përfaqësuesit e një “institucioni të ri ndërkombëtar” janë “pranë një marrëveshjeje” për të rifilluar hyrjen dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës në një mënyrë që “nuk kontrollohet nga Hamasi”, raportoi Axios, duke cituar burime në qeveritë izraelite dhe amerikane.

10:38
Vuçiç nuk takohet me Trump! U sëmur papritur në SHBA, kthehet me urgjencë në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ndërprerë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, pasi është sëmurë, kanë raportuar mediat në Serbi.

10:16
Të paktën 47 të plagosur nga sulmet ruse në Harkiv, Zelensky: SHBA të reagojë

Sulmet ruse me dronë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, kanë lënë të plagosur të paktën 47 persona, thanë zyrtarët lokalë.

09:57
“Nuk do ketë pensione nën 200 euro”/ Rama takim në Gjirokastër: Kjo është fushata e parë që flas për…

Nga takimi elektoral në Gjirokastër ku po prezanton arritjet e qeverisë së tij, kryeministri Edi Rama foli për pensionet.

09:56
Dështon edhe përpjekja e dhjetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën sot në përpjekjen e dhjetë për të konstituar përbërjen e re të dalë nga zgjedhjet parlamentare të shkurtit.

09:40
“Thashë shyqyr një angleze e bukur”/ Rama tregon historinë me shqiptaren e Kosovës në Londër: M’u kthye dhe më tha…

Teksa kishte të ftuar tre të rinj sipërmarrës në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama u solli një histori nga koha kur jetonte në Londër.

09:26
E dënuar me 9 vite burg për shpërndarje droge, arrestohet 47-vjeçarja me dy emra në Elbasan

Ka marrë fund arratia për 47-vjeçaren Majlinda Avduli alias Dajana Tafani nga Elbasani, e shpallur në kërkim nga Roma.

09:19
Trump shfaqet i veshur si Papë, fotoja me IA e publikuar nga Shtëpia e Bardhë ‘trazon’ rrjetin

Një imazh i krijuar me inteligjencë artificiale, ku presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shfaqet i veshur si Papë, ka shkaktuar debat të gjerë në opinionin publik dhe atë politik.

08:57
Polonia po përgatitet për më të keqen! Qytetarët stërviten për luftë, rritet frika nga Rusia

Në Poloni, qindra qytetarë të zakonshëm mes tyre burra dhe gra, të rinj dhe të moshuar, po mësojnë të përdorin armë dhe të mbrojnë veten në rast lufte.

08:33
Marco Rubio kritikon klasifikimin e AfD-së si ekstremiste

Klasifikimi i partisë AfD si ekstremiste e djathtë nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk është pritur mirë nga administrata e re amerikane.

08:18
Dita Botërore e Lirisë së shtypit, analiza e DW: Situata për gazetarët po përkeqësohet në mbarë botën

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 maj, Reporterët pa Kufij ngrenë alarmin: Situata për gazetarët po përkeqësohet në mbarë botën, edhe në Gjermani.

08:04
Njeriu i pickuar 200 herë nga gjarpërinjtë zbulon antihelmin që mund të shpëtojë mijëra jetë 

Gjakut të Tim Friede, një burrë nga SHBA që për më shumë se 18 vjet e ka injektuar veten me helm gjarpërinjsh, i është atribuar krijimi i një antihelmi të jashtëzakonshëm, që mund të mbrojë nga helmet e shumë llojeve gjarpërinjsh, thonë shkencëtarët.

07:46
Mbahen zgjedhjet në Australi, qiratë e papërballueshme ‘detyrojnë’ të rinjtë të votojnë

Sot është dita e zgjedhjeve në Australi, ku 18 milionë votues do të vendosin për kryeministrin e ri.

07:31
OpenAI tërheq versionin “e bezdisshëm” të ChatGPT

OpenAI ka tërhequr një përditësim të ri të ChatGPT pas kritikave nga përdoruesit, të cilët e akuzuan atë se po lavdëronte në mënyrë të tepruar dhe të jorealiste.

07:22
Rrëfimi ekskluziv për CNN nga zemra e kartelit në Sinaloa! Si funksionon industria vdekjeprurëse e drogës në Meksikë

Një burrë me syze të errëta, kapuç me logon e filmit “Joker”, shall që ka mbuluar fytyrën dhe doreza që fshehin tatuazhet, përballë tij një kallashnikov, dy radio dhe një dhomë e zymtë me një pikturë të Krishtit mbi mur.

07:10
Rriten temperaturat, si parashikohet moti për këtë të shtunë

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e Anticiklonit të Afrikës duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites dhe në vijim priten prezencë e vranësirave në pjesën më madhe të territorit ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Verilindore – Juglindore.

E premte, 02 Maj 2025
23:00
Himara çel sezonin turistik 2025 me spektaklin e Aurela Gaçes! Sheshi qendror i tejmbushur me mijëra vizitorë

Himara ka çelur zyrtarisht sezonin turistik 2025 me një koncert madhështor, ku skena iu besua një prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare, Aurela Gaçe.

22:50
Ish-kapiteni legjendar i Gjermanisë kapet “mat”, kush është e dashura 38 vite më e re e Lothar Matthaus

Ish-kapiteni legjendar i Gjermanisë, Lothar Matthäus, është rikthyer në vëmendjen e publikut, këtë herë jo për arritjet e tij në fushën e blertë, por për jetën private.

22:47
Veliera e tyre pësoi defekt gjatë lundrimit në Sazan, policia kufitare e Vlorës shpëton turistët

Policia Kufitare e Vlorës, në bashkëpunim me Rojen Bregdetare, u kanë ardhur në ndihmë disa shtetasve të tuaj të cilëve iu rrezikua jeta, pasi veliera e tyre pësoi defekt gjatë lundrimit pranë ishullit të Sazanit.

22:41
Vjen reagimi i parë nga Pallati i Buckingham pas intervistës “bombë” të Princit Harry

Vetëm disa orë pas intervistës së Princit Harry në BBC, Pallati i Buckingham lëshoi ​​një deklaratë duke iu përgjigjur humbjes ligjore të Dukës së Sussex mbi sigurinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar .

22:29
Vrau 6-vjeçarin palestinez dhe plagosi nënën e tij, gjykata në SHBA dënon me 53 vite burg autorin

Një burrë 73-vjeçar në Illinois të SHBA është dënuar me 53 vite burg pasi vrau një djalë 6-vjeçar palestinezo-amerikan dhe plagosi rëndë nënën e tij, në një sulm të motivuar nga urrejtja fetare.

22:27
“Sanksionet shtesë të SHBA-së nuk do ta ndryshojnë politikën tonë”, paralajmëron Irani

Irani paralajmëroi të hënën se sanksionet e vazhdueshme të SHBA-së “nuk do ta ndryshojnë” politikën e tij, pasi Presidenti Donald Trump kërcënoi të vendosë sanksione ndaj të gjithë vendit ose individëve të përfshirë në tregun iranian të naftës.

22:16
Gjashtë ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë kryesisht simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të ushqyerjes së keqe.

22:15
Kili, hiqet alarmi për cunam, pas tërmetit me magnitudë 7.5

Autoritetet kiliane kanë hequr paralajmërimin për cunami dhe urdhrin e evakuimit për brigjet e rajonit Magallanes, në jugun e largët të vendit, pas një tërmeti me magnitudë 7.5 ballë në det, me 17 lëkundje pasuese (shkalla Rihter).

22:07
“Piramida” misterioze e shenjtë e fshehur në thellësitë e Amazonës

Formacioni, emri i të cilit përkthehet si “kodër konike”, ndodhet në një rajon malor në kufirin midis Perusë dhe Brazilit të njohur si Sierra del Divisor.

22:06
“Koka” e Tiranës në një pjatë dhe ëndrra e madhe e një qyteti në lojë, zbulohet premio marramendëse e Pogradecit nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për finalen e madhe ndaj Tiranës, që do të luhet më 4 maj në “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

21:57
“Lufta” SHBA-Rusi në Ditën e Fitores, Moska i përgjigjet Trumpit me… Roosevelt

Moska i dha përgjigjen e vet Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili deklaroi më herët sot se Shtetet e Bashkuara dyshohet se bënë më shumë për të fituar Luftën e Dytë Botërore sesa çdo vend tjetër.

21:55
Video/ Rama dhe Noizy me daulle, “spektakël” në rrugën e sapopërfunduar Maqellarë-Peshkopi

Një “shfaqje” ndryshe kjo e kryeministrit Edi Rama, ku së bashku me këngëtarin e njohur Noizy kanë dhënë “spektakël” në rrugën e sapopërfunduar Maqellarë-Peshkopi.

21:46
Gruaja e Alec Baldwin, Hilaria, zbuloi se kishte menduar të divorcohej prej tij pas lindjes së fëmijës së tyre të dytë

Hilaria Baldwin bëri një rrëfim personal rreth martesës së saj me Alec Baldwin, duke përmendur në librin e saj të titulluar “Manual Not Included” se dikur ata ishin gati të ndaheshin.

21:40
“Jemi të dy çuna problematikë”/ Noizy i kërkon t’i shtrojë rrugën e fshatit të tij, Rama i ve kushtin: Do kalosh me Lamborghini…

Këngëtari i njohur Noizy pati një kërkesë për kryeministrin Edi Rama, për të shtruar një rrugë të fshatit të babait të tij në Dibër.

21:37
‘Arritja ime më e madhe ka qenë dhe do të jetë familja ime’, David Beckham feston 50-vjetorin, emocionon me komentin në Instagram

David Beckham festoi sot më 2 maj ditëlindjen e tij të 50-të, dhe me rastin e kësaj dite të veçantë, ai donte të bënte një bilanc të karrierës së tij deri më tani.

21:27
“Një finaliste më se e merituar…”, Anaid Kaloti: Po të isha Egli, do i jepja lekët Gertës!

I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Anaid Kaloti nëpërmjet një lidhjeje telefonike.

21:27
Charlotte feston 10 vjetorin, Kensington Palace publikon foton e re të princeshës

Princesha Charlotte mbush sot 10 vjeç dhe për të shënuar këtë rast, Pallati Kensington ka publikuar një fotografi të vajzës së William dhe Kate, të publikuar në profilin X të Princit dhe Dukeshës së Uellsit me një mesazh urimi dhe një simbol zemre.

21:21
Intervista ndryshe e Princ Harry-it: Do doja shumë një pajtim me familjen! Jeta është e çmuar

Duka i Sussex i ka thënë BBC-së se “do të donte shumë një pajtim” me Familjen Mbretërore, në një intervistë emocionale në të cilën tha se ishte “i shkatërruar” që humbi një sfidë ligjore mbi sigurinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

21:19
George Clooney dhe Nicole Scherzinger marrin nominimet e tyre të para për çmimin Tony

George Clooney dhe Nicole Scherzinger morën nominimet e tyre të para për çmimin Tony. Aktori fitues i çmimit Oscar u nominua për çmimin Aktor më i Mirë në një Shfaqje për performancën e tij në “Good Night and Good Luck”, një adaptim i filmit të vitit 2005 në të cilin ai gjithashtu luajti dhe ishte regjisor.

21:15
Uashingtoni shpall dy banda haitiane si organizata terroriste

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë përcaktuar dy banda haitiane si “organizata terroriste të huaja”, në një kohë kur organizatat kriminale të vendit po intensifikojnë përpjekjet e tyre për të zgjeruar kontrollin e tyre mbi ishullin.

21:11
Trajneri legjendar i NBA-së lë pankinën pas 29 vitesh, Popovich merr rolin e presidentit

Një epokë e basketbollit amerikan ka marrë fund. Gregg Popovich, trajneri më jetëgjatë dhe më i suksesshëm në historinë e NBA-së, ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit kryesor të San Antonio Spurs, pas plot 29 sezonesh në krye të skuadrës.

21:00
Pas Spanjës dhe Portugalisë, edhe ‘parajsa’ turistike në terr! Balit ‘i ikin’ dritat

Ishulli tropikal i Balit është zhytur në një ndërprerje të energjisë elektrike që ka paralizuar pjesën më të madhe të provincës, vetëm disa ditë pas një ndërprerjeje masive të energjisë elektrike që preku Spanjën dhe Portugalinë.

20:58
“Ditët e tij janë të numëruara”, Berisha: Me Edi Ramën nuk ka integrim, në Valencia ia grisën pasaportën dhe ia hodhën në kosh

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte sot në Kurbin, ku kërkoi mbështetjen për aleancën opozitare në parlamentaret e 11 majit.

20:54
“Futesha në tualet dhe qaja”, Gerta Gixhari rrëfen ‘prapaskenat’ e incidentit me Gjestin: E laga me shampanjë sepse…

Gerta Gixhari ishte këtë pasdite e ftuar në “Ftesë në 5”, në një intervistë ekskluzive pas daljes nga Big Brother.

20:52
Fiks Fare/ Bashkia e Elbasanit bën rrugë në një fshat, firma që fitoi tenderin u merr para banorëve për kanalet e ujërave të zeza!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes se banorët e fshatit Vreshtan në Elbasan kanë paguar privatisht që t’u bëhen kanalet e ujërave të zeza, pavarësisht se rruga po shtrohej nga një firmë që fitoi tenderin.

20:40
Tirana kampione në Volejboll! Vajzat bardheblu triumfojnë në Korçë dhe marrin trofeun pas 12 vitesh

Tirana fiton titullin kampion pas 12 vitesh. Vajzat bardheblu në volejboll për femra falë fitores në Korçë me rezultatin 1-3 sigurojnë titullin e 21 kampion në historinë e klubit kryeqytetas.

20:23
Vodhi televizorë dhe kompjuterë të PD-së, arrestohet 36-vjeçari në Cërrik

Një 36-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi akuzohet se ka grabitur sende elektronike (televizor dhe kompjuter), në subjektin politik të “Partisë Demokratike”.

20:13
“Kisha e vërtetë është ajo e martirëve, jo ajo e…”/ Intervista e papublikuar e Papa Françeskut, çfarë thoshte Ati i Shenjtë në vitin 2021

Një vizion i përulur dhe në shërbim të më të vegjëlve!

20:00
Makina përplas kalimtarët në Stuttgart! Disa të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së enjtes në qendër të qytetit të Stuttgart-it, ku një automjet tip Mercedes G-Klasse ka hyrë në një grup këmbësorësh, duke shkaktuar disa të plagosur.

19:54
Ekspertët analizojnë krizën në Kosovë, opozita akuzon Vetëvendosjen: Kurti po blen kohë

Që nga 15 prilli po tentohet konstituimi u Kuvendit të Kosovës.

19:46
Ekskluzive/ Ushtari i Aldo Bares humb betejën ligjore në Angli. Përdori 2 “non-gratat” e Berishës për marrje azili

Vrasësi i policit Klenti Bano 25 vite më parë në Lushnjë, i cili tentoi të hedhë në erë me eksploziv edhe stadiumin Roza Haxhiu, ka humbur apelin në një tribunal emigracioni, pasi ai aplikoi për të fituar azilin në Britaninë e Madhe.

18:52
“Rama i tmerruar”, Berisha ‘sulmon’ kryesocialistin nga Fushë-Kruja: Ka shpenzuar dy herë më shumë me udhëtime se Donald Trump

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar fushatën e tij në Fushë-Krujë, ku ka bërë prezantimin e kandidatëve të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”.

18:49
“Nuk flet më me mua për shkaqe sigurie”, Princi Harry rrëfen përplasjen me babain e tij

Princi Harry ka deklaruar se nuk flet më me babain e tij, Mbretin Charles, dhe se arsyeja kryesore për këtë është çështja e sigurisë personale.

18:36
Vdekja e Adolf Hitler, zbulimi i bujshëm vjen nga arkivat ruse: Piu helm dhe më pas u qëllua nga…

80 vjet pas rënies së Berlinit, dokumente të sapo zbuluara nga arkivat e FSB-së ruse hedhin dritë mbi një version tronditës të vdekjes së Adolf Hitlerit, që bie ndesh me atë që historia e ka konsideruar zyrtare deri më sot.

18:16
Video/ Publikohen pamjet e ekstradimit të Florenc Çapjas nga Dubai deri në Rinas, RENEA e armatosur ‘blindon’ aeroportin

Policia e Shtetit ka publikuar pamje të reja nga ekstradimi i të shumëkërkuarit Florenc Çapja nga Dubai në Rinas, me forca të larta sigurie.

17:57
Zbulim “bombë” nga vajza e Bill Gates, nga çfarë vuan themeluesi i Microsoft?

Phoebe Gates, vajza 22-vjeçare e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, zbulon pa dashje një detaj personal dhe mjekësor për të atin.

17:54
Objektiv kualifikimi në Botërorin 2026, ish-trajneri i Realit merr drejtimin e Katarit

Julen Lopetegui është emëruar trajner i ri i kombëtares së Katarit, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare, konfirmoi të enjten Federata e Futbollit të Katarit.

17:45
Lizzo pozon me rroba banje në Instagram pas humbjes së madhe në peshë

Ndërsa temperatura rritet, gjithnjë e më shumë njerëz po futen në ritmet e verës dhe Lizzo është njëra prej tyre. Këngëtarja e famshme u fotografua me bikini dhe ndau pamjet me fansat e saj.

17:35
Nën masa të forta sigurie, mbërrin në Rinas Florenc Çapja, i ekstraduar nga Dubai

Florenc Çapja, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, ka mbërritur sot në aeroportin e Rinasit nën masa të rrepta sigurie.

17:33
Mbërrin në portin e Shëngjinit anija “Guardia Costiera”, disa emigrantë nisen drejt kampit të Gjadrit

Ka mbërritur në portin e Shëngjinit anija “Guardia Costiera”, që transporton një grup të ri emigrantësh.

17:32
“Dibra si Zvicra e Shqipërisë”/ Rama thirrje emigrantëve: Kthehuni investoni se do vijë dita që do shkojë kafja…

Kryeministri Edi Rama e mbylli me një thirrje për emigrantët dhe për banorët që të investojnë në Dibër.

17:30
Zyrtare/ Futbollisti anglez e mbyll me Bayernin, klubi gjerman konfirmon: Largohet në fund të sezonit

Mbrojtësi anglez Eric Dier do të largohet nga Bayern Munich në përfundim të këtij sezoni.

17:27
Nëna shet vajzën 6-vjeçare për 968 euro në një rast trafikimi seksual që tronditi Afrikën e Jugut

Gjykata e Afrikës së Jugut shpalli sot fajtorë një nënë dhe dy bashkëpunëtorë të saj të cilët rrëmbyen dhe trafikuan vajzën e saj 6-vjeçare, në një rast që ka tronditur vendin dhe ka tërhequr vëmendjen që kur fëmija u zhduk vitin e kaluar.

17:22
Kërkesa e Trump/ Mark Rutte me plan të ri për NATO-n, më shumë para për mbrojtjen dhe sigurinë

Shefi i ardhshëm i NATO-s, Mark Rutte, u ka propozuar vendeve anëtare të Aleancës një plan të ri për të rritur shpenzimet për mbrojtjen dhe sigurinë, në përpjekje për të adresuar presionin e ushtruar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka kërkuar që anëtarët të shpenzojnë deri në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

17:22
Me vizë turistike lindin fëmijët në SHBA dhe u japin nënshtetësi, Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron çiftet: E papranueshme!

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka reaguar në një postim në rrjetet sociale në lidhje me prindërit që përdorin vizë turistike amerikane me qëllimin parësor për të lindur në Shtetet e Bashkuara që të sigurojnë nënshtetësinë për fëmijën.

17:14
Zgjidhet Drejtoresha e re e Përgjithshme e Policisë Bashkiake, kush është Elona Lalaj

Sot, në ambientet e Policisë Bashkiake të Tiranës, Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, prezantoi Drejtoreshën e re të Përgjithshme të Policisë Bashkiake, Elona Lalaj.

17:07
Darka sekrete dhe lojëra diplomatike për zgjedhjen e Papës! Dyshime ndaj Macronit dhe ‘qëllimeve’ të tij

Në hijen e Konklavit të ardhshëm që do të fillojë më 7 maj, një raport nga gazeta franceze Le Monde hedh dritë mbi një “thriller” politiko-kishtar që po zhvillohet në Romë.

17:02
“Bufi thotë 7 herë 7 janë 6 milionë euro”/ Rama ironizon Berishën: Asaj dardhe do i dalë një bisht shumë i gjatë mbrapa

Gjatë takimit elektoral me qytetarët në Burrel, kryesocialisti Edi Rama ironizoi kreun e PD Sali Berishën për kontratën e lobimit prej 6 mln eurosh.

16:57
Bregdeti shqiptar në rrezik, prestigjiozja italiane ngre alarmin: Si kombinimi i ngrohjes globale dhe urbanizimit po shkatërron natyrën

Bregdeti shqiptar po përjeton një krizë mjedisore të rëndë që kërcënon natyrën dhe ekonominë e vendit.

16:52
Kanye West padit dentistin e Beverly Hills? E bëri të varur nga…

Reperi i njohur amerikan, Kanye West, ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj dentistit të tij të mëparshëm, Dr. Thomas Connelly, duke e akuzuar për neglizhencë mjekësore dhe për shkaktimin e një varësie serioze ndaj oksidit të azotit, i njohur ndryshe si “gazi për të qeshur”.

16:44
Tronditëse në Itali! Burri plagos rëndë me thikë gruan dhe më pas vdes në një aksident

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e 2 majit qytetin San Secondo Parmense në Itali, ku një grua u godit me thikë nga bashkëshorti i saj brenda banesës së tyre.

16:35
Qeveria e Kosovës për lirinë e shtypit: Ka rënie të standardit të mediave

Qeveria në detyrë e ka hedhur poshtë raportin vjetor për lirinë e shtypit në Kosovë të organizatës Reporterët pa Kufij, duke thënë të premten se në Kosovë nuk ka mungesë të lirisë së shtypit, por rënie të standardit të mediave.

16:10
Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.4 godet Argjentinën, paralajmërim për cunam

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter, goditi zonën detare rreth 219 kilometra në jug të Ushuaias, në Tierra del Fuego, në Argjentinën jugore, raporton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

16:04
“Paraja nuk e blen moralin”! Alibeaj komenton kontratën 6 milionë dollarëshe të PD-së për lobim

Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj të cilët kanë bashkuar forcat duke dalë bashkë në zgjedhje presin që elektorati i djathtë më 11 maj të bëjë diferencën dhe të mos çojë vota ne hambarin e Sali Berishës.

15:37
Princ Harry humb gjyqin për sigurinë personale, policia nuk është e detyruar t’i mundësojë truproja në Mbretërinë e Bashkuar dukës së Sussex

Duka i Sussex, princi Harry ka humbur fazën e fundit të betejës së tij gjyqësore që siguria e tij personale të mundësohet nga policia.

15:37
70 padi për zgjedhjet në SPAK! Albana Vokshi dorëzon në Prokurorinë e Posaçme materialet me fakte kundër ministrave socialistë

Teksa kemi hyrë në ditët e fundit të fushatës elektorale, e cila nuk ka shënuar incidente serioze tensioni mes forcave politike, ndihet që gjithnjë e më shumë po hedhin akuza të ndërsjellta për krim zgjedhor. 

15:25
Rama ndan fotot nga takimi me Mbretin e Jordanisë: Monark i respektuar botërisht dhe mik i çmuar posaçërisht

Kreu i qeverisë Edi Rama priti sot në ambientet e Kryeministrisë, Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein.

15:21
FOTO/ Vetëm disa ditë para fillimit të konklavës, zjarrfikësit instalojnë oxhakun nga ku do dalë tymi pas votimeve për pasardhësin e Papa Françekut

Këtë mëngjes, zjarrfikësit italianë instaluan oxhakun nga i cili do të dalë tymi, pas votave të kardinalëve për zgjedhjen e pasardhësit të Papa Françeskut, në Kapelën Sistine.

14:52
Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Komunës së Parisit

Një apartament u përfshi nga flakët këtë pasdite në kryeqytet.

14:46
Transferim të paligjshëm të të dhënave në Kinë, BE gjobit me 530 mln euro TikTok

ByteDance Ltd., kompania mëmë e TikTok, është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 530 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, për transferim të paligjshëm të të dhënave të përdoruesve në Kinë.

14:46
Ushtria amerikane po planifikon paradë për ditëlindjen e Trump, mbi 6600 ushtarë do mbushin rrugët e kryeqytetit amerikan

Ushtria amerikane po përgatitet për një paradë të madhe ushtarake në Uashington, D.C., më 14 qershor, 250 vjetori i krijimit të ushtrisë amerikane, njëkohësisht ditëlindja e presidentit amerikan, Donald Trump, sipas The Associated Press.

14:41
Keqtrajtoi vajzën e partnerit në një market, nis hetimi ndaj blogeres Genta Gjalpi

Blogerja Genta Gjalpi është vënë nën hetim për keqtrajtimin e bërë ndaj vajzës së partnerit, ngjarje e ndodhur në një market në Tiranë.

14:28
Nis në 9 maj Giro d’Italia! Tre etapat e para zhvillohen në Durrës, Tiranë dhe Vlorë

“Giro d’Italia 2025” do të nisë më 9 Maj në Shqipëri, ku do të zhvillohen tre etapat e para, dhe do të përfshijë 21 etapa duke përfunduar më 25 Maj në Romë.

14:26
Lufta Ukrainë-Rusi/ SHBA tërhiqet nga negociatat për armëpushim: Nuk do të veprojmë si ndërmjetës!

Shtetet e Bashkuara nuk do të veprojnë më si ndërmjetësuesi kryesor në negociatat e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, deklaroi sot Departamenti amerikan i Shtetit, duke shënuar një ndryshim në rolin e Uashingtonit.

14:24
Trump vijon luftën me universitetet, presidenti: Do iu heqim statusin e përjashtimit nga taksat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump njoftoi qëllimin e tij për t’i hequr Universitetit të Harvardit statusin e përjashtimit nga taksat në një postim të ashpër në truth Social.

14:12
Mbreti i Jordanisë në Shqipëri! Takim me Presidentin Begaj: Do të rriten shkëmbimet tregtare mes dy vendeve

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, vizitoi sot vendin tonë, pas ftesës së Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

14:12
Fund i luftës me Rusinë përmes lënies së territorit? Ukrainasit e refuzojnë: Nuk ka garanci që sjell paqen

Vitali Klitschko, ish-boksieri i peshave të rënda dhe tani kryetar i bashkisë së Kievit, hyri muajin e kaluar në një territor të rrezikshëm politik: ai sugjeroi me kujdes në një intervistë se Ukraina mund të ketë nevojë të heqë dorë nga një pjesë e territorit për të përfunduar luftën me Rusinë.

14:05
Analizë/ Eduard Zaloshnja: Greqia, gangrena e zarfeve të KQz-së

Nga Eduard Zaloshnja

13:57
Vazhdon procesi i votimit për diasporën! Kompania postare për TCH: Deri sot kemi dorëzuar 55.528 zarfe në Greqi. Problem mbetet…

Pas një komunikimi të Top Channel me kompaninë postare, kjo e fundit bëri publike shifrat e dorëzimit të zarfeve me fletët e votimit në Greqi.

13:57
Ish-gruaja i plagosi bashkëjetuesen/ Burri rrëfen detajet për “Shqipëria Live”: U ndava me të se më tradhtonte, s’i jepte djalit autik ilaçet

Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Kamçisht në Berat, ku një 42-vjeçare goditi me thikë bashkëjetuesen e ish bashkëshortit pasi pretendonte se i dhunonte djali me spektrin autik.

13:56
U shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen rëndë dy shqiptarë në Britani

Dy të rinj shqiptarë pësuan një aksident në banesën e tyre, pas shpërthimit të një bombole gazi.

13:31
VIDEO/ E paprecedentë! Agravon situata, konkurrentet e “Për’puthen” përleshen në studio

Dy konkurrente të emisionit “Për’puthen” janë përfshirë në një konflikt fizik mes tyre në studio.

13:30
Krimi i rëndë në Shkodër! Bashkëshorti vrau me thikë gruan, publikohet fotoja e çiftit amerikan

Shkodra u trondit këtë të premte, pas një krimi në një familje turistësh amerikanë.

13:20
Dyshohet se konsumoi alkool gjatë gjithë natës, momenti kur autori niset me ambulancë, i mbuluar në gjak dhe gjysmë i zhveshur

Turisti amerikan i cili qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten dyshohet se kishte konsumuar alkool gjatë gjithë natës.

13:15
“Vetëm 9 ditë për takimin me historinë më 11 maj”, Rama: Të bashkuar për Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të bashkuar edhe 7 ditë të tjera për të dërguar Shqipërinë në BE përmes Partisë Socialiste.

13:07
Angli/ Shkodrani i dënuar në Itali me 13 akuza, justifikim gjenial për të bllokuar ekstradimin

Një grabitës i armatosur shqiptar, i cili ishte arratisur në Mbretërinë e Bashkuar shkruan gazeta britanike The Times të cilës i referohet Top Channel, pasi një gjykatë italiane e kishte dënuar me më shumë se dhjetë vjet burg, po lufton kundër ekstradimit duke argumentuar se burgjet italiane janë të mbipopulluara.

12:54
Anija e aktivistëve sulmohet me dronë pranë brigjeve të Maltës, po lundronin drejt Gazës për të dërguar ndihma

Aktivistët që po planifikonin të lundronin me një anije ndihmash në Gaza thonë se ajo u godit nga dronë në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Maltës dhe mendohet sa ata akuzojnë Izraelin për sulmin.