Një ngjarje tragjike ka ndodhur pas ndeshjes Atalanta-Napoli, kur një tifoz 40-vjeçar i Napolit ka përfunduar në spital pas një sulmi të dhunshëm nga gruaja e tij.
Gleison Bremer dhe Kenan Yildiz. Juventus kapet pas shpresës dhe kthimit të mundshëm të dy prej elementëve më të rëndësishem për të tentuar përmbysjen ndaj Galatasaray në mbrëmnjen e së mërkurës.
Peter Mandelson, ish-ministri britanik të cilit iu zbulua lidhje me Jeffrey Epstein pas publikimit të dokumenteve nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë është arrestuar me dyshimin për shpërdorim detyre.
Gjatë një sfide nga Vëllai i Madh, Rogerti tregoi mes lotësh raportin me vëllanë e tij, Xhulion.
Të paktën 25 anëtarë të Gardës Kombëtare të Meksikës kanë humbur jetën gjatë një vale të re dhune në shtetin Jalisco, pas vdekjes së bosit të drogës Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”.
Kryeministri sllovak Robert Fico i ka kërkuar operatorit të rrjetit elektrik të vendit të tij që të ndërpresë furnizimin me energji elektrike për Ukrainën sot, nëse nuk rifillon rrjedha e naftës përmes tubacionit Druzhba.
Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP 5, Kristi Lamaj ka folur hapur për planet e tij për të ardhmen.
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim këtë të hënë me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale dhe Administrative, Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi.
Ruben Loftus-Cheek ka pësuar një lëndim të tmerrshëm në kokë që mund të rrezikojë shanset e tij për të luajtur në Botërorin e këtij viti.
Bashkimi Evropian e ka pezulluar ratifikimin e marrëveshjes tregtare me Shtetet e Bashkuara derisa Presidenti i SHBA-së Donald Trump të finalizojë strategjinë e tij të re të tarifave, duke shtuar pasiguri të re ekonomike në një marrëdhënie tashmë të tensionuar transatlantike.
Bodo/Glimt ka një mundësi të artë për të bërë historinë, pasi përgatitet për të luajtur ndeshjen e dytë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Interit në San Siro, me një epërsi prej dy golash nga takimi i parë.
Kara Braxton, ish-lojtarja e WNBA-s dhe kampione dy herë me Detroit Shock, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare.
Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare rikthehet me sezonin e 45 për më shumë të qeshura.
Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën për sigurimin e padisë depozituar nga aktorja Anila Bisha, e cila u ankua për përdorimin e imazhit tek ministrja virtuale “Diella”.
Gjykata Kushtuese vendosi të pranojë kërkesën e deputetëve të PD për shfuqizimin e vendimit të rregullores së Kuvendit, që lidhet me numrin e Komisioneve Parlamentare.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi për pasoja të rënda në rast të një sulmi nga Iran, gjatë një fjalimi në Knesset.
Ndryshime në Gardën e Republikës.
Botërori i këtij viti ka hyrë në kaos pas shpërthimit të dhunës dhe pasigurisë në Meksikë, ku kartelet e drogës po shkaktojnë përplasje të tmerrshme.
Më shumë se 45 ditë pas shtypjes brutale të protestës së janarit që la mijëra iranianë të vdekur, studentët në disa universitete kanë nisur të protestojnë përsëri.
Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, ishte një nga figurat më të frikshme të krimit të organizuar në Meksikë dhe udhëheqësi i një prej karteleve më të dhunshme të drogës në vend.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se situata rreth zgjedhjes së presidentit të ri të shtetit nuk “është e lehtë”, por theksoi se do të përpiqen me dy partitë e tjera që të shmangin zgjedhjet e reja.
Gianluca Prestianni, sulmuesi i Benficës, është pezulluar përkohësisht nga UEFA pas akuzave për një koment racist drejtuar Vinicius Jr.
Një student nga Indian Institute of Technology Hyderabad vendosi të përdorë një strategji ekstreme për t’u siguruar që emaili i tij të mos injorohej.
Qeveria e Meksikës ka vendosur 2,500 ushtarë shtesë në pjesën perëndimore të vendit si masë ‘parandaluese’ për të frenuar një valë të mundshme dhune pas vdekjes së liderit të një prej karteleve më të mëdha të drogës.
Sezoni i 45-të ka risjellë simbolikën e madhe të semaforit ngjyrë portokalli.
Mrekullitë e Arbërisë në UNESCO, tingujt epikë të lahutës, magjia e polifonisë, energjia e K’cimit të Tropojës, hijeshia e xhubletës, madhështia e qyteteve të gurit dhe tradita e lashtë e transhumancës sollën në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit shpirtin e trashëgimisë sonë kombëtare.
Gjykata kushtetuese vendosi të shfuqizojë si të papajtueshëm ndryshimin e strukturës së komisioneve parlamentare që nga tetë përfunduan në 11 të tilla, të ndara së fundmi ku u veçua arsimi me kulturën, bujqësia me tregtinë dhe transportin.
Arbitrat e Serie A në Itali patën një fundjavë horror që nuk la aspak indiferencë Shoqatën Italiane të Arbitrave me këtë të fundit që është gati të marrë masa. Pas La Penna që është pezulluar pas Inter-Juventus dhe që është gati të rikthehet në fushë këtë javë, ai që do të paguajë gabimet e tij me 1 raund pezullim do të jetë arbitri i Atalanta-Napoli, Chiffi, të cilin AIA e ngeli në klasë.
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të mandateve ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e SPAK, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi foli për qëndrimin e 5 anëtarëve të PD-së në Këshill.
Pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka deklaruar se nga ana e tyre nuk ka pasur dakordësi me mënyrën sesi u soll raporti i PD, ku i kërkonte Kuvendit që të hiqte imunitetin e Belinda Ballukut.
Rey Manaj vazhdon të bëhet protagonist me skuadrën e Sivasspor në futbollin turk. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi një gol dhe dha një asist në ndeshjen mes skuadrës së tij dhe Sakaryaspor e fituar me rezultatin 4-1.
Mbrëmjen e së martës Interi do të jetë në një provë zjarri teksa është thirrur në apel për të përmbysur humbjen e pësuar në Norvegji ndaj Bodo/Glimt dhe për të kaluar në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve.
Akuza të reja janë ngritur ndaj Princit Andrew në mesin e hetimeve mbi marrëdhënien e tij me financierin pedofil, Jeffrey Epstein.
Partia Demokratike kërkon që në Kuvend të votohet pro kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit për zv.kryeministren Belinda Balluku.
Pas kualifikimit historik për në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës, Dick Advokaat dha dorëheqjen e tij nga posti i trajnerit të Curaçaos dhe sipas një njoftimi të Federatës së Futbollit të këtij vendi, ai do të zëvendësohet nga Fred Rutten.
Studentët në disa universitete të Iran kanë rifilluar protestat më shumë se 45 ditë pas shtypjes së përgjakshme të janarit, e cila sipas raportimeve la mijëra të vrarë dhe dhjetëra mijëra të arrestuar.
Prej më shumë se katër orësh Këshilli i mandateve po shqyrton një kërkesë të SPAK për marrjen e lejes për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Pas mbërritjes në Vlorë me helikopter nga Korça, Kryeministri Edi Rama ka zbritur fillimisht në fushën e shkollës së aviacionit.
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Trupi i pajetë i një 25-vjeçari shqiptar është gjetur të premten e javës së kaluar në Cuneo të Torinos.
Po mbahet sot mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, ka shkuar në Kuvend, për një takim për Reformën Administrative.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali ku një oficer policie ka vrarë një 24-vjeçar nga Maroku.
Katër ndeshje të kampionatit meksikan të futbollit u shtynë ditën e diel pas dhunës së shpërthyer dsi pasojë e operacionit policor që solli vrasjen e narkotrafikantit Nemesio ‘El Mencho’ Oseguera Cervantes.
SPAK ka shpallur fajtor ish-policin Gentjan Hoxhalli, i cili merrte ryshfet personave të ndryshëm për të shkelur ligjin.
Victor Osimhen mund të mos jetë në fushën e lojës në ndeshjen e kthimit të playoffit të Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Galatasaray. Arsyeja, ndryshe nga sa ka bërë të ditur klubi përpara ndeshjes me Konyaspor, nuk është vetëm për shkak të problemeve fizike.
Megjithëse me dyer të mbyllura, mbledhja e Këshillit të Imuniteteve për shqyrtimin e kërkesës për SPAK për zv.kryeministren Belinda Balluku, janë mësuar detaje nga përballja e deputetëve të PS e PD me prokurorët.
Një 30-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi lëvizte me pistoletë në brez.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Shtetet e Bashkuara i ofruan qeverisë meksikane mbështetje inteligjence në operacionin që solli eliminimin e kreut të kartelit famëkeq të Jalisco Nueva Generacion.
Pak minuta përpara se kryetari i Partisë Demokratike të njoftonte diversifikim të protestës së të shtunës nga ana e opozitës, në Kuvend, demokratët u shfaqën me një tjetër sjellje.
E ardhmja e Benjamin Pavard është shndërruar në një rebus. Mbrojtësi po përjeton një sezon të turbulluar në Ligue 1 e shënjuar nga dëmtimet, uljet në pankinë dhe kritikat nga ana e tifozerisë.
SPAK ka vendosur të mos fillojë hetime për kallëzimin e bërë nga Partia Demokratike ndaj Niko Peleshit, si kryetar i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka pritur në takim të hënën, Peter Sorensen, emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosova – Serbi.
Java e 25 e Kategorisë Superiore u mbyll këtë të dielë me ndeshjet mes Tiranës dhe Teutës dhe Flamurtarit e Partizanit. Në përfundim të kësaj jave është përzgjedhur formacioni dhe trajneri më i mirë, një përzgjedhje që është bërë nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave
Sali Berisha ka paralajmëruar se protesta e radhës, të shtunën, do të jetë një kryengritje që kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve.
Kreu i ARRSH, Ami Kozeli, ka folur rreth situatës së aksit Përrenjas-Librazhd, pas rrëshqitjes së dherave.
Gjykata ka liruar 18 të arrestuarit gjatë protestës së dhunshme të opozitës më 10 shkurt, mes të cilëve 3 të mitur.
“Lakuriq” është ekspozita me të cilën Oltsen Gripshi eksploron qenien njerëzore, duke e vendosur në një kontekst shoqëror, politik dhe historik.
Në rrugët e fshatit Lazarat sot sheh kryesisht të moshuar dhe gra të veshura me të zeza.
Për të pestën herë në disa zona bujqësore, në Lushnjë dalja e lumit nga shtrati ka shkaktuar përmbytje të mëdha.
25 të rinj nga mbarë bota kanë zgjedhur Shqipërinë për një mision që në fakt do të duhej ta udhëhiqnin vetë të rinjtë shqiptarë: Mbrojtjen e ekosistemit të lumit të fundit të egër në Evropë, Vjosa.
Fundjava që sapo u mbyll ka rezultuar shumë pozitive për futbollistët e kombëtares shqiptare, teksa sfidat e playoffit të Botërorit 2026 po afrojnë çdo ditë e më shumë. Disa prej tyre kanë qenë protagonistë direkt në ndeshjet e klubeve të tyre, të tjerët kanë dhënë një kontribut të madh në fushën e lojës.
Klima te Milani është nxehur orët e fundit për shkak të vendimeve të fundit arbitrare që sipas drejtuesve të klubit kuqezi kanë manipuluar garën për titullin.
Tre persona u vranë në sulmet ajrore ruse gjatë natës në rajonet e Zaporizhias dhe Odessas, thanë autoritetet lokale, në prag të përvjetorit të katërt të fillimit të pushtimit rus.
Irani paralajmëroi se çdo sulm në territorin e tij, përfshirë ato të kufizuara, do të shihej si një “akt agresioni”, ndërsa tensionet me Shtetet e Bashkuara po rriten ndjeshëm.
Ceremonia e 79-të e ndarjes së çmimeve BAFTA, ngjarja më e lartë e Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit, u zhvillua të dielën në qendrën kulturore Southbank.
Këshilli i Imunitetit është mbledhur sot për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Ngurrimi fillestar i BE-së për nismën e Donald Trumpit, ia lë vendin pranimit: Diplomatët më të lartë të bllokut takohen sot në Bruksel me Nikolay Mladenov, një ish-politikan bullgar i emëruar nga presidenti amerikan për menaxhimin e këtij organizmi.
Qeveria e Islandës po shqyrton mundësinë e një referendumi për të rifilluar negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian, me votimin që mund të zhvillohet që në gusht 2026, sipas informacionit të raportuar nga Politico.
ARRSH ka dhënë një njoftim zyrtar rreth situatës në aksin Përrenjas-Librazhd, pas rrëshqitjes së dherave.
Policia e Tiranës ka proceduar disa shtetas për vepra të ndryshme penale.
Nga Spanja vjen një lajm i bujshëm me protagonistë Diego Pablo Simeonen dhe Interin. Sipas programit ‘El El Chiringuito de Jugones’, trajneri argjentinas do të largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit dhe madje ka arritur edhe një marrëveshje paraprake me Interin për sezonin 2026-27.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ka organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “NDËRMOLLASI 2”.
Pas Derbit të Italisë mes Interit dhe Juventusit, Serie A u pushtua nga të tjera polemika që këtë radhë përfshin sfidën mes Milanit dhe Parmës ku në qendër të vëmendjes ishte goli i Troilit që i dha fitoren Parmës dhe që e çoi Milanin 10 pikë prapa Interit.
Aktivistët kanë varur një foto të Princit Andrew në Muzeun e Luvrit në Paris, Francë, për t’i treguar ish-dukës “si do ta kujtojë bota” pas arrestimit të tij.
Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së (CBP) njoftoi se do të ndalojë mbledhjen e tarifave të vendosura sipas Aktit të Fuqive Ekonomike të Emergjencës (IEEPA) nesër, të martën, në orën 12:01 sipas orës lokale, pas vendimit të Gjykatës Supreme që shfuqizoi të ashtuquajturat tarifa “hakmarrëse” të Presidentit Donald Trump.
Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është arrestuar sot në pikën kufitare të Bllacës, pas më shumë se një viti në arrati.
Sllovakia dhe Hungaria kanë akuzuar Ukrainën se po e ndalon qëllimisht kalimin e naftës ruse përmes naftësjellësit “Druzhba”, dhe kërcënojnë me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe ndihmat e Bashkimit Europian.
Një valë e gjerë dhune ka përfshirë Meksikën pas vrasjes së baronit të drogës Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, gjatë një operacioni ushtarak në shtetin e Jalisco.
Një operacion i ushtrisë së Meksikë që përfundoi me vrasjen e baronit të drogës Nemesio Oseguera, i njohur si “El Mencho”, u mbështet nga informacione inteligjence të siguruara nga një njësi e re e Pentagoni, raportoi Reuters duke cituar zyrtarë amerikanë.
Dy persona kanë dhunuar me sende të forta 34-vjeçarin, pas sherrit për motive të dobëta në një lokal.
Dy persona në Vlorë janë vënë në pranga pasi iu gjetën 57 kilogramë kanabis.
Shqipëria dhe Jordania bëjnë një tjetër hap për të intensifikuar dialogun politik dhe për të nxitur një bashkëpunim më të madh ekonomik.
Qyteti i Nju Jorkut është në mes të një prej stuhive më të fuqishme dimërore të viteve të fundit, me autoritetet që paralajmërojnë për reshje dëbore që mund të kalojnë 60 cm dhe kushte potencialisht kërcënuese për jetën.
Filmi “One Battle After Another”, komedia e zezë nga regjisori amerikan Paul Thomas Anderson që tregon historinë e persekutimit të ish-revolucionarëve nga supremacistët e bardhë në Shtetet e Bashkuara, fitoi çmimin BAFTA për filmin më të mirë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku vlerëson energjinë krijuese të nxënësve që po përgatiten për Festivalin e parë të Shkencës në gjimnazet tona.
Një operacion i gjerë ushtarak në shtetin perëndimor të Jalisco ka çuar në vdekjen e Nemesio Oseguera-s, i njohur si “El Mencho”, udhëheqës i kartelit të fuqishëm Jalisco New Generation Cartel (CJNG).
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se vendi i tij nuk do t’i dorëzojë territore strategjike Rusisë në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi, duke paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin “e ka filluar tashmë Luftën e Tretë Botërore”.
Trupi i pajetë i një burri 55-vjeçar u gjet sot në një plazh në Noumea, kryeqytetin e Kaledonisë së Re, pasi ai dyshohet se u sulmua nga një peshkaqen teksa po bënte windsurf.
23 të burgosur politikë në Venezuelë u liruan të dielën sipas një ligji për amnisti të miratuar nën presionin e SHBA-së, njoftoi organizata joqeveritare Foro Penal, duke shënuar një fazë të re në lirimin e të burgosurve që përmendin arsye politike.
Moti sot parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në një pjesë të madhe të territorit në orët e mesditës.
Harry Kane nuk ndalet kurrë së shënuari gola për Bayern Munich, gjë që e bën atë gjithmonë një lojtarë tërheqës për çdo ekip.
Shanset e José Mourinho për t’u rikthyer në krye të Real Madrid duket se kanë rënë përfundimisht, pas komenteve të tij lidhur me çështjen e racizmit ndaj Vinícius Júnior.
Janë bërë publike pamje nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e 20 shkurtit në Tiranë, ku 31-vjeçari Egli Pashollari mbeti i vrarë pas një sulmi me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.
Një alpinist 50-vjeçar humbi jetën pasi u përfshi nga një ortek në zonën e skive Merano 2000 në Itali në zonën e Qafës Missensteiner.
Autoritetet shtetërore ishin në dijeni të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha gati dy muaj përpara 20 shkurtit.
Roma përforcon vendin e katërt në këtë javë të Serie A. Skuadra e drejtuar nga Gasperini bëri detyrën ndaj Cremoneses duke e mundur me rezultatin e pastër 3-0 për t’iu shkëputur me 4 pikë Juventusit të vendit të pestë dhe duke u barazuar me Napolin në vendin e tretë me 50 pikë
Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që nisi me grumbullimin e studentëve në Qytetin Studenti dhe përfundoi me rënien e bustit të Enver Hoxhës në qendër të Tiranës.
Me finalen spektakolare të hokejit mbi akull u mbyllën zyrtarisht garat e Lojërave Olimpike Dimërore ‘Milano Cortina 2026’, që nga 6 shkurti deri sot u zhvilluan në disa zona të Italisë veriore.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shpreh habi për faktin se Irani ende nuk ka bërë lëshime përballë rritjes së pranisë ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme. Këtë e bëri të ditur i dërguari i tij special, Steve Witkoff, në një intervistë për Fox News.