09:30
‘Bar kafe-në’ e pa regjistruar te Tatimet dhe ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet 28 vjeçari nga Tepelena
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 28-vjeçar, banues në Tepelenë, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientin “Bar-Kafe”, të administruar prej tij në rrugën “Studenti”, u konstatua se ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, si dhe ky subjekt ushtronte aktivitetin pa u regjistruar në organet përkatëse.