E diel, 29 Mars 2026
12:24
Punëtorë të huaj në Elbasan, biznesi e sheh si zgjidhje për të kompensuar mungesën e fuqisë punëtore

Gjithnjë e më shumë biznesi shqiptar po plotëson nevojat e tij me punëtorë të huaj. Kostoja për marrjen e një punëtori nga jashtë është rreth 1 mijë euro dhe procedurat janë të vështira.

12:24
Nafta rrit çmimin e ujit në Lushnjë, 10 lekë më shumë për çdo bidon, firmat që tregtojnë ujin e pijshëm: U rritën kostot

Çmimi i ujit të pijshëm në Lushnjë është rritur me 10 lekë për çdo bidon që mbushet nëpër autobote. Rritja ka ndodhur prej një jave dhe justifikimi i firmave që shesin ujin lidhet me naftën.

12:19
Mesazhi i koduar i Spiropalit një ditë pas përplasjes me Ramën në Grupin e PS-së: Mbaje fytyrën nga drita, hijet mbeten pas

Socialistja Elisa Spiropali ka bërë një postim në Facebook, një ditë pas debateve në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së.

12:15
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli 920 euro bruto/ Rritja e gjashtë që nga viti 2019

Greqia rrit pagën minimale, e cila nga 1 Prilli shkon në 920 euro bruto, sipas njoftimit të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

12:08
Kategoria Superiore/ Kleandro Lleshi konfirmon largimin nga Tirana

Kleandro Lleshi nuk është më futbollist i Tiranës. Qendërmbrojtësi dhe bardheblutë kanë ndarë rrugët mes tyre një lajm që e konfirmon vetë futbollisti përmes një postimi në rrjetët sociale.

12:07
Marshim masiv në Londër, protestë kundër të djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Londër në një marshim të gjerë kundër politikave të së djathtës ekstreme, në atë që cilësohet si demonstrata më e madhe multikulturore e zhvilluar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.

11:32
Përfaqësuesja e Iranit del në ndeshje me çanta fëmijësh, në kujtim të sulmit ndaj një shkolle, ku humben jetën 165 vajza

Një gjest i thjeshtë, por simbolik për të kujtuar viktimat e reja të sulmit amerikan në shkollën fillore të vajzave në Minab më 28 shkurt, në fillim të luftës së vazhdueshme midis Iranit, SHBA-së dhe Izraelit.

11:27
Tentuan të vidhnin argjendarinë në Pogradec, arrestohen pas disa ditësh arrati dy të rinjtë laçianë

Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë pas disa ditësh arrati, pasi vodhën argjendarinë në Pogradec.

11:16
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet e panevojshme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përsëritur thirrjet për shqiptarët të cilët duan të lëvizin jashtë shtetit.

11:14
Kombëtarja U21, miqësore me Uzbekistanin, Bushi: Kemi punuar shumë, jemi gati

Kombëtarja shqiptare do të luajë ditën e hënë një ndeshje miqësore me Uzbekistanin në Antalia të Turqisë, një sfidë kjo që është në kuadër të përgatitjeve të Evropianit U21 që do të mbahet vitin e ardhshëm me Shqipërinë që është një prej vendeve organizatore.

11:12
22 emigrantë vdesin afër Greqisë/ Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim, ishin nisur nga Libia

22 emigrantë kanë humbur jetën pranë brigjeve të Greqisë, pasi kishin mbetur për gjashtë ditë në det në një gomone që synonte Evropën.

11:00
Protesta anti-Trump në SHBA/ Nën moton “Pa Mbretër”, miliona njerëz “pushtojnë” rrugët e qyteteve 

Protesta masive kundër administratës së Donald Trump kanë përfshirë pothuajse të gjitha qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara, në atë që konsiderohet si një nga mobilizimet më të mëdha qytetare të viteve të fundit.

10:50
Tregti e paligjshme me milingona në Kenia me shifra të çuditshme, mbretëreshat shiten qindra dollarë

Një treg i zi në rritje për milingonat mbretëreshë po zhvillohet në Kenia, ku insektet e rralla shiten deri në 220 dollarë copa për koleksionistët ndërkombëtarë.

10:37
Formula1/ Andrea Kimi Antonelli fiton edhe në Japoni, italiani vendos sërish rekorde

Andrea Kimi Antonelli fiton sërish. Piloti italian, pas garës në Kinë triumfon edhe në Çmimin e Madh të Japonisë duke shkruar një tjetër faqe të historisë së këtij kampionati teksa u bë i pari pilot që fiton 2 gara radhazi nën moshën 20 vjeç.

10:22
Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin, kërcënohet tregtia globale

Rebelët Houthi të mbështetur nga Irani i janë bashkuar të shtunën luftës, duke lëshuar dy raketa drejt Izraelit.

10:17
E kishin kthyer magazinën në vend për kultivimin e lëndëve narkotike, vihen në pranga katër persona në Shijak, mes tyre punonjësi i OSHEE

Katër persona janë vënë në pranga, pasi e kishin kthyer magazinën në vend për kultivimin e lëndëve narkotike, në qytetin e Shijakut.

10:04
“Do angazhohemi me një cikël takimesh në të gjitha qarqet”, Rama në podcast: Ne e nisim me kohë atë që do të jetë fitorja e ardhshme e PS-së

Kryeministri Edi Rama në podcastin “Flasim” ka folur për zgjedhjet e ardhshme vendore, ku tregoi se do të nisin një sërë takimesh në qarqe.

09:52
“Vazhdon me këmbëngulje lirimi i hapësirave publike”/ Rama në “Flasim”: Në Tiranë janë çliruar 140 mijë metra katrorë

Në poscastin “Flasim, kryeministri Edi Rama foli për lirimin e hapësirave publike, një aksion që qeveria e vijon prej muajsh tashmë.

09:43
Edicioni i dytë i MatchMaker Albania, Rama në podcastin “Flasim”: Është rritur interesi, 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit

Kryeministri Edi Rama në shënimet e javës, që i paraqiti në podcastin “Flasim”, foli për edicionin e dytë të MatchMaker Albania, ku tregoi kërkesat në rritje për investime.

09:30
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Elisa Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Mbledhja e grupit parlamentar të PS me ministrat ka prodhuar një përplasje mes Erjona Ismailit ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Elisa Spiropalit, ish ministre e këtij dikasteri dhe ish-ministre e Jashtme.

09:20
“Mungesë e një strategjie të qartë afatgjatë”/ Analiza e BBC: Trump po bën luftë bazuar në instinkt, kjo nuk po funksionon

Pas një muaji nga nisja e sulmeve ajrore ndaj Iranit, presidenti amerikan Donald Trump përballet me një moment vendimtar që mund të përcaktojë jo vetëm fatin e konfliktit, por edhe stabilitetin rajonal dhe global.

09:03
Mbreti Charles i prerë me vëllain e tij Princin Andrew: Mblidh plaçkat dhe largohu nga rezidenca mbretërore deri në fundjavë 

Mbreti Charles III i ka kërkuar vëllait të tij, Prince Andrew, të lirojë rezidencën e tij në Windsor, duke i vendosur një afat të prerë për t’u larguar nga Royal Lodge deri në fundjavë.

08:44
Ndryshoi ora/ Akrepat u kthyen një orë prapa, koha verore na mundëson të shfrytëzojmë më mirë dritën e diellit

Kjo e diel ka sjellë dhe ndryshimin e orës, tashmë jemi 60 minuta më përpara se një ditë më parë.

08:24
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Rama publikon videon: U diskutua përmbajtja e takimeve “Punët e Shqipërisë”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjet sociale video nga momente të takimit që u mbajt një ditë më parë nga qeveria dhe Grupi Parlamentar i PS-së.

08:11
SHBA shton trupat në Lindjen e Mesme, në shënjestër edhe grupi Huthi/ Irani lejon disa anije të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtuan trupat ushtarake në Lindjen e Mesme, teksa lufta hyri në muajin e dytë, duke zgjeruar hartën me përfshirjen edhe të grupit rebel Huthi, i shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni.

08:00
Ditë me diell dhe temperatura deri në 16 gradë Celsius, parashikimi i motit për këtë të diel

Kjo e dielë do të sjellë në vendin tonë mot të kthjellët, ku dielli pritet të mbizotërojë gjatë gjithë ditës.

01:19
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në nominim

Shëndritit i ka rënë në dorë sonte Kutia e Pandorës.

00:52
E gjithë shtëpia në televotim përveç Mirit, ja kush largohet sonte nga Big Brother VIP

E gjithë shtëpia ka qenë në televotim prej të martës, përveç Mirit i cili kishte imunitet.

00:07
Juela në lot, surprizohet nga tre motrat e saj

Juela ka marrë një surprizë shumë të bukur këtë mbrëmje. në shtëpi kanë ardhur tre motrat e saj për t’i treguar sesa shumë i ka marrë malli dhe se e mbështesin shumë.

00:03
Nuk ka më ortakëri mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend në finale për ty

Mes Rogertit dhe Juelës duket se nuk ka më ortakëri.

E shtunë, 28 Mars 2026
23:57
Zgjedhjet në PD, zbardhet vendimi i Kryesisë: Drejtuesit e rinj lokalë brenda 30 prillit

Me firmë të Sali Berishës dhe ka Flamur Nokës, Partia Demokratike ka nxjerrë udhëzimet për procesin zgjedhor dhe organizativ të partisë.

23:53
E konfirmon agjenti i Fisnik Asllanit: Kemi pasur kontakte me Barcelonën

Emri i Fisnik Asllanit vazhdon të jetë i lidhur me atë të Barcelonës. Klubi katalanas ka shfaqur interesin e tij për sulmuesin 22 vjeçar të Hoffenheimit dhe kombëtares së Kosovës dhe madje ka pasur kontakte me përfaqësuesit e futbollistit.

23:50
“Karriget nuk janë kurrë qëllimi”, Braçe reagon pas mbledhjes së Grupit të PS: Partia forcohet duke u hapur

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë së PS, duke e quajtur këtë takim të qetë dhe të mirë, dhe ku sipas tij u trajtuan shqetësimet e qytetarëve.

23:21
Tifozi anglez shet shtëpinë për të parë të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës

Çmenduria për Anglinë duket se nuk ka kufij, pasi një mbështetës besnik i “Tre Luanëve” vendosi të bënte një veprim ekstrem, por plotësisht të vetëdijshëm, në mënyrë që të ishte në çdo ndalesë të mundshme të Kupës së Botës 2026.

23:13
Në Spanjë janë të sigurt, ‘Marca’: Bastoni i thotë ‘po’ Barcelonës, por kostoja e kartonit është pengesa e madhe

Barcelona kërkon Alessandro Bastonin dhe tashmë nuk fshihet më. Nuk është mister fakti që klubi katalanas e kishte shfaqur prej kohësh interesin për mbrojtësin italian të Interit, por e reja në këtë histori sipas të përditshmes ‘Marca’ është hapja e Interit ndaj mundësisë për të transferuar Bastonin në Spanjë.

23:07
Nesër kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta përpara

Nesër ndryshon ora, duke shënuar kalimin në orës verore.

22:59
Nga bashkimi i bashkive të vogla me fqinjet e mëdha, te 36 rrethet e deri te kryetarët e qarqeve me zgjedhje, Mazniku zbulon 4 skenarët e PS për Reformën Territoriale

Partia Socialiste prezantoi katër skenarët për Reformën e re Administrativo-Territoriale.

22:59
Rogerti-Selin-Miri… çfarë ka ndodhur mes tyre? A do të rikthehet aleanca e vjetër? 

Rogerti duket se ka në plan dhe kërkon që Miri dhe Selin që të bashkohen, por Miri thotë se kjo dëshirë e tij mund të jetë provokim.

22:57
Pa Mbretër, mijëra qytetarë protestuan në SHBA dhe Evropë kundër Trump dhe luftës ndaj Iranit

Mijëra qytetarë dolën në protesta në Shtetet e Bashkuara dhe në disa vende të Evropës kundër politikave të Presidentit amerikan Donald Trump dhe luftës në Iran, në kuadër të lëvizjes “Pa Mbretër”.

22:50
Mbi tre orë raportim në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS, Drejtoresha e Kadastrës: Brenda 2027 do kemi regjistër të plotë të titujve të pronësisë

Për më shumë se tre orë Lorena Goxhobelli, Drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ka raportuar përpara Grupit Parlamentar Socialist dhe ministrave.

22:49
I tmerruar nga breshkat, Rogerti bëhet i fortë për të dëgjuar nënën e tij dhe rri në dhomë me to, banorët shpërthejnë në të qeshura

Rogerti ka marrë një surprizë shumë të bukur këtë mbrëmje.

22:47
E kryer, Milan siguron shërbimin e Andrej Kostic, do t’iu bashkohet kuqezinjve në qershor

Milani realizon një goditje në merkato për repartin e sulmit për të ardhmen teksa siguroi talentin malazez të Partizanit të Beogradit, Andrej Kostic.

22:45
Irani jep ‘dritën jeshile’/ Hap Ngushticën e Hormuzit, lejon kalimin e 20 anijeve pakistaneze

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, njoftoi se Irani ka rënë dakord të lejojë 20 anije të tjera nën flamurin pakistanez të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të furnizimit global me energji.

22:35
“Vëzhgojmë gjyqtarët problematikë”, paralajmëron Avokati i Popullit: Do inspektojmë institucionet e drejtësisë

Gjatë një interviste për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha, Avokati i Popullit Endrit Shabani ka paralajmëruar se do kërkojë inspektime pranë institucioneve të drejtësisë për gjyqtarët dhe prokurorët që zvarrisin çështjet.

22:34
Frikë, lot, të qeshura/ Sfida e mosreagimeve, banorët shohin momentet më të veçanta gjatë këtyre ditëve

Gjatë këtyre ditëve banorët kanë pasur sfidën e mosreagimeve.

22:30
Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, policia izraelite arreston të paktën 18 persona

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa nga qytetet kryesore të vendit.

22:27
MotoGP/ Emocione dhe surpriza në Garën Sprint të Austin, triumfon Martin, rrëzohen Bezzecchi dhe Marquez

Emocionet dhe spektakli ishin kryefjalët e Garës Sprint në Çmimin e Madh të Austin në Texas, një pistë ku çuditërisht nuk ishte Marc Marquez ai që dominoi. Përkundrazi, kampioni i botës në fuqi ishte surpriza e madhe teksa u rrëzua gjatë zhvillimit të saj, po ashtu u rrëzuan edhe Marco Bezzecchi dhe Fabio Di Giannantonio me këtë të fundit që më herët kishte fituar pole position.

22:02
Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Dymbëdhjetë tonë çokollata u zhdukën në Evropë javën e kaluar pasi hajdutët rrëmbyen kamionin që i transportonte ato, tha të shtunën gjigandi zviceran i ushqimit Nestlé.

21:55
Kosova në playoffin e Botërorit/Ja kush do të gjykojë përballjen historike me Turqinë

Një klasë arbitrare angleze do të vendosë drejtësi në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën mes Kosovës dhe Turqisë, finalja e playoffit të Botërorit të SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.

21:34
Kupa e Afrikës, Senegali sfidon CAF; ylli i dytë në fanelë dhe prezantim i trofeut në ‘Stade de France’

Edhe pse Confederata Afrikane e Futbollit zyrtarisht ia hoqi titullin e Kupës së Afrikës Senegalit për t’ia dhënë në tavolinë Marokut, Senegali vazhdoi në rrugën e tij dhe këtë të shtunë zbriti në fushën e lojës për miqësoren me Peru me uniformën e re me dy yje në kraharor.

21:30
Legjenda polake kritikon kombëtaren e tij, për paraqitjen ndaj Shqipërisë, pavarësisht kualifikimit

Fitorja mbi Shqipërinë nuk ka heshtur kritikët e kombëtares së Polonisë, të cilët pak ditë pas ndeshjes së Varshavës kanë komentuar me nuanca negative kualifikimin për më tej të kombëtares së tyre.

21:28
Pse u kris marrëdhënia e çiftit pas puthjes? Brikena sheh klipin kur Mateo kap nga dora Selin

Raporti i Brikenës dhe Mateos pas puthjes së shkëmbyer në spektaklin e së martës, duket se ka shkuar drejt “rënies”, ndryshe nga sa pritej.

21:23
“U përballa me personin që më ngacmoi seksualisht”, Melisa Leshi rrëfen traumën e kaluar në fëmijëri: Isha 5 vjeç dhe…

Melisa Lleshi rikthehet në një rrëfim ekskluziv në “S’e Luan Topi” me moderatoren Eriona Rusi, në Top Channel, duke folur hapur për traumat e fëmijërisë, betejën psikologjike pas famës në Për’puthen.

21:18
Situata pas luftës në Lindjen e Mesme, Rama: Shteti do ndikojë në çmimin e naftës, do sigurojmë edhe rezerva

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë pasdite në Asamblenë e Partisë Socialiste, në Njësinë 2, Tiranë.

21:06
Nis ndryshe spektakli i sotëm i Big Brother VIP, Alis merr duartrokitjet e publikut me interpretimin e këngës “Nan”

Nën interpretimin drithërues të këngës Nan nga Alis, është çelur spektakli i sotëm i Big Brother VIP.

20:57
Presidenti Begaj në Konferencën e XXII Kombëtare të Gastro-Entero-Hepatologjisë: Mjekësia, profesioni i sakrificës

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në Konferencën e XXII Kombëtare të Gastro- Entero- Hepatologjisë, ku vlerësoi rëndësinë e mjekut në shoqëri.

20:55
Rikthimi i Britney Spears pas arrestimit, mesazh prekës i këngëtares

Britney Spears ka thyer heshtjen tre javë pas arrestimit për drejtim nën ndikimin e alkoolit, duke ndarë një mesazh pozitiv me fansat dhe duke treguar se po përpiqet të rikthejë balancën në jetën e saj.

20:53
Brikena-Mateo, a është kjo lidhja më jetëshkurtër në BBVIP? Kush do të largohet sonte? Ja ku mund ta ndiqni LIVE Big Brother VIP

Brikena-Mateo, a është kjo lidhja më jetëshkurtër në BBVIP? Kush do të largohet sonte?

20:38
Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, dalin në shitje biletat për sfidën që do të luhet në Valencia

Mbrëmjen e 31 marsit, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen miqësore me Ukrainën, një sfidë kjo që është mes dy skuadrave humbëse të raundit të playoffit. Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se kanë dalë në shitje biletat për për këtë përballje që do të zhvillohet në stadiumin Estadi Ciutat de València.

20:28
Nga De Bruyne te Rudi Garcia, Belgjika është me Lukaku: Te Napoli, shumë zhurmë

Çështja Lukaku po bën shumë zhurmë edhe në Belgjikë. Sulmuesi ishte në grumbullim me skuadrën përfaqësuese përpara se te publikohej komunikata e përbashkët e ‘Red Devils’ dhe Napolit që bënin të ditur kthimin e futbollistit në Castel Volturno për të rifituar formën e tij më të mirë në fazën finale të sezonit dhe për Botërorin.

19:57
Dhunë në Bregun Perëndimor, Kolonët bastisin fshatin palestinez Kousra, hedhin gurë ndaj banorëve

Një incident i dhunshëm ka ndodhur në fshatin palestinez Kousra në Bregun Perëndimor, ku një grup kolonësh hodhi gurë drejt banorëve dhe shtëpive, raporton Times of Israel.

19:45
Bëri polakët me zemër, Arbër Hoxha pranë transferimit të Widzew Lodz, por me një kusht…

Arbër Hoxha ishte protagonist në mbrëmjen e 26 marsit në sfidën e zhvilluar në Varshavë mes Polonisë dhe Kombëtares shqiptare teksa ishte autori i avantazhit të kuqezinjve duke bërë me zemër të gjithë tifozët polakë që ishin të pranishëm në fund.

19:29
Marina amerikane forcon prezencën në Lindjen e Mesme, 2500 forca mbërrijnë në rajon

Një anije e Marinës Amerikane që mbante rreth 2,500 marinarë ka mbërritur në Lindjen e Mesme, tha Komanda Qendrore e SHBA-së.

19:05
Këngëtarja e madhe greke Marinella ndërron jetë në moshën 87-vjeçare, ikona e muzikës ‘pushtoi’ skenat për gjashtë dekada

Këngëtarja e madhe greke, Marinella, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, pasi luftoi me pasojat e një goditjeje të rëndë në tru që pësoi në skenën e Herodionit në shtator të vitit 2024.

18:56
Lady Gaga feston 40-vjetorin, si ylli i muzikës transformoi stilin provokues dhe gjeti dashurinë larg skenës

Lady Gaga feston ditëlindjen e 40-të duke reflektuar mbi karrierën dhe jetën personale.

18:38
PS nis rienergjizimin në Tiranë, kryeministri Rama: Kemi parë nevojën për të bërë një ristrukturim të kryeqytetit

Partia Socialiste e Tiranës nis procesin e riorganizimit dhe rienergjizimit të strukturave të saj në kryeqytet. Në kuadër të këtij procesi, u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Njësisë Administrative nr. 2 në Tiranë dhe prezantimi i ekipit drejtues për këtë njësi.

18:20
Turi “Punët e Shqipërisë”/ Rama urdhër ministrave dhe deputetëve: Zbrisni në terren, flisni me qytetarët

Kryeministri Edi Rama drejtoi mbledhjen e përbashkët mes kabinetit qeverisës dhe grupit parlamentar.

18:03
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës, litri shkon në 218 lekë, ka rritje edhe për benzinën

Pas vetëm 1 ditë në rënie të çmimit të naftës Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e këtij produkti në pikat e shitjes me pakicë, duke vendosur një tavan të ri.

18:02
Bosnje-Itali, Turpin do të vendosë drejtësi me një precedent që i bën Të Kaltrit të dridhen

Do të jetë Clement Turpin ai që do të arbitrojë ndeshjen vendimtare mes Bosnjes dhe Italisë të vlefshme për kualifikimin për në Botërorin e kësaj vere.

18:00
Video/ Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në klubet e natës në Tiranë dhe arreston 11 persona

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion në zonën e Ish-Bllokut, duke vënë në pranga 11 persona, mes tyre administratorë dhe punonjës të disa lokaleve të natës, të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

17:59
Përfshirja e Huthëve në luftën në Iran rrit shqetësimet për krizë të dyfishtë, çfarë rrezikon SHBA dhe Izraeli

Rebelët Huthi të Jemenit i kanë lëshuar të shtunën raketat e parë kundër Izraelit, prej nisjes së luftës në Iran, mirëpo analistët paralajmërojnë se kërcënimi më i madh nuk lidhet me raketat që synojnë territorin izraelit, por me dëmin që mund t’ua shkaktojë grupi tregjeve globale të energjisë.

17:58
Kalimi me kamion nga Belgjika në Angli, si ka ndryshuar çmimi ndër vite/ Dënohen tre trafikantët në Londër, dy prej tyre shqiptarë

Megjithëse Shqipëria prej vitin 2023 konsiderohet nga qeveria angleze si një vend i sigurt pa mundësi azil kërkimi prej qytetarëve shqiptarë, kjo nuk e ka ndalur trafikun e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.

17:55
Kylie Minogue mahnit fansat me fotot e reja në Instagram, shfaqet në formë të shkëlqyer në moshën 57-vjeçare

Edhe në moshën 57-vjeçare, Kylie Minogue vazhdon të tërheqë vëmendjen e fansave, duke i mahnitur ata me fotot e fundit të publikuara në Instagram.

17:47
Kombëtarja U19 e papërmbajtshme, shkatërron Maltën 7-1 në kualifikueset e Evropianit, shënon rezultatin më të thellë për të këtë grupmoshe

Kombëtarja U19 ishte e papërmbajtshme në sfidën e dytë të Grupit B4 në kualifikueset e Evropianit të kësaj grupmoshe ndaj Maltës duke e shkatërruar me rezultatin 7-1, që përbën edhe rezultatin më të thellë në historinë e Kombëtares U19 duke lënë pas fitoren e vitit 2024 me Lihtenshtejnin 6-0.

17:30
Testi i nivelit të Inteligjencës nxjerr Hong Kongun në krye të listës, por shqiptarët lënë shumë pas fqinjët e tyre për zgjuarsi, ja si renditen

Niveli i Inteligjencës për vitin 2025 ka renditur në krye të listës shtetasit e Hong Kongut, me IQ 107.73, të ndjekur nga Korea e Jugut me IQ 106.97, Makao me 106.97, Kina me 106.48 dhe Japonia me nivel inteligjence të popullsisë në 106.30.

17:20
Napoli, Lukaku për momentin qëndron në Belgjikë; nis puna diplomatike, por sulmuesi rrezikon të mbetet jashtë skuadre

Napoli po e pret me padurim, por Romelu Lukaku, për momentin ende nuk është kthyer në Itali. Krisja e raporteve mes sulmuesit dhe kampionëve të Italisë nuk është ngjitur dhe në këtë pikë, mund të kthehet në një thyerje përfundimtare e tyre

17:01
A ka një Sfinks të dytë nën Piramidën e Gizës? Çfarë tregojnë studimet dhe pse kjo teori po vihet në dyshim

Pretendimet për ekzistencën e një Sfinksi të dytë nën sipërfaqen e Giza Plateau kanë ndezur debat në komunitetin shkencor, pasi një ekip studiuesish italianë thotë se ka zbuluar prova përmes skanimeve nëntokësore, ndërsa ekspertë të tjerë i kundërshtojnë fort këto përfundime.

17:01
Vedat Muriqi përballë të kaluarës së tij: Ndeshja me Turqinë do të jetë një sfidë shumë e luftuar

Nëse ka ndonjë futbollist që e njeh mjaft mirë futbollin turk, ai është Vedat Muriqi. Sulmuesi i Mallorcas, në mbrëmjen e së martës me kombëtaren e tij, do të përballet me Turqinë në një ndeshje historike, fitorja e mundshme e së cilës do të çojë Dardanët në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.

17:00
Dhunimi me sende të forta i Vladimir Bruçit në Shkodër, Gjykata dënon me burg tre autorët

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me burg tre personat e akuzuar për dhunimin me sende të forta të Vladimir Bruçi, ngjarje e ndodhur në 2024.

16:59
Marrëveshja sekrete e Tonalit për t’u larguar nga Newcastle/ Juventusi dhe Milani po e vëzhgojnë, por Premier League…

Goli i tij kundër Irlandës së Veriut ka rikthyer vëmendjen e të gjithëve te Sandro Tonali, i cili po konsiderohet njeriu i momentit në Itali dhe po tërheq interes edhe në Premier Ligë.

16:53
Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të shtunë në qytetin e Vlorës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës.

16:50
E bujshme nga Spanja/ Nuk është më një shaka, Real Madrid po mendon seriozisht të transferojë yllin e Barcelonës

Një lajm që po trondit futbollin spanjoll qarkullon prej ditësh: Pedri, ylli i Barcelonës, thuhet se është në shënjestër të Real Madridit.

16:50
Trump prezanton “OnlyFarms”, platformë dixhitale për fermerët mes një spektakli me traktor të artë në Shtëpinë e Bardhë

Shtëpia e Bardhë ka zbuluar një iniciativë të re dixhitale të quajtur “OnlyFarms”, që synon të mbështesë fermerët amerikanë në një periudhë presioni ekonomik.

16:45
Ekspozita në Prishtinë për masakrat në luftën e Kosovës, reagon Prokuroria Speciale: Materiali do i nënshtrohet një vlerësimi të detajuar nëse…

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar zyrtarisht lidhur me polemikat e krijuara nga ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, duke bërë të ditur se po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe informacionet e publikuara në lidhje me të.

16:43
Katy Perry publikon foto të re me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau, çifti shfaqet i afërt në rrjetet sociale

Këngëtarja e njohur Katy Perry ka ndarë një foto të re me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau në rrjetet sociale, duke treguar edhe një herë afrimitetin mes tyre.

16:41
Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në kohë nga Policia e Shtetit në qytetin e Vlorë, duke shmangur një tragjedi të mundshme brenda familjes.

16:37
Parandalohet sulmi me bombë në dyer e një banke në Paris, policia kap autorin teksa bënte gati aktivizimin e saj

Policia franceze ka arritur që të parandalojë një shpërthim me bombë jashtë një banke amerikane në Paris.

16:34
Festoi kur pa se do të ndeshej me Bosnjën, reagon mbrojtësi italian i Interit: Ishte reagim spontan, nuk doja të ofendoja askënd

Tre ditë para finales së play-off-it ndaj Bosnjës, mbrojtësi i Italisë, Federico Dimarco, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka komentuar situatën në kombëtaren e drejtuar nga Gennaro Gattuso, si dhe polemikat e fundit.

16:32
Tragjedi në Gjermani/ 13-vjeçari humb jetën pas sulmit me thikë nga babai, plagosen nëna dhe motra e adoleshentit

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje ka tronditur qytetin gjerman të Witten, ku një adoleshent 13-vjeçar humbi jetën pas një sulmi me thikë, ndërsa nëna e tij 38-vjeçare dhe motra 9-vjeçare mbetën të plagosura rëndë.

16:29
26-vjeçarja gjendet e vdekur në dhomën e hotelit në Itali, dyshohet për mbidozë lëndësh narkotike

Një 26-vjeçare është gjetur e vdekur në një dhomë hoteli në Civitanova Marche, në provincën e Maceratës.

16:27
Tragjedi në Mesdhe/ 22 emigrantë që ishin nisur nga Libia drejt Greqisë humbin jetën, trupat e tyre u hodhën në det

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Detin Mesdhe, ku 22 persona që ishin nisur nga Libia kanë humbur jetën gjatë një udhëtimi të rrezikshëm drejt Greqisë.

16:24
Tensione në G7 për Ukrainën, përplasje SHBA-BE mbi qëndrimin ndaj Rusisë

Sipas Axios, takimi i ministrave të jashtëm të G7 u shoqërua me tensione serioze për shkak të qëndrimit të Perëndimit ndaj Russia dhe luftës në Ukraine.

16:18
Finalja e madhe me Turqinë/ Kosova nis përgatitjet, ‘Dardanët’ kryejnë stërvitjen e parë

Kosova ka nisur përgatitjet për finalen e madhe me Turqinë ku në lojë është kualifikimi historik për në Botërorin e kësaj vere.

15:56
Tronditëse në Itali, nxirren nga një liqen trupat e pajetë të një gruaje dhe fëmijës një-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Castelguglielmo, në provincën e Rovigos në Itali, ku zjarrfikësit kanë nxjerrë nga një liqen artificial trupat e pajetë të një gruaje dhe një fëmije rreth një vjeç.

15:40
Video/ Shkencëtarët filmojnë momentin unik, balenat ndihmojnë njëra-tjetrën në lindje

Shkencëtarët filmojnë momentin unik, balenat ndihmojnë njëra-tjetrën në lindje

15:31
Besimtarët në Shkodër kremtojnë Udhën e Kryqit në malin e Taraboshit, lutje për paqe dhe familjen.

Përmes 14 ndalesave, besimtarët katolikë të Shkodrës kanë kremtuar “Udhën e Kryqit” në malin e Taraboshit, duke përkujtuar vuajtjet dhe mundimet e Jezus Krishtit që nga momenti i dënimit e deri te kryqëzimi.

15:13
USS Gerald Ford shkon në Kroaci, aeroplanmbajtësja më e madhe në botë mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme

Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, USS Gerald R. Ford, ka mbërritur në Kroaci pas një misioni të gjatë në Lindjen e Mesme, duke lënë pas një rol kyç në operacionet ushtarake në rajon.

14:59
Aksident i frikshëm në Gramsh/ Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pranë Gramshit, ku një automjet ka rënë në liqenin e Banjës.

14:42
Kuqezinjtë nisin nga e para/ Pas eliminimit, Shqipëria përgatitet ndaj Ukrainës në miqësoren e Valencias

Ëndrra e Botërorit u shua në Varshavë. Kombëtarja shqiptare, e cila humbi ndaj Polonisë në gjysmëfinalen e play-off-it të Botërorit, humbi shansin për të marrë biletën për ëndrrën e madhe si pjesëmarrëse në fazën finale të Kupës së Botës 2026.

14:15
Video/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Spiropali dhe Braçe ulen në fund të sallës. Çfarë nuk u pa nga takimi me dyer të mbyllura

Prej orës 11:00 është duke u zhvilluar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku marrin pjesë deputetë, anëtarë të kabinetit qeveritar si dhe disa drejtues institucionesh, mes tyre edhe drejtuesja e Kadastrës, Lorena Goxhobelli.