Tensionet në Lindjen e Mesme, sa të rrezikuar jemi? Rama për “Le Point”: Do të blejmë sisteme mbrojtëse, Shqipëria nuk ka një qëndrim të unifikuar të BE-së
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të enjte emërimin e dy ambasadorëve të rinj të Shqipërisë në misione të rëndësishme diplomatik.
Jeta Kreka është emëruar Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Katar, dhe Bardhyl Kollçaku në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në NATO.
“Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 138, datë 12.3.2026, dekretoi sot emërimin e znj. Jeta Kreka në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në Shtetin e Katarit, rezident.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 139, datë 12.3.2026, dekretoi sot emërimin e z. Bardhyl Kollçaku në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në NATO, rezident”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Top Channel