Koreja e Veriut vë në punë anijet 5 mijë tonëshe, Kim Jong Un: Do pajisin marinën detare me armë bërthamore 24/06 10:20
Një tjetër incident i rëndë ndodhi në Bejrut, ku 8 persona humbën jetën dhe 81 të tjerë u plagosën pas një sulmi me dronë nga forcat izraelite.
Sipas mediave libaneze, mbrëmë sulm me dronë nga Izraeli u krye në një pikë ku shumë prej personave të zhvendosur po qëndrojnë përkohësisht në tenda.
Sipas informacionit, kjo zonë specifike nuk është e lidhur me pozicionet e Dahiyas ose Hezbollahut.
Në të njëjtën kohë, siç vërehet nga pamjet që qarkullojnë në internet, njësitë e ushtrisë libaneze kanë operuar në zonë që nga mëngjesi i sotëm, duke u përpjekur të largojnë një predhë të pashpërthyer nga trotuari, me qëllim shmangien e një rreziku të ri për qytetarët.
Top Channel