Thellohet bilanci i viktimave në Durrës, dy fëmijë të vdekur, një tjetër në gjendje të rëndë Disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj efektivëve të policisë në Shkodër.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 10:00, në vendin e quajtur “Bjeshka e Parus”, kwta persona kanë qëlluar në ajër, me armë zjarri, kur kanë parë efektivët e policisë të cilët po kryenin kontroll të territorit në njësinë administrative Shkrel, për kultivimin e bimëve narkotike.
Menjëherë në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, po në ndihmë të Policisë vendore, u dërguan Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër dhe grupe speciale të RENEA-s me helikopter.
Top Channel