09:40
SPAK mbyll hetimin për 23 të pandehurit për grup të strukturuar kriminal, 12 prej tyre gra. Dosja i kalon GJKKO
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për 23 shetas të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, ndaj: Arian Popa, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, Liljana Çopani, Vajdije Allamani, Pjetër Gjoni, Roland Gjoni, Fabion Gjoni, Danjela Hasani, Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti, Franga Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorentina Hoxha dhe Blerina Meta.