E diel, 25 Gusht 2019
18:45
Ketri i epokës së akullnajave/ Scrati ka jetuar vërtetë 230 milionë vite më parë

Scrat, ketri që kërkon marrëzisht lëndën e tij të shumëadhuruar në filmin aq të dashur vizatimor, `Epoka e akullnajave“, paska një paraardhës të lashtë në jetën reale. Scrat qenka i vërtetë dhe ka jetuar përpara rreth 230 milionë vjetësh.

18:20
Forcat zjarrfikëse të Tiranës shpëtojnë macen që kishte mbetur në majë të selvisë

Krahas përballjes me zjarret e rastet e shpëtimit të jetëve njerëzore e pronës, shërbimi zjarrfikës i Bashkisë së Tiranës i duhet të ndihmojë edhe kafshët në vështirësi.

18:09
Brexit/ Ja plani sekret i Boris Johnson

Plani sekret i Boris Johnsonit për brexitin sipas disa mediave britanike është ta mbylle parlamentin për 5 javë. Kryeministri i Britanisë kërkon t’ua ndalojë me çdo kusht ligjvënësve shtyrjen e shkëputjes nga BE-ja, e parashikuar të ndodhë në 31 tetor.

17:50
Automjeti del nga rruga, vdes 33 vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në Mat.

17:32
Promovimi i turizmit të gjelbër, francezi krijon “ishullin lëvizës”

Një ishull lundrues për të promovuar “turizmin e gjelbër” në Bregun e Fildishtë gjendet në një mini resort të veçantë në breg të detit. Aty mund të marrësh pije freskuese, mund të bësh një kredhje në pishinë, ndërsa në mbrëmje shijon karaoken.

16:44
SHBA-Iranit: Guxoni e prekni qytetarët amerikane

Shtetet e Bashkuara e paralajmëruan Teheranin se po e marrin seriozisht çdo kërcënim të tij dhe do ta konsiderojnë përgjegjës nëse kompromenton sigurinë e çdo shtetasi amerikan.

16:27
Pas Balit, Demi “ngre” temperaturat në Nju Jork (FOTO)

Demi Rose nuk di të ndalet.

16:27
“Vuelta de Espana”/ Nis me garën kronometër ekipor

Këtë të shtunë startoi ngjarja e tretë më e rëndësishme çiklistike, Xhiro e Spanjës që është në edicionin e 74 të saj. Gjithçka nisi me etapën kronometër ekipor ku u shfaqën më mirë iklistët e skuadrës Astana. ishte një etapë që kaloi në zonë me panoramë fantastike pikërisht në Torrevieja, një qytet që është në juglindje të Spanjës.

16:07
Aksioni i Policië së Sarandës/ Arrestohen 7 persona për vepra penale të ndryshme

Një aksion i Policië së Sarandës ka vënë në pranga 7 persona për vepra penale të ndryshme.

15:52
Veliera muze në portin e Durrësit/ “Fateh Al Khair 4” e hapur për turistët dhe vizitorët

Atmosferë festive dhe argëtim për qytetarët dhe turistët e shumtë që ndodhen në Durrës këtë sezon solli mbërritja e anijes me vela ”Fateh Al Khair 4” në portin më të madh të vendit.

15:21
Nga lufta në shkollë/ Kosovë, këtë vit rregjistrohen në mësim edhe të kthyerit nga Siria

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në muajin shtator, kur bankave shkollore do t’u bashkohen edhe fëmijët e riatdhesuar nga Siria në Kosovë.

15:15
Prostitucion në burgje, zbulohet skema e futjes së “bashkëjetueseve”

Zbulohet një skemë e përhapur prostitucioni ndër vite, nga bosët e krimit në burgjet shqiptare. Duke shfrytëzuar një të drejtë që ia njeh ligji atë të një takimi special 5 orës njëherë në muaj me bashkëshortet, partneret ose bashkëjetueset, të burgorit VIP kanë mundur të përfitojnë shërbimet e prostitutave në burgjet shqiptare.

14:49
Rrufeja plagos 6 persona në një fushë golfi

Për pak sa nuk ndodhi tragjedia në turneun e tenisit qe po mbahet në Atalanta të Shteteve të Bashkuara.

14:28
As Parisi as Amsterdami, dy qytetet më të preferuara të turistëve janë Tirana dhe Lviv

Gazeta britanike “Standard” ka publikuar një artikull mbi qytetet më të lira për të pushuar në Europë, mes të cilave renditet edhe Tirana.

Bazuar në të dhënat e raportit të “Post Office Travel Money” dhe “Airbnb”, artikulli identifikon 10 qytete europiane, që sipas tyre, po shënojnë rritje të shpejtë të kërkesës nga turistët për akomodim.

Raporti përfshin të dhënat për 12 muajt e fundit, dhe rendit në krye të listës qytetin Lviv në Ukrainë. Tirana pason vendin e dytë në këtë renditje, si një nga qytetet më të mira dhe më të lira për të pushuar në Europë.

Lista vijon me Katovicën në Poloni, Kosice në Sllokavi, Kaunas në Lituani, Antalja në Turqi, dhe Bari në Itali.

Ndërsa, tre vendet e tjera që përmbyllin listën, janë: Moska në Rusi, Lisbona në Portugali dhe Alkmaar në Holandë.

Sipas të dhënave të këtij raporti, Tirana është një destinacion i preferuar për turistët, pasi një fundjavë për dy persona në kryeqytetin shqiptar llogaritet të kushtojë në rreth 153.43 paund.

14:17
Qëlloi me automatik në ajër, kapet në flagrancë i riu shkodran

Telefonata në 112 nga banorët dhe reagimi në kohë i policisë vuri në pranga 24-vjeçarin për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike, duke krijuar panik tek banorët dhe pushuesit. Në pranga ka rënë shtetasi K. H. 24 vjeç, banues në fshatin Theth, Shkodër.

13:30
Samiti i G7-ës, Trump në Twitter: S`ka tensione, fake news!!!

“Diskutimet po ecin mjaft mirë, liderët po merren vesh me njeri-tjetrin dhe vendi ynë, ekonomikisht, po ia del mbanë për mrekulli”. Ky ishte komenti që bëri përmes një mesazhi në Twitter presidenti amerikan Donald Trump gjatë punimeve të samitit të G7-ës, që ka mbledhur krerët e vendeve më të industrializuara e të fuqishme të botës në Biarritz, të Francës.

12:56
Meghan, shpenzime marramendëse për ditëlindje!

Kate dhe William morën një fluturim low cost dy ditë më parë për të takuar Mbretëreshën, por në familjen mbretërore britanike shpenzimet nuk janë aspak modeste. 6 ditë kremtime me një kosto të konsiderueshme u mbajtën pËr 38 vjetorin e dukeshës se Sussex-it, Meghan Markle.

12:34
Të famshmit që iu pëlqejnë video-lojërat

Video-lojërat janë një formë popullore e argëtimit për njerëz të panumërt në të gjithë globin dhe të famshmit nuk bëjnë përjashtim. bota e lojërave është rritur në mënyrë eksponenciale. Sot, është një industri shumë milionëshe.

12:21
80 vjet nga pakti famëkeq mes diktatorëve Hitler- Stalin

Adolf Hitler dhe Josef Stalin e konsideronin njeri-tjetrin si kryearmik. E megjithatё tё dy diktatorёt mё 1939 ranё dakord pёr njё pakt mossulmimi dhe e ndanё Europёn Lindore mes tyre. Pasojat ndihen edhe sot. Ishte njё kalkulim cinik. E kjo llogari nё fillim ia vlejti pёr tё dyja palёt. Pёr planin e tij pёr tё sulmuar Poloninё, Hitleri siguroi neutralitetin e Bashkimit Sovjetik.

12:14
Historia e Bari Dervishllarit/Nga emigrant në ‘tryezën’ e letërsisë

Me mëndje nga Shqipëria, Bari Dervishllari u largua në moshë të re për një jetë më të mirë drejt Italisë.

12:08
Në Finiq, zbulime të reja. Arkeologët gjejnë një mur të ri rrethues

Ekspedita e fundit arkeologjike gjatë qershorit zbuloi një mur rrethues dhe gjurmë të jetës që shkojnë shumë më larg në kohë se ajo që mendohej më parë. Arkeologu Genci Kaçi pjesë e ekipit të arkeologëve që morën pjesë në gërmime, i përshkruan gjetjet si shumë të rëndësishme për të rishkruar historinë e qytetit antik.

12:04
Drama e Amazonës/Nga janari u ulën gjobat mjedisore, u shtuan zjarret!

Numri rekrod i zjarreve ne pyllin e Amazonës ka koinciduar me një rënie drastike të nivelit të gjobave, të vendosura për shkelje mjedisore. Të dhënat zyrtare të agjencisë braziliane të mjedisit tregojnë se nga janari deri në 23 gusht janë vënë një e treta e gjobave të regjistruara për të njëjtën periudhë vitin që shkoi.

11:30
Liqeni që fsheh një sekret të errët

Ky liqen Himalajan fsheh një sekret mjaft të errët. Zbulimi i frikshëm u bë në vitet 1940, por misteri u zgjidh në shekullin 21. Shfletoni nëpër këtë galeri dhe nxirrni përfundimet tuaja.

11:03
I vënë zjarrin arës, digjet rrjeti elektrik i fshati Shënpjetër të Fierit

Disa banorë të zonës donin të digjnin mbetjet nga arat e korrura nga gruri duke i vënë flaken. Zjarri ka dale jashtë kontrollit, duke djegur gjithë rrjetin elektrik të fshatit Shënpjetër të Fierit.

10:53
Gruaja indigjene shpërthen në lot teksa Amazona digjet

Një grua indigjene Pataxó qan, ndërsa Amazon vazhdon të digjet pas saj, duke shkrumbuar zonën pyjore më të madhe në tokë.

10:43
Basha: Agim Kajmaku ka dosje penale në Greqi. Mbrohet nga Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Facebook ka vijuar me akuzat ndaj kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Sipas shefit të selisë blu, Kajmaku ka probleme me drejtësinë greke, por mbrohet nga Edi Rama.

10:27
SHBA, 7 persona plagosen me armë në një ditëlindje

Një shef i policisë në Maryland thotë se shtatë të rritur u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në festën e ditëlindjes së një fëmije.

10:06
75-vjetori i çlirimit të atdheut, Bashkia e Tiranës rehabiliton varrezat e dëshmorëve

Pavarësisht ditëve të nxehta të verës, në vigjilje të 75 Vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kanë nisur ndërhyrjet në të gjitha objektet që nderojnë rolin dhe luftën e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

09:48
Defekti teknik solli shpërthimin e karburantit. Janë lënduar 7 persona

Policia e Shtetit ka dhënë informacione zyrtare rreth shpërthimit të karburantit në aksin rrugor Lezhë-Milot. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:10, ku karburanti u përfshi nga flakët për shkak se një bombol gazi që shërbente për furnizimin  me gaz të automjeteve, ka shpërthyer.

09:40
AFP shkrim për Kosovën: Peja, qyteti që prodhon kampionët botërorë të xhudos

AFP ka shkruar një artikull për kampionen e talentuar të xhudos, Majlinda Kelmendit. Në shkrim flitet për ëndrrën e thyer në mes nga lufta e Kosovës me Serbinë, të trajnerit të Kelmendit, Driton Kuka. Gjithashtu AFP ka bërë një përshkrim të qytetit që prodhon vetëm kampionë në sportin e xhudos dhe kushtet e vështira me të cilët ata janë stërvitur për vite me radhë.

09:01
Brazili dërgon trupa dhe avionë ushtarakë për të luftuar zjarret në Amazon

Ushtria braziliane po vendos trupa në Amazon për të luftuar zjarret masive që kanë përfshirë rajonin dhe kanë shkaktuar një zhurmë ndërkombëtare.

08:50
Shënohet viktima e parë nga cigarja elektrike

Departamenti i Shëndetit Publik në Illinois thotë se një person vdiq pasi u shtrua në spital me ‘sëmundje të rëndë të frymëmarrjes’. Autoritetet nuk dhanë asnjë informacion tjetër në lidhje me pacientin, përfshirë një emër ose ku jetonte personi.

08:30
Pensionisti gjen unazën e rrallë mesjetare. Përmban një mesazh të fshehtë

Një zbulues metalesh gjeti një unazë të rrallë ari dhe e mbajti në garazhin e tij për 40 vjet deri sa zbuloi se ajo ishte një thesar mesjetar me vlerë deri në 10,000 paund.

E shtunë, 24 Gusht 2019
22:51
Shteti evropian që zotëron mbi 221 mijë ishuj

Ndonëse nuk ka një numër të saktë të ishujve në të gjithë botën, shtetet bëjnë llogaritë se sa të tillë kanë brenda territorit të tyre. Numri i saktë i ishujve në botë është i vështirë të përcaktohet edhe për shkak të kritereve që duhet të vendosen se cili mund të konsiderohet ishull dhe cili jo.

22:33
Video/ 6 të plagosur nga shpërthimi në karburantin pranë kryqëzimit të Shënkollit

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi në një karburant në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, në Lezhë. Burime për Top Channel bëjnë me dije se pesë persona po marrin mjekim në urgjencën e Lezhës, ndërsa një person që ndodhet në gjendje kritike për jetën është nisur drejt Tiranës.

21:59
Shtëpia 15 mln dollarëshe që do të blejë Obama, të lë pa fjalë

Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle duan të blejnë një pronë buzë detit në shtetin e Masaçusets, e cila i përket pronarit të Boston Celtic, Wyc Grousbeck.

21:45
Fotot/ Mermer i bardhë nga Greqia dhe kristale ‘Swarovski’, përurohet ‘krenaria e myslimanëve’

Lideri i çeçenëve në Rusi, Ramzan Kadyrov ka përuruar atë që që konsiderohet të jetë sipas autoriteteve atje, xhamia më e madhe në Europë.

21:28
Liverpool leksion Arsenalit; Juve dhe Bayern 3 pikë; Ngec Reali

Liverpool i jep leksion futbolli Arsenalit në ndeshjen e javës së katërt të Premier League, kampionat që është ekskluzivitet i Supersport në Digitalb, ashtu sikurse edhe kampionatet e tjerë të rëndësishëm në Evropë.

21:16
Superliga/ Fitojnë Skënderbeu, Tirana dhe Teuta

Skënderbeu e nisi me një fitore të vështirë sezonin e ri futbollistik. Në Korçë skuadra e drejtuar nga Ilir Daja iu imponua vetëm në çastet e fundit Flamurtarit të Vlorës teksa e mundi me rezultatin 1-0. Ai që ngrit peshë tifozët korçarë ishte pikërisht Gripshi me golin e shënuar në minutën e 95 të ndeshjes, kur të gjithë po mendonin se sfida po shkonte drejt barazimit 0-0.

20:42
Rama për pushime në Greqi, destinacioni zbulohet nga gazetarët grekë

Pasditen e së enjtes kryeministri Edi Rama e ka kaluar në Trikala të Greqisë. Prania e kryeministrit shqiptar në qytetin grek ka rënë në sytë e gazetarëve vendas. Është media lokale ‘trikalavoice.gr’ që raporton për vizitën e Ramës.

20:30
Hipokrati – sezoni i ri

Pas një sezoni të suksesshëm televiziv dhe mjaft të dobishëm për publikun e gjerë, emisioni “Hipokrati” rikthehet në 21 Shtator në Top Channel me një imazh krejt të ri. Programi i kushtuar tërësisht shëndetit, mënyrës së jetesës dhe risive të mjekësisë moderne, rivjen në këtë sezon të ri televiziv me rubrika të reja, ku në fokus do te jenë pacientët dhe gjithë problematikat e sistemit shëndetësor me të cilat ata përballen, si dhe sfidat apo zhvillimi i mjekësisë shqiptare në veçanti dhe ajo globale në tërësi.

20:24
Turisti çek rrëzohet në malet e Librazhdit, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Rreth orës 19:00, një grup turistësh çekë, po përshkonin me motorr rrugën malore mbi fshatin Rinas të Librazhdit, që lidhet me Shëngjergjin. Njëri prej tyre shtetasi R.K, 53 vjeç, ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në përroin e Cirovës.

20:02
Avionët e British Airways në tokë, pilotët pesë ditë në grevë për pagat

Një grevë e paralajmëruar e British Airways muajin e ardhshëm do të shkaktojë të paktën pesë ditë radhazi anulime fluturimesh.

19:55
Suela Kacerja: Ëndrra ime dhe e bashkëshortit italian, të rikthehemi pas disa vitesh në Shqipëri

Suela Kacerja jeton prej vitit 2008 në Norvegji, ku edhe ka kryer studimet.

19:55
Ekspozita e Disney, e gjithë vëmendja të Frozën 2 dhe Disney+

Mijëra fansa të Disney-t janë mbledhur në Kaliforni, për “D23 Expo” që do të zgjasë tre ditë. Këtë vit, e gjithë vëmendja është drejtuar tek filmi i paralajmëruar Frozen 2 dhe platforma e re video e Disneyt, “Disney+” që do të lancohet në nëntor.

19:52
13 vjeç në kurthin e drogës/ Prishtinë, minoreni merrte 5 gram heroinë në ditë

Ishte vetëm 13 vjeç kur provoi për herë të parë drogën e llojit heroinë.

19:39
Viktima nga cigaret elektrike/ I shkaktoi një sëmundje të rëndë në mushkëri

Një pacient ka humbur jetën pasi u prek nga një sëmundje e rëndë në sistemin e frymëmarrjes si pasojë e përdorimit të cigares elektronike, e para vdekje e tillë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

19:35
Pulëbardhat bezdisëse, thirren në ndihmë fajkojtë

Prej vitesh, turistët që shijojnë panoramën piktoreske në Ocean City, në New Jersey, përballen me disa vizitorë jo shumë të mirëpritur; pulëbardhat që shpesh u grabisin edhe drekën.

19:31
Më të fortët diskutojnë krizat, samiti i G7 në Francë nis me Amazonën

Biarritzi, një destinacion i njohur pushimesh në Francë, ka ditë që përgatitet për samitin e 7 vendeve më të industrializuara që nisi sot dhe përfundon të dielën.

18:55
LDK kërkon kryeministrin, kushti për koalicionet parazgjedhore

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta kushtëzojë koalicionin parazgjedhor me postin e kryeministrit, pavarësisht se më kënd hyn në zgjedhje. Kështu ka vendosur Kryesia e cila të hënën përmes Këshillit të Përgjithshëm pritet ta përzgjedh edhe kandidatin për kryeministër.

18:31
Skuadra kundër Paul Pogba-s, gaboi penalltinë

Paul Pogba nuk do ta harrojë lehtë momentin e humbjes së 11 metërshit në ndeshjen e së hënës mes Manchester United dhe Wolverhamptonit e përfunduar me barazimin 1-1.

18:14
Sërish sulm me armë në Missouri, shteti amerikan ku çdo muaj vriten dy fëmijë

Një vajzë 8 vjeçe është vrarë dhe tre persona të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në St. Louis, Missouri. Ngjarja ndodhi pak metra larg vendit ku po zhvillohej një ndeshje futbolli në shkollën e mesme Soldan.

17:55
Luks dhe komoditet, hapet plotësisht hoteli i Juventusit

Ashtu siç ishte lajmëruar më herët, mbrëmjen e djeshme u bë edhe hapja e plotë për publikun, e hotelit “J-Hotel”, që është në pronësi të kampionëve në fuqi të Italisë, Juventusit.

17:46
Në pranga sapo doli nga Ambasada e SHBA, jepet masa e sigurisë për 41 vjeçarin

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Agron Selmanin, 41 vjeç, i cili u arrestua pak ditë më parë sapo doli nga ambientet e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Ai akuzohet për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve shkollore”.

17:15
Gara e çmendur “Air Guitar”/ Betejë në skenë, por pa kitarë

20 aspirantë nga e gjithë bota, të zbukuruar, me makeup dhe me kostume të guximshme, po përballen në një betejë epike, me kitarë në skenë, por pa një instrument në dorë…

17:02
Krim në hapësirë, NASA fillon hetimet

NASA raportohet se po heton pretendimet se një astronaute ka prekur llogarinë bankare të ish-bashkëshortes së saj nga stacioni ndërkombëtar hapësinor, në atë që mund të jetë edhe akuza e parë për një krim të kryer në hapësirë.

16:57
Rekord dëbimesh nga Gjermania në pesë vitet e fundit

Në pesë vitet e fundit janë dëbuar gjithnjë e më shumë të huaj nga Gjermania. Në vitin 2018, ishin rreth 7500 vetë – shifër dyfish më e madhe se në vitin 2014.

16:49
PD tregon një datë dhe pyet Ramën e Ballukun: Çfarë lidhje ka 14 Janar 2003 me kandidatin e tyre në Vorë?

Partia Demokratike po ndjek për Agim Kajmakun, kryebashkiak i Vorës, të njëjtën strategji denoncimi si me Valdrin Pjetrin, ish-kandidati i Shkodrës që u tërhoq nga marrja e detyrës si kryebashkiak. Pasi kanë denoncuar publikisht Kajmakun se është subjekt i ligjit të dekriminalizimit, demokratët kanë përmendur sot një datë, 14 Janar 2003, që, sipas tyre, lidhet me kryebashkiakun e Vorës dhe të kaluarën e tij në Greqi.

16:44
Ekonomia gjermane pritet të kalojë në recesion

Qeveria gjermane pret që ekonomia më e madhe e Evropës të kalojë në recesion në tremujorin e tretë, raportoi të premten revista Der Spiegel.

16:36
Hapet në Kaliforni muzeu dedikuar kanabisit

Një muze dedikuar kanabisit, është hapur në Kaliforni. Muzeu është financuar nga një uebsajt i fokusuar tek përdoruesit e kanabisit, dhe i ka hapur dyert për vizitorët, në Los Angeles, që në fillim të gushtit.

16:30
Fushë Mamurras/ Makina del nga rruga, dy persona të plagosur

Një tjetër aksident është regjistruar këtë të shtunë në rrugët e vendit. Një automjet ka dalë nga rruga në Fushë-Mamurras dhe për pasojë dy personat që ndodheshin brenda kanë mbetur të plagosur.

16:15
Anija hapësinore ruse dështon “ankorimin” në ISS

Një anije hapësinore e telekomanduar, që mbante edhe të parin robot humanoid rus që do të dërgohej në orbitë, dështoi të lidhej me stacionin hapësinor ndërkombëtar të shtunën, duke shënuar një tjetër kthim prapa për Moskën.

15:44
Nuk ikën vapa me gushtin, 10 ditët e para të shtatorit do jenë shumë të nxehta

Një shprehje thotë “Gusht e gunë”, por këtë herë nuk është rasti. Muaji gusht do të vazhdojë të jetë përvëlim. Vala e të nxehtit ka përfshirë një pjesë të mirë të Ballkanit. Fundjava parashikohet e nxehtë dhe e lagësht.

15:39
Aksident në Laç/ Përplasen 2 makina, plagosen burrë e grua

Një aksident ka ndodhur te kryqëzimi i Patokut, në aksin rrugor Lezhë- Laç.

15:19
Festa e Teto Ollgës, promovimi i turizmit në fshatin Tushemisht

Tushemishti, fshati turistik buzë liqenit të Ohrit, i cili ka jetësuar aktoren Violeta Manushi me personazhin e Teto Ollgës ka sjellë një festë lokale të veçantë përmes elementeve tradicionale të zonës.

15:13
Në kamping për pushime, brigjet e Vlorës plot me turistë të huaj

Kampingu është një mënyrë alternative pushimesh për shumë turistë. Vlora ofron disa zona ku turistët mund të qëndrojnë me kamperat e tyre. Një nga këto pika më e preferuara është dhe zona e Radhimës.

15:05
Vasili: Zgjedhjet janë zgjidhja, PS të shprehet për 13 tetorin, pastaj dialogu për krizën

Kur kanë kaluar 6 muaj nga nisja e krizës politike, Lëvizja Socialiste për Integrim është e mendimit se zgjidhja do të vijë nga faktori i brendshëm.

15:01
Tenderi i unazës pezullohet, ankohet kompania që ofroi çmimin më të ulët në ndërtim

Komisioni i Prokurimit Publik ka pezulluar tenderin 18 milionë euro, për ndërtimin e rrethrrotullimit të Shqiponjës, pas ankesës së kompanisë Alb Building.

14:43
Karnavalet e Havana-s, tradita që duhet mbajtur gjallë

Karnavalet e Havana-s, një nga festat më të vjetra dhe më popullore të Kubës, po stërmundohet të qëndrojë gjallë, pavarësisht përballjes me muzikë dhe lloje të reja kërcimesh, por këtë vit, për përvjetorin e 500-të të qytetit, ky karnaval po njeh një gjallëri të shtuar.

14:21
Presidenti i Brazilit nis ushtrinë për të luftuar flakët në Amazonë

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka urdhëruar ushtrinë për të ndihmuar në luftimin e zjarreve që kanë përfshirë hapësirat pyjore dhe zonat tropikale të Amazonës.

14:03
Fier/ Gjendet pa jetë 60-vjeçari, era e rëndë shqetësoi banorët e pallatit

Një shtetas është gjetur i pajetë mesditën e kësaj të shtune në lagjen “Apollonia” në Fier.

14:02
Përplas këmbësoren, largohet nga vendngjarja autori

Ditën e sotme, rreth orës 12:30, në vendin e quajtur “Patos fshat”, një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M, 47 vjeçe, banuese në Cakran dhe është larguar nga vendngjarja.

13:38
Boris Johnson kundër shndërrimit të La Manshit në ‘Otranto’

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka paralajmëruar se do të kthej mbrapsht të gjithë emigrantët që kalojnë ilegalisht kanalin mes Francës dhe Anglisë me gomone.

13:14
Fier/ Aksidentoi me pasojë vdekjen e 24-vjeçarit, arrestohet autori

Kapet dhe arrestohet shtetasi i cili aksidentoi me pasojë vdekjen 24-vjeçarin në Kafaraj.

12:49
Kosova e vogël, superfuqi në xhudo. Majlinda Kelmendi kampione e padiskutueshme

Kosova është një shtet i vogël, por po rezulton një superfuqi në sportin e xhudos. e vërteton më së miri këtë emri i Majlinda Kelmendit, kampione olimpike dhe fituese e një sërë turnesh të tjera ndërkombëtare.

12:25
Kategoria Superiore/ Java e parë vijon me 4 ndeshjet e tjera

Kategoria Superiore hapi edicionin e 81 të saj me super ndeshjen Kukësi-Partizani, por sot do të luhen edhe 4 ndeshjet e tjera që janë po kaq interesante.

12:16
Sezoni i vjeljes së vreshtave në Vlorë, vetëm pasioni i shtyn fermerët të punojnë

Fermerët e kultivimit të rrushit në Panaja janë në sezon vjelje, por si çdo vit janë të pakënaqur për mos shitjen e prodhimit në tregun vendas e jo më atë të huaj.

12:14
Kavaja, e nis me pastrimin. Java e parë e punës së kryebashkiakut të ri

Kjo është java e tretë e punës për kryetarin e ri të bashkisë së Kavajës, Redi Kralin. Puna në këtë institucion po vijon normalisht, po ashtu edhe grupet e pastrimit dhe mirëmbajtjes janë në terren.

12:10
Vjosa po “rrethohet”. Ndërtohen penelet mbrojtëse për tokat bujqësore

Ndërtimi i paneleve mbrojtës në shtratin e lumit Vjosë, do të parandalojë gërryerjen e tokave bujqësore dhe përmbytjet e vazhdueshme në fshatrat që shtrihen përgjatë shtratit të tij.

11:34
Juventusi nis mbrojtjen e titullit, Napoli në Firenze me Hysajn në stol

Juventusit, kampion në fuqi të Italisë, i takon të ngrejë siparin e sezonit të ri të Serisë A, që merr udhë këtë fundjavë. Bardhezinjtë në premierën e kampionatit do të luajnë në orën 18:00 përballë Parmës në transfertë, me synim dominimin e futbollit italian për të 9-tin sezon radhazi.

11:29
Korçë/ Xhiron gomat dhe kundërshton me dhunë policinë, arrestohet 31-vjeçari

Këtë të premte është arrestuar në flagrancë shtetasi E.M, 31 vjeç, banues në Korçë. Xhironte gomat dhe kryente veprime të pa kontrolluara gjatë drejtimit të mjetit në bulevardin “Republika”, duke rrezikuar qytetarët, si dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë.

11:13
E lë e dashura, 21-vjecari vret veten – Foto

Djali i një tregtari të pasur arti vrau veten pasi e dashura e tij modele, e braktisi.

10:40
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, humb jetën drejtuesi i motorit

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme, në afërsi të fshatit Çerven, në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kafaraj”.

10:18
Pakti Hitler-Stalin 80 vjet mё parё

Adolf Hitler dhe Josef Stalin e konsideronin njeri-tjetrin si kryearmik. E megjithatё tё dy diktatorёt mё 1939 ranё dakord pёr njё pakt mossulmimi dhe e ndanё Europёn Lindore mes tyre. Pasojat ndihen edhe sot.

09:46
Lezhë/ Në pranga dy shtetas, zjarrëvënie me qëllime përfitimi

Ditën e sotme bëhet me dije nga forcat e policisë se zjarri është vënë qëllimisht nga dy persona, për qëllime përfitimi, hapje kullotash për bagëti etj, i cili ka marrë përmasa duke djegur disa hektarë bimësi e pisha si dhe rrezikuar banesa.

09:31
Shëngjin/ Zjarri dyshohet të jetë vënë qëllimisht, në pranga 2 persona

Nga burime të Top Channel ditën e sotme bëhet me dije se reshjet e shiut të një nate më parë kanë bërë që zjarri të vihet nën kontroll në Shëngjin, por akoma nuk është shuar plotësisht. Zjarri në Shëngjin dyshohet të jetë vënë qëllimisht. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar dy persona.

08:38
Putin: Rusia t’i përgjigjet me masa të ngjashme provave të SHBA me raketa

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të premten që Rusia t’i përgjigjet me veprime të ngjashme një prove me raketë të realizuar kohët e fundit nga Pentagoni.

08:14
Foto/ Meta përshëndet nga Lalëzi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ditën e sotme ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook” një postim nga Gjiri i Lalëzit, Durrës.

07:51
Presione nga BE për zjarret në Amazon, Brazili angazhon ushtrinë në shuarjen e flakëve

Franca dhe Irlanda thonë se nuk do të ratifikojnë një marrëveshje të madhe tregtare me vendet amerikano jugore nëse Brazili nuk bën më shumë për të luftuar zjarret në Amazonë. Lideri francez, Emmanuel Macron, tha se presidenti Jair Bolsonaro e kishte gënjyer për qëndrimin e tij mbi ndryshimet e klimës.

07:16
Zjarre pranë Shëngjinit/ Flakët dogjen zonën e pyllëzuar dhe largojnë pushuesit

Zjarri i rënë në Shëngjin gjatë natës sëë kaluar ka sjellë mjaft dëme duke djegur dhjetëra hektare shkurre dhe pisha.

06:50
Ish zyrtarët e Trump/ Kthim në televizion për rehabilitim publik

Dy ish sekretarë të Shtëpisë së Bardhë, të përfshirë shpesh herë në politika, janë rikthyer së fundmi në televizion, me Sarah Sanders që është bërë ish zyrtarja më e fundit e administratës Trump që i bashkohet Fox News, ndërsa Sean Spicer, ka zgjedhur ti bashkohet “Dancing with the Stars”.

06:19
William dhe Kate zgjedhin fluturimet low cost

Princi William, bashkëshortja e tij Catherine dhe tre fëmijët e tyre kanë zgjedhur të udhëtojnë me një avion low cost për pushimet e tyre, duke i dhënë kështu një leksion vëllait të tij, Princit Harry dhe bashkëshortes, Meghan, që u përballën me një lum kritikash për përdorimin e avionëve privatë.

05:52
Vdes në moshën 79 vjeçare miliarderi i njohur

Miliarderi David Koch ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare. Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane.

04:47
Adios’ i Torres/ ‘El Nino’ la zyrtarisht futbollin

Fernando Torres mbylli zyrtarisht karrierën e tij si futbollist. Sulmuesi më prolifik i përfaqësueses spanjolle luajti këtë të premte ndeshjen e tij të fundit me skuadrën e Sagan Tosut, një sfidë të cilën e luajti kundër Vissel Kobe ku përballë kishte Andres Iniestën dhe David Villan me të cilët shkroi historinë në futbollin iberik.

03:34
Franca dhe Gjermania – raund përfundimtar negociatash për Brexitin

Franca dhe Gjermania duan një raund përfundimtar negociatash për Brexitin. Se çfarë mund të sjellë ai, mbetet e hapur. Boris Johnson e përsërit dëshirën e tij për t’u larguar nga BE me marrëveshje, por koha po mbaron.

02:40
Malta lejon ankorimin e anijes me 356 emigrantë

Malta pranoi të lejojë ankorimin e një anijeje shpëtimi me 356 migrantë kryesisht nga Sudani, mes tyre më shumë se 100 të mitur.

02:08
Video/ Në përpjekje për të shpëtuar Amazonën, njihuni me fisin Mura

“Unë do të jap jetë dhe pikën e fundit të gjakut për këtë pyll”- u shpreh një banor i Brazilit pasi amazona po digjet prej ditësh tashmë.

01:13
Foto/ Izabel Goulart nxjerr në pah format e saj “bombastike” në Itali

Një foto si në kohët e shkuara, në stilin klasik, por që nxjerr në pah të gjithë bukurinë e Izabel Goulart.

E premte, 23 Gusht 2019
23:52
Video/ ‘Shigjetat e Kuqe’ ngjyrosin qiellin e New York-ut, ja pamjet

‘Shigjet e kuqe’ dhuruan spektakël në qiejt e New York-ut sot.

22:39
Gardh kundër emigrantëve; Sllovenia vendos tela me gjemba në kufirin me Kroacinë

Nga fjalët te veprat. Ishte njoftuar në fakt muaj më parë dhe tani, Sllovenia ka nisur të ndërtojë nëntë kilometra rrethim me tela me gjemba në kufirin me Kroacinë, për të përballuar fluksin e emigrantëve në rritje, në disa pika të caktuara.