“Live nga perla që e sollën këtu pasi dikush e përzuri nga Shqipëria”/ Rama mesazh për protestuesit kundër projektit të Zvërnecit nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani… 04/06 23:19
Në orën 10:00 opozita do të nisë protestën para Parlamentit.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se deputetët e Partisë Demokratike janë duke u mbledhur në selinë blu.
Pas tyre ka mbërritur dhe kryedemokrati, Sali Berisha, i cili është pritur me brohoritjen e mbështetësve, duke thënë ‘ja këta janë përfaqësuesit e shqiptarëve’.
Që prej mbrëmjes së të mërkurës Parlamenti është blinduar dhe ka shtuar masat e sigurisë, për të shmangur përshkallëzimin e protestës.
Parlamenti është rrethuar me gardh metalik për tubimin e Partisë Demokratike.
Top Channel