Besnik Muçi është shkarkuar nga detyra pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA-së.

Besnik Muçi, u emërua nga presidenti Meta si gjyqtari i parë i Gjykatës Kushtetuese.

KPA vlerësoi se Muçi ka deklaratë të pasaktë të pasurisë si dhe ka cënuar besimin për sistemin e drejtësisë për publikun: “KPA ka vlerësuar të gjitha shkaqet dhe ka konstatuar se me pasurinë ka pasur vonesa dhe nuk ka justifikime për burimin e huave të marra. Pra është në kushtet e pamjaftueshme të deklarimit të pasurisë”.

KPA tha më tej se subjekti ka cënuar besimin te drejtësia për publikun dhe nuk gëzon besimin e publikut për vazhdimin e detyrës.

Top Channel