11:11
Bashkia e Tiranës: Lajmet për vendosjen e një takse për qytetarët që vijnë në kryeqytet janë “fake news”
Lajmi se qytetarët që vijnë në Tiranë do të paguajnë taksë është i pavërtetë, sipas bashkisë së Tiranës. Përmes këshilltarit për median, Renato Kalemi, Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj lajmit të përhapur dje nga disa media, duke e quajtur të pavërtetë dhe duke sqaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj hodhi idenë për një ligj të veçantë për Tiranën, që ndihma e qeverisë përmes granteve për kryeqytetin të mos llogaritet në bazë të banorëve, por të përdoruesve ditorë të qytetit, duke qenë se në Tiranë merr shërbime e gjithë Shqipëria, e jo vetëm banorët e Tiranës.