19:06
Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryeparlamentarja vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut
Këngët e vallet e arbëreshëve të Italisë, gjuha e tyre e ruajtur me fanatizëm për 600 vjet, kostumet e mrekullueshme, traditat, kultura e pasur shpirtërore, të gjitha këto u shpalosën bukur gjatë vizitës së Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në Horën e Arbëreshëve, vendbanimit më të madh arbëresh në Siçili.