Ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është lënë në burg pasi Apeli i GJKKO-së rrëzoi kërkesën e tij për zbutje të masës së sigurisë.

Edhe për Alma Kacin, vajzën e përfshirë në video, %shtë lënë masa e vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, arrest shtëpie.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici u arrestua para disa javësh me kërkesë të SPAK, pasi ai ishte vënë nën hetim në momentin e publikimit të një videoje intime të tij me një vajzë në ambientet e zyrës në bashki.

Gjici dyshohet se po kryente korrupsion me një tender dhe pas verifikimeve në bashkinë e Kukësit.

Pas publikimit të videos, Safet Gjici dha dorëheqjen nga detyra duke thënë se ishte pre e një kurthi dhe se ishte treguar mendjelehtë ndërsa kishte patur një lidhje intime me vajzën që u shfaq në video.

Safet Gjici sapo kishte fituar zgjedhjet lokale më 14 maj dhe priste që të rimerrte zyrtarisht detyrën në krye të bashkisë.  Pas shkarkimit nga detyra vendin e tij e ka zënë nënkryetari Granit Gjana.

Gjici duhet të qëndrojë nën arrest me burg, sipas prokurores së SPAK, Manjola Kajana, e cila theksoi se në zyrat e bashkisë i dyshuari fitoi favore seksuale në këmbim të një tenderi.

Top Channel