Qyteti i Tiranës është sot disa herë më i pastër se tetë vjet më parë, pavarësisht zhvillimit dhe rritjes së numrit të banorëve dhe turistëve.
NASA po përgatit një mision me vlerë 1 miliardë dollarë në asteroidin “Psyche”, i cili në ekonominë hapësinore do të “vlerësohej” që kërkimi rreth tij kushton 75,000 herë më shumë se ekonomia aktuale botërore.
Roma dhe Lazio i kanë kushtuar një pjesë të “Hall of Fame” në stadiumin Olimpico, Sinisa Mihajlovic, i cili nëse do të ishte gjallë sot do të kishte mbushur 54 vjeç.
Poshtë ndërtesës gjigante të parlamentit të Moldavisë kalon një paradë e njerëzve që ardhur nga i gjithë vendi, secili me historinë e tij të varfërisë e zemërimit, thuhet në një reportazh të rrjetit britanik BBC.
Rusia përbën kërcënim të qartë ushtarak në zonën e afërt me Suedinë, mirëpo forcat e saj tani janë të angazhuara në luftën në Ukrainë, ka thënë të hënën Shërbimi suedez i Inteligjencës dhe Sigurisë ushtarake (MUST).
Rozmarina është një bimë shumë e përhapur në rajonin e Mesdheut.
Charles De Ketelaere u transferua në verë te Milan, megjithatë duket se ende nuk e ka gjetur veten 100% te “Djalli”, të paktën sa i përket golit, me të cilin ka “flirtuar”, por ende nuk e ka gjetur.
Një 70-vjeçar dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në kapanonin e makinës pranë banesës së tij në Bulqizë, për pasojë ka mbetur i dëmtuar.
Iranianët kanë nisur protesta të reja kundër Qeverisë në dhjetëra lagje në kryeqytetin iranian, Teheran, si vazhdimësi e protestave që janë zhvilluar me muaj në këtë shtet, pas vdekjes një 22-vjeçares Mahsa Amini.
Japonia ka zbuluar një paketë të re ndihme financiare prej 4.6 miliardë funtesh për të ndihmuar Ukrainën në betejën e saj kundër Rusisë.
Një 18-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike.
Autobusi besohet se transportonte dasmorë nga kryeqyteti i Pakistanit, Islamabad drejt Lahore kur pësoi aksidentin e rëndë, shkaqet e të cilit nuk dihen ende.
Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë për të luftuar inflacionin ka dhënë efekt të drejtpërdrejtë tek kreditë dhe depozitat e qytetarëve.
Politikani i burgosur i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka thënë se humbja ushtarake e Moskës në Ukrainë është “e pashmangshme”, edhe nëse Kremlini dërgon më shumë trupa në betejë.
Trupi i Cristian Atsu ka mbërritur mbrëmë në vendin e tij Gana me roje nderi, një ditë pasi u gjet mes rrënojave të tërmetit shkatërrimtar në Turqi.
Ndonjëherë sa më shumë që gjërat qëndrojnë njësoj, aq më shumë ndryshojnë.
Fëmijët nën 5 vjeç në SHBA po humbasin ushqimin jetësor duke pirë pije me sheqer dhe duke lënë jashtë frutave dhe perimeve, thotë një raport i ri nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Një 32-vjeçar është paraqitur i plagosur në Spitalin Rajonal Shkodër.
Një thesar i paçmuar i varrosur nga një familje polake që largohej nga Lufta e Dytë Botërore, është zbuluar 80 vjet më vonë nga gjenerata e saj e ardhshme.
Austin Butler vazhdoi suksesin e sezonit të çmimeve duke marrë çmimin e filmit BAFTA për aktorin më të mirë gjatë ceremonisë së së dielës.
Një letër e humbur prej kohësh nga Xhorxh Uashingtoni lë të kuptohet për problemet financiare të presidentit të parë dhe pritet të arrijë në 50,000 dollarë në ankand.
Qindra banorë të fshatrave të Dukagjinit, në Shkodër, kanë protestuar kundër premtimeve të pa mbajtura të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për rikonstruksionin e rrugës që lidh 31 fshatra.
Për të lehtësuar edhe më shumë qarkullimin e mjeteve, e gjithë “Unaza e Vogël” në kryeqytet do të shtrohet me asfalt të ri dhe do të pajisen me sinjalistikën e nevojshme.
Shumë prindër i drejtohen ilaçeve kur fëmijët e tyre fillojnë të shfaqin shenja të temperaturës, por pediatrët po paralajmërojnë se mund të mos jetë e nevojshme.
Provincat e Kinës dhe Florida janë ndër rajonet më të rrezikuara nga klima në botë, zbulon analiza
Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e ish-zyrtares Alda Klosi për zbutje të masës së sigurisë dhe vendosi ta lërë në burg.
Nëse keni një shoqe që i përket shenjës së Peshqve, jeni me shumë fat. Ato të kuptojnë më mirë se kushdo tjetër.
Një anije çisternë me 22.500 ton naftë është sekuestruar nga policia në Durrës, e cila bllokoi dhe ekuipazhin e saj prej 22 personash.
Pas Turqisë, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken mbërrin sot pasdite në Athinë
Më 20 shkurt 2023, Hëna e Re te Peshqit do të nxjerrë në sipërfaqe pyetjen se ku duhet të ndërmarrim veprime apo të ndalojmë dhe t’i lëmë gjërat të marrin rrjedhën e tyre. Gjatë sezonit të Peshqve, universi gjithmonë na lejon të shkojmë me rrjedhën e gjërave.
Këtë sezon shiriti i kapitenit tek Inter ka “shëtitur” në shpatullën e Milan Skriniar, Samir Handanovic por edhe Lautaro Martinez.
Një 37-vjeçar që kishte fshehur kanabis në automjetin që drejtonte është arrestuar në Durrës, ndërsa është vënë nën hetim pasagjeri.
Mund të humbisni peshë për një javë nëse konsumoni mandarina.
Fëmijët e lindur në Argjentinë marrin automatikisht nënshtetësinë argjentinase dhe ky konsiderohet si shkak për shtimin e turisteve shtatzëna.
Dokumentari Navalny, me regji nga kanadezi Daniel Roer, e ka fituar çmimin BAFTA si dokumentari më i mirë nga Akademia britanike e Filmit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tokyo, Japoni, në datat 21 deri në 25 Shkurt, në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike mes dy Shqipëri- Japoni.
Kërcënimet e Penianit për kundërveprime të fuqishme e të paprecedent nuk e kanë penguar mbajtjen e stërvitjes së përbashkët ajrore me avionë bombardues strategjikë amerikanë mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.
Presidenti ukrainas Volodimyr Zelensky e ka telefonuar menjëherë shefin e Elizese, Emmanuel Macron pas pohimeve të bëra nga ky i fundit për gazetën ‘Le Journal du Dimanche’ ku tha se Franca donte ta shihte Rusinë të mundur në Ukrainë, por jo të shkatërruar.
Qeveria shqiptare i hapi dritën jeshile ekstradimit të një blogereje ruse, e cila u arrestua në gusht të vitit 2022 me akuzën e spiunazhit, pavarësisht frikës së avokatëve të saj se mund të përballen me shkeljen e të drejtave të njeriut nëse kthehet në Rusi, shkruan Euractiv.
PS depoziton në Kuvend kërkesën për përjashtim 10 ditë nga Kuvendit për gjashtë deputetët e PD-së dhe dyfishim të masës për Edmond Spahon.
Katër persona janë vënë pranga pasi shpërndanin doza kanabisi në Shkodër, ndërsa një 21-vjeçari iu gjet armë.
Një administrator dhe dy punojës të një firmë ndërtimi janë vënë në pranga pasi u kapën në flagranë duke kryer punime të paligjshme në një ndërtesë 4-katëshe.
Vullnetarët në Turqi kanë vendosur tullumbace të kuqe mbi rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti tragjik i 6 shkurtit, për të kujtuar fëmijët që humbën jetën.
Më 20 shkurt 2023, Hëna e Re te Peshqit do të nxjerrë në sipërfaqe pyetjen se ku duhet të ndërmarrim veprime apo të ndalojmë dhe t’i lëmë gjërat të marrin rrjedhën e tyre.
Në vendin tonë shërbimi i psikologut zyrtarisht daton në vitin 1996, me hapjen e departamentit të parë të Psikologjisë në Universitetin e Tiranës.
Një nga gazetat më të mëdha në botë, prestigjozja New York Times, i ka kushtuar këtë fundjavë një artikull të posaçëm Tiranës, duke u fokusuar te transformimi i Piramidës, nga mazoleumi i ish diktatorit komunist në një qendër për teknologjinë dhe inovacionin për të rinjtë dhe fëmijët.
Pekini do të japë një subvencion mujor prej 6 dollarësh në para për banorët me të ardhura të ulëta për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të ushqimeve, një lëvizje që ka zemëruar papritur shumë në internet që thonë se shuma është shumë e ulët.
Rebel Wilson dhe Ramona Agruma janë fejuar, ka ndarë të dielën në Instagram aktorja australiane .
Megan Fox u kthye në Instagram të dielën për të kritikuar thashethemet për marrëdhënien e saj me të fejuarin Machine Gun Kelly.
Policia e Elbasanit arrestoi dy persona të cilët dyshohen se me mjetin tip “BMW” të mbushur me armë do të bënin atentat ndaj një biznesmeni.
Policia spanjolle ka gjetur dy vizatime 100-vjeçare të piktorit surrealist Salvador Dali që u vodhën vitin e kaluar në Barcelonë.
Në një vizitë të pa njoftuar dhe krejtësisht të papritur, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden mbërriti në kryeqytetin e Ukrainës Kiev, ku shtrëngoi duart për të parën herë me Volodymir Zelenskyn në vendlindjen e këtij të fundit.
Një numër çuditërisht i madh japonezësh thonë se udhëtimi nuk është më prioritet për ta.
Një sherr banal në një bar të ishullit Mykonos, është kthyer në tragjedi.
Holta Zaçaj zgjidhet sot kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese.
Një 44 vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë më shkop bejsbolli një person tjetër për motive të dobëta, pas një konflikti mes tyre.
Në Londër u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve BAFTA, British Academy Film Awards, të njohur ndryshe si “Oscar-ët britanikë”.
Catherine, Princesha e Uellsit, i kushtoi vëmendje elegancës mbretërore në BAFTA të dielën mbrëma, duke kombinuar një fustan të Alexander McQueen me një palë vathë prej 28 dollarësh nga marka Zara.
77-vjeçari Shefki Bylykbashi, i cili dy ditë më parë vrau djalin e tij 50- vjeçar me çekiç u la në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë.
Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen si të dyshuar për raste të disa vjedhjeve gjatë muajve janar dhe shkurt në Tiranë.
Shefki Bylykbashi, 77-vjeçari i cili dy ditë më parë vrau djalin e tij 50-vjeçar pritet të njihet sot me masën e sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë.
Një turist australian është vrarë nga një peshkaqen teksa të pranishmit të tmerruar panë skenën në në ujërat e Kaledonisë së Re në Paqësorin Jugor, terrritor francez.
Zelanda e Re ka thënë se rindërtimi pas ciklonit Gabrielle do të kushtojë miliarda dollarë, në të njëjtin nivel me tërmetin në Christchurch të 12 viteve më parë.
Çdo të hënë mësimi në shkollat e Shqipërisë nis me himnin kombëtar, e kthyer në traditë tashmë.
Një studim i ri mbi majmunët makakë ka treguar se shtatzënia mund të lërë një gjurmë të qëndrueshme në skelet.
Fokusi i viteve të fundit është në zhvillimin e qëndrueshëm dhe tranzicionin drejt një ekonomie të gjelbër. Por çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
Në një rrugë të ngarkuar në periferi të Tbilisit, restoranti Pan Varenki është më modest.
Gati 40 vetë kanë humbur jetën nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Brazil.
Presidenti malazez tha në një intervistë për DW se Rusia ishte përpjekur të pengonte anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe se konflikti në Ukrainë ka potencial të zgjerohet edhe në zona të tjera.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, zhvilloi në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takime me kryeministrin e Kosovës, Kurti, dhe presidentin e Serbisë Vuçiç.
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrushme atmosferike falë masave ajrore me origjinë perëndimore këtë javë.
Nëntorin e kaluar, para se Cristiano Ronaldo të niste grumbullimin me Portugalinë për Botërorin “Katar 2022”, dha intervistën e famshme me gazetarin e njohur Pierce Morgan, duke paralajmëruar largimin nga Manchester United, ku nuk u kthye as pas përfundimit të Botërorit.
Gjermania, Irlanda dhe artet marciale kineze ishin në qendër të vëmendjes teksa kinemaja britanike shpërndau çmimet e saj BAFTA të dielën, me më pak se një muaj nga fillimi i ceremonisë se Oscars.
Një vit pas fillimit të sulmit rus në Ukrainë, miliona civilë janë zhvendosur për shkak të luftimeve.
Bayer Leverkuseni pësoi humbjen e dytë brenda tri ditësh. “Aspiranat”, pas disfatës në shtëpi me rezultatin 2-3 përballë Monacos, e vlefshme për Europa League, u mundën përsëri në shtëpi nga Mainzi me rezultatin 1-2.
Mijëra njerëz të veshur me ngjyra marshuan përgjatë shëtitores kryesore në portin verior të Kroacisë të Rijekës gjatë paradës së saj vjetore të karnavaleve, një nga më të mëdhenjtë në Evropë.
Kina po konsideron t’i japë Rusisë armë dhe municion për luftën në Ukrainë, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken. Z. Blinken i tha CBS News se kompanitë kineze tashmë po ofronin “mbështetje jo vdekjeprurëse” për Rusinë – dhe informacionet e reja sugjeronin se Pekini mund të ofronte “mbështetje vdekjeprurëse”.
Vdekja e futbollistit Christian Atsu, trupi i të cilit u gjet në rrënojat e qytetit Hatay, ka trishtuar botën e futbollit dhe, në veçanti, ata që e njihnin më mirë.
Ukraina ka goditur dhe rrëzuar të paktën gjashtë balona që fluturuan mbi Kiev të mërkurën, sipas informacioneve që disponon zbulimi britanik.
Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e Republikës Serbe në Kosovë.
Rusia ka mbetur e pakënaqur me komentet e presidentit francez të bëra gjatë një interviste për gazetën ‘Le Journal du Dimanche’.
Atletico Madrid regjistroi fitoren e dytë radhazi me rezultatin 1-0.
Një gazetar dhe spiker i mirënjohur , punësuar në një prej televizioneve më të mëdha franceze është pezulluar nga detyra pas akuzave se ka transmetuar lajme të paguara.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti të dielën në Turqi për një vizitë zyrtare.
Adil dhe Ndriçim Tola janë asfiskuar nga mungesa e ajrit brenda një shpelle në malin e Klenjës në Bulqizë.
Edhe Borussia Dortmund në krye të Bundesligës bashkë me Bayern Munchen. Verdhezinjtë triumfoi 4-1 ndaj Hertha Berlin në “Signal Iduna Park”.
Një histori e bukur dashurie me Edvinin, një emigrant shqiptar në Itali ndryshoi krejtësisht jetën e Giuseppina Ciccociopo-s, apo Pinës siç e thërrasin.
Për herë të parë Karnavalet në Shkodër u zhvilluan në vitin 1860 dhe kjo traditë po vijon ende edhe sot.
Kjo është Matilda, nxënëse në klasën e 5-të të shkollës “Ndoc Mazi “ në Shkodër, e cila është nisur shumë herët nga fshati i saj, në këmbë për të mbërritur në mësim.
Reforma në ushtri ish-majorin Shenasim Sadikaj, nga Levani Fierit e detyroi atë që në vitin 2003 të merrej me tregtinë e pulave të importit.
Ministria e Energjisë ka dërguar në parlament projektligjin për nxitje ne burimeve të rinovueshme, i cili vjen si një version i përmirësuar nga ligji aktual i miratuar në 2017-ën .
Prokuroria e Tiranës pushoi hetimet për Klodian Gradecin, ish-drejtori i hidrokarbureve pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe një vartës të tij të dyshuar për shpërdorim detyre, me pretendimin se pas denoncimit të drejtorit të përgjithshëm të Albpetrol, nuk gjeti të dhëna për dëmin e shkaktuar prej 1.5 milionë dollarë.
Banorët e “Big Brother VIP” zhvillojnë program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Banorët në Turqi kanë vendosur mbi rrënoja tullumbaca të kuq për të nderuar fëmijët që mbetën viktima të tërmetit tragjik në Turqi.
Juventusi e mbylli në epërsi të një goli pjesën e parë të takimit me Spezian në transfertë.
Në ambientet e Parkut Olimpik “Feti Borova” u zhvillua këtë fundjavë “Taekwondo Family”, ku për herë të parë fëmijët stërviten dhe marrin leksione bashkë më prindërit e tyre në një seancë Taekwondo.
Nëntë persona kë rezultuar pozitivë me Covid-19 gjatë 24-orëve të fundit në vend nga 216 testine
Borussia Dortmund ndodhet në formë fantastike.
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, deklaroi se nuk ka indikacione se autoritetet shtetërore apo institucionet e Malit të Zi kanë marrë pjesë në ndonjë mënyrë në përpjekjen ruse për të sulmuar Moldavinë, transmeton agjencia e lajmeve, Beta.