La Liga/Vedat Muriqi gjunjëzon Real Madrid, ‘Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas(VIDEO)
Roberto Mancini e lë për momentin pankinën e Al Sadd. Ishte vetë trajneri që e komunikoi përmes një komunikate të përbashkët me klubin nga Katari të publikuar në rrjetet sociale.
‘Në bazë të një marrëveshjeje mes trajnerit tonë Roberto Mancini dhe drejtuesve të klubit, u vendos që trajneri të linte skuadrën pas ndeshjes së AFC Champions League Elite për shkak të një problemi mjekësor në familje-lexohet në komunikatë- Pas zhvillimeve në rajon, Mancini u nis sic ishte parashikuar, por gjithsesi, për shkak të situatës me fluturimet nuk ka mundur të kthehet në vend’
Por nuk bëhet fjalë për një largim përfundimtar duke qenë se po punohet për kthimin e trajnerit në rastin e parë që do të jetë e mundshme. Me fjalë të tjera nuk do te këtë divorc mes Mancinit dhe Al Sadd që kryeson kampionatin në Katar pas 17 javësh me trajnerib 61 vjeçar që u fol për një kalim të mundshëm te Sampdoria. Dhe jo rastësisht, tifozë të shumtë të skuadrës xhenoveze po këmbëngulin për një rikthim të ish trajnerit të kombëtares italiane në Liguria për të ndihmuar Sampdorian që edhe këtë vit është në zonën e rënies nga kategoria në Serie B.
View this post on Instagram
Top Channel