E hënë, 10 Gusht 2026
15:38
Rekord i ri fluturimesh, mbi 242 mijë në 7 muaj/ Karakaçi: Masa të shtuara për përballimin e fluksit

Vendi ynë po përjeton një tjetër sezon rekord sa i takon trafikut ajror. Rritja e numrit të fluturimeve dhe e pasagjerëve ka sjellë një ngarkesë të shtuar për strukturat që menaxhojnë hapësirën ajrore, veçanërisht gjatë muajve të verës.

15:33
Odiseja sjell turistë në Itakë/ Bum vizitorësh pas filmit të Nolanit, edhe pse asnjë skenë nuk u xhirua në ishullin grek

Itaka, ishulli grek që besohet të jetë atdheu i Odisesë në poemën e Homerit, po përballet me një bum turistësh, pas publikimit të filmit të Christopher Nolan, The Odyssey.

15:26
“Vapa” rriti inflacionin/ Transporti shtrenjtohet 8% në vit, ushqimet dhe banesa rëndojnë familjet

Korriku, muaji i pushimeve dhe i shpenzimeve më të larta për shumë familje sjell një tjetër rritje të çmimeve.

15:26
Cucurella dhe transferimi te Reali i Madridit: Është e pamundur të refuzosh një klub të tillë

Marc Cucurella do të jetë pjesë e Realit të Madridit sezonin e ardhshëm.

15:17
Flakët ndizen nga dora e njeriut, zjarrfikësit: Shumica e vatrave shkaktohen gjatë djegies së mbetjeve bujqësore

Në temperaturat përvëluese të këtij mesi gushti në Shqipëri, për shkak edhe të thatësirës dhe më së shumti të pakujdesisë së njerëzve, në 24 orët e fundit janë aktivizuar 23 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë të jenë aktive dhe të sfidojnë shërbimin zjarrfikës dhe emergjencat civile.

15:08
‘Kërko falje dhe fillo punën’/ Mesazhi që Atletico Madrid do t’i japë Julian Alvarez

Atletico Madrid nuk lëviz asnjë milimetër nga qëndrimi i tij në lidhje me çështjen Julian Alvarez. Ashtu sic ishte parashikuar, sulmuesi argjentinas këtë të hënë u kthye në Madrid duke iu bashkuar skuadrës dhe siç ndodh zakonisht kreu vizitat mjekësore me Los Colchoneros.

14:55
Oqeanet arrijnë temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë, shkencëtarët paralajmërojnë për përshkallëzim të klimës ekstreme

Oqeanet e botës kanë regjistruar temperaturat më të larta të matura ndonjëherë gjatë muajit korrik, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se kombinimi i ngrohjes globale me fenomenin El Niño mund të sjellë valë të reja nxehtësie dhe fenomene ekstreme të motit.

14:39
Deklarata e Vuçiçit për lumin Ibër, reagon ministri Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Ministria e Jashtme ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër dhe përfshirjen e ekspertëve dhe institucioneve serbe në shqyrtimin e kësaj mundësie.

14:34
FSHF i drejtohet Presidencës për pasaportat, Tefik Osmani: Si është e mundur që procedurat për Rrahmanin e Kosovës ecin, ndërsa për të Kombëtares…

Procedurat për pajisjen me pasaportë shqiptare të disa futbollistëve dhe futbollisteve të rinj që synojnë të përfaqësojnë Shqipërinë në ekipet kombëtare të moshave janë bërë pjesë e një debati publik mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Presidencës.

14:34
I dënuar për trafik droge në Itali, kapet në Durrës 43-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi

Durrës/Operacione të njëpasnjëshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni i koduar “Wanted 37”. Lokalizohet dhe kapet një shtetas i dënuar në Itali, me 14 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike. Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Itali, nëpërmjet Interpol Tiranës, si dhe i […]

14:31
Mbi 50 hektarë të djegura në Koilaç të Mallakastrës, banorët: Na u shkrumbuan të gjitha

Mbi 50 hektarë tokë me ullishte, vreshta, sera diellore dhe pemëtari janë përfshirë nga flakët në fshatin Koilaç të Mallakastrës.

14:15
Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij

I dënuari me burgim të përjetshëm Ardian Çapja nuk mori pjesë në varrimin e nënës së tij. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk i dha leje të dënuarit, i cili ndodhet në një institucion të sigurisë së lartë.

14:14
Shkrihet për herë të dytë brenda një viti IMT-ja në Himarë, Vangjel Tavo: Punonjësit nuk përmbushën detyrat dhe pati abuzime me detyrën

Kreu i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, është shprehur se për të dytën herë brenda një viti, IMT-ja në Bashkinë Himarë shkrihet.

14:13
Përtej letrës së hapur, UEFA, CONCACAF dhe AFC po mendojnë të organizojnë turne alternative

Këtë të hënë 3 konfederata futbolli, ajo evropiane UEFA, ajo amerikanoqendrore CONCACAF dhe ajo aziatike AFC, publikuan një letër të hapur të përbashkët duke kritikuar ashpër FIFA e sidomos presidentin e saj Gianni Infantino.

14:07
Po kultivonte bimë narkotike në banesë, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari në Krujë

Një 62-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Krujës, pasi u kap në një parcelë ku kishte kultivuar bimë të dyshuara narkotike.

13:57
Kush është Mohsen Rezaei, ish-komandanti i Gardës Revolucionare që mori postin kyç të sigurisë në Iran?

Irani ka emëruar Mohsen Rezaein, një prej figurave më të njohura të linjës së ashpër të regjimit, në postin e sekretarit të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare.

13:56
Frika nga një “provokim” i Moskës, Polonia dhe vendet baltike forcojnë mbrojtjen e objekteve strategjike

Polonia dhe shtetet baltike kanë forcuar masat e sigurisë rreth objekteve strategjike, përfshirë centrale energjetike, diga dhe infrastrukturën e gazit, për shkak të shqetësimeve se Rusia mund të organizojë një sulm të inskenuar për të fajësuar Ukrainën.

13:46
Liverpool, ende nuk ka një marrëveshje me PSG për Barcola, Arsenal kërkon të përfitojë

Bradley Barcola është drejt transferimit të tij në Premier League angleze. Paris Saint Germaini i ka hapur derën për t’u larguar futbollistit francez për të cilin kanë shfaqur interesin e tyre Liverpool dhe Arsenali.

13:38
Shpërthim pranë banesës në Lezhë dhe të shtëna me armë në Laç, policia nis hetimet

Dy ngjarje janë regjistruar gjatë natës në qarkun e Lezhës.

13:38
Kaos trafiku në Lezhë/ Radhë kilometrike në Milot-Balldren, rëndohet qarkullimi edhe drejt Shëngjinit

Fillimi i javës e ka gjetur Lezhën nën pushtetin e trafikut. Që në orët e para të mëngjesit, fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë vështirësi në qarkullim, me radhë të gjata dhe lëvizje të ngadalta në disa prej akseve kryesore.

13:33
Aleancë kundër refugjatëve, Meloni bashkohet me Frederiksen: Nuk pranojmë emigracion të pakontrolluar në Evropë

Me një mesazh të përbashkët në rrjetet sociale, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe homologia e saj daneze, socialdemokratja Mette Frederiksen, treguan se po bashkojnë forcat për frenimin “e emigracionit të pakontrolluar”, me argumentin se ka “ndikime negative për shoqërinë”.

13:10
Themeluesi i Amazon hyn në botën e futbollit, Jeff Bezos pranë blerjes së një kuote të Liverpool

Miliarderi Jeff Bezos hedh sytë nga bota e futbollit. Themeluesi i Amazon është shumë pranë blerjes së një kuote aksionesh të klubit mitik anglez Liverpool.

13:04
Deklaratat e Zelenskyt në Beograd kundër pavarësisë së Kosovës, Majko nxjerr foton me flamurin kuqezi në parlamentin ukrainas: Aleanca nuk përcaktohet nga…

Ish-deputeti Pandeli Majko ka reaguar pas deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd për Kosovën, duke sjellë në vëmendje marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe ukrainasve dhe një foto të realizuar në parlamentin e Ukrainës.

12:56
“Kosova të respektohet”, reagojnë mediat në Kiev për heqjen e flamurit të Ukrainës në Prishtinë

Nuk kaloi në heshtje në Ukrainë largimi i banerit nga qendra e Prishtinës, pas vizitës së presidentit Volodymyr Zelensky në Serbi dhe deklaratës së tij për Kosovën.

12:53
“E papranueshme”/ Deklarata e Zelenskyt për Kosovën, Berisha: Vjen në kundërshtim me vendimet e vendeve të NATO-s

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd lidhur me pavarësinë e Kosovës.

12:53
VV-ja: Kushtetuta nuk u shkel! Konjufca paralajmëron takime me PDK-në, LDK-në dhe AAK-në për institucionet

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se nuk është shkelje e Kushtetutës thirrja e seancës pas afatit 30 ditor të përcaktuar me aktgjykim nga Gjykata Kushtetuese.

12:46
Evropa Perëndimore përvëlohet, thatësira ul prurjet e lumenjve dhe krijon terren për përhapjen e zjarreve

Evropa Perëndimore regjistroi periudhën më të nxehtë qershor-korrik, ndërsa ndryshimet klimatike po nxisin një verë me temperatura ekstreme, thatësirë dhe zjarre.

12:43
Flakët kërcënojnë Athinën/ Evakuohet një fshat, 172 zjarrfikës luftojnë me erërat e forta në Atikë

Një zjarr i ri shpërtheu mëngjesin e së hënës në juglindje të Athinës, ndërsa erërat e forta po favorizojnë përhapjen e flakëve.

12:34
Ana e errët e WWE/ Nga Eddie Guerrero te Bray Wyatt, pse yjet e wrestling vdesin në moshë të re? Përjashtim bën… Hulk Hogan

Vdekja e Hulk Hogan në moshën 71-vjeçare riktheu vëmendjen te një prej realiteteve më të errëta të wrestling-ut profesionist: numri i lartë i yjeve që kanë humbur jetën në mosha shumë të reja.

12:26
Pesticidet kërcënojnë mjaltin, kimikatet bujqësore vrasin kolonitë e bletëve dhe ndotin produktet e tyre

Përdorimi i pesticideve në bujqësi po vë në rrezik jetën e bletëve dhe të njeriut.

11:51
Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh në Himarë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim 3 punonjës të IMT

Një 39-vjeçar është arrestuar në Himarë, pasi dyshohet se po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, një prej kateve të të cilit ndodhet nën tokë.

11:44
“Nuk respektoi marrëveshjen tonë”/ Kriza në futbollin italian, Malago i zhgënjyer nga deklarata e Paolo Maldinit

Pushimet verore janë larg për Giovanni Malagò, i cili po përballet me dy çështje të nxehta në futbollin italian: polemikat rreth emërimit të Diana Bianchedi-t dhe pasojat e largimit të Paolo Maldinit.

11:40
Video/ Zuckerberg përballet me yllin e UFC-së në mes të Liqenit Tahoe, Dvalishvili e hedh në ujë

Mark Zuckerberg zgjodhi një mënyrë të pazakontë për të vijuar stërvitjen e tij në artet marciale, duke u përballur me yllin e UFC-së, Merab Dvalishvili, në një duel të zhvilluar mbi një barkë në Liqenin Tahoe.

11:25
Zjarri në Krastë të Krujës nën kontroll, 50 efektivë të Forcave të Armatosura vijojnë operacionin në terren

50 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në Krastë të Krujës, ku prej ditës së djeshme po punohet për izolimin e plotë të zjarrit.

11:23
Përplasja e fortë në futbollin botëror/ UEFA, CONCACAF dhe AFC letër kritike ndaj FIFA-s dhe Infantinos: Futbolli nuk i përket një individi

Përplasja e fortë që ka shpërthyer në majat e futbollit botëror vazhdon.

11:22
Zjarret në Tiranë, arrestohet 70-vjeçari i dyshuar për dy zjarrvënie në Lundër dhe Shkozë

Një 70-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se është autori i dy zjarrvënieve të regjistruara gjatë dy ditëve të fundit në Lundër dhe Shkozë.

11:17
FSB-ja fiton pushtet të paparë në Rusi, gazetari Andrei Soldatov: Putini gjithnjë e më i varur nga shërbimet sekrete

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) ka rritur në mënyrë drastike ndikimin dhe fuqinë e tij që nga nisja e pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, ndërsa presidenti Vladimir Putin është bërë gjithnjë e më i varur nga shërbimet sekrete për kontrollin e shoqërisë, informacionin e luftës dhe ruajtjen e stabilitetit të regjimit.

11:09
Sot 38 vite nga ekzekutimi i Havzi Nelës, mësuesit disident që nuk u përkul para diktaturës

Sot, 38 vite më parë, në orën 03:30 të mëngjesit, regjimi komunist ekzekutoi me varje në Kukës mësuesin dhe disidentin Havzi Nela.

11:03
Grabitja me armë e argjendarisë në Paskuqan, Policia gjen motorin që dyshohet se u përdor nga autorët

Policia e Tiranës vijon hetimet për grabitjen e një argjendarie para disa ditësh në zonën e Paskuqanit.

10:56
Tragjedi gjatë pushimeve verore/ 16-vjeçarja humb jetën pas një aksidenti të frikshëm, motra dhe vëllai i saj në gjendje të rëndë

Një 16-vjeçare britanike ka humbur jetën në një “aksident të frikshëm”, ku thuhet se varka ku ndodhej me familjarët e saj u përfshi nga flakët.

10:36
Aksident i rëndë në aksin “Levan-Tepelenë”, përplasen dy automjete, plagosen nëna me dy vajzat dhe shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Rromës.

10:36
Tragjedi pranë Statujës së Lirisë/ Përmbytet varka me 14 persona, humbin jetën nëna dhe foshnja e saj 5-muajshe

Një grua dhe foshnja e saj 5-muajshe humbën jetën pasi një varkë me 14 persona u përmbys të shtunën në mbrëmje pranë Statujës së Lirisë në Nju Jork.

10:28
Milan, takim mes Cardinales dhe Amorim për merkaton, Leao një mister, gjithçka varet prej portugezit

Pas përfundimit të turneut veror në Australi dhe Indonezi, për Milanin ka ardhur momenti i marrjes së vendimeve siç kishte deklaruar edhe trajneri Ruben Amorim pas humbjes me Chelsea. Në fakt në ditët e ardhshme, trajneri portugez do të takohet me pronarin e klubit, Gerry Cardinale për të bërë një përmbledhje të situatës së merkatos së kuqezinjve.

10:25
Dhunohet 23-vjeçarja në Shkodër, përfundon në spital. Policia vijon hetimet për kapjen e autorëve

Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht në banesën e saj në lagjen “Xhabije” në Shkodër, mbrëmjen e së dielës.

10:18
Shembet një pjesë e minierës më të madhe të arit në Egjipt, një i vdekur dhe pesë të plagosur

Një shembje tuneli në minierën më të madhe të arit në Egjipt vrau një punëtor dhe plagosi pesë të tjerë, thanë autoritetet të dielën dhe puna në vend është pezulluar në pritje të rezultatit të një hetimi.

10:18
Italia digjet nga i nxehti ekstrem/ Temperaturat shkojnë deri në 40 gradë Celsius, humbin jetën tre persona

Italia pritet të përfshihet sërish nga një valë e fortë të nxehti, e shkaktuar nga anticikloni afrikan, i cili do të mbetet i pranishëm mbi Mesdhe të paktën gjatë gjithë fundjavës së festave të gushtit.

10:10
Sulmi ukrainas në Rusi, shkon në 12 numri i të vrarëve dhe në 39 ai i të plagosurve në Nizhnekamsk

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 39 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dron ukrainas në qytetin Nizhnekamsk, në brendësi të territorit të Rusisë.

10:07
Vala e të nxehtit i kushton shtrenjtë Evropës, ekonomia përballet me humbje prej qindra miliardë eurosh

Pasojat ekonomike të valëve të zgjatura të të nxehtit që kanë goditur Evropën këtë verë kanë nisur të ndihen në ekonomitë e vendeve, duke rënduar buxhetet qeveritare dhe duke prekur sektorë të rëndësishëm si energjia, transporti, bujqësia dhe turizmi.

09:59
Jetonte mes milionerëve dhe magjepste burrat më të fuqishëm të Londrës, kush ishte agjentja sekrete ruse që hiqej si modele

Për vite me radhë, Anna Chapman u shfaq në shoqërinë e lartë të Londrës si një grua e re, tërheqëse, inteligjente dhe jashtëzakonisht sociale.

09:54
AIDA nis fushatën kombëtare për mbështetjen e SME-ve, në 10 bashki të vendit

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) nis një fushatë kombëtare informuese dhe promovuese për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME), në bashkëpunim me 10 bashki të vendit dhe AIC ( Albanian Investment Corporation).

09:51
Evropa përvëlohet nga i nxehti, thatësira kërcënon energjinë dhe zjarret djegin mbi 1.2 milion hektarë

Evropa Perëndimore ka përjetuar fillimin më të nxehtë të verës të regjistruar ndonjëherë, ndërsa temperaturat ekstreme dhe thatësira kanë krijuar kushte për zjarre masive dhe rënie të rrezikshme të niveleve të lumenjve.

09:47
Sozia e Tom Cruise “pushton” fushën e San Francisco Giants, fansat mbeten të habitur: A është vërtet ai?

Një sozi e Tom Cruise vodhi vëmendjen gjatë një ndeshjeje të San Francisco Giants, pasi u shfaq në fushë për të hedhur topin e parë, i veshur si personazhi Pete “Maverick” Mitchell nga filmi i famshëm “Top Gun”.

09:36
Skandali në UEFA, investigimi i “The Telegraph” zbulon: Si e dashura e fshehtë e Infantinos mori 150 mijë paund për t’u larguar nga organizata

Një investigim i publikuar nga The Telegraph ka hedhur akuza të reja mbi periudhën e Gianni Infantino-s në UEFA, duke pretenduar se një ish-punonjëse, me të cilën presidenti aktual i FIFA-s dyshohet se kishte një marrëdhënie, ka përfituar një pagesë prej më shumë se 150 mijë paundësh për t’u larguar nga organizata.

09:32
Spektakël në qiell më 12 gusht, Eklipsi total diellor rikthehet në Evropë pas 27 vitesh

Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të viteve të fundit do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të jetë i dukshëm nga disa zona të Evropës dhe hemisferës veriore.

09:25
“Pas Realit, firmosa me United për të zëvendësuar Fergusonin”/ Mourinho tregon prapaskenat e bujshme: Në fund zgjodha Chelsea-n

José Mourinho ka bërë një rrëfim të papritur për një nga vendimet më të rëndësishme të karrierës së tij, duke zbuluar se në vitin 2013 kishte firmosur kontratë për të marrë drejtimin e Manchester United pas largimit të Sir Alex Fergusonit.

09:25
Dy vatra zjarri në Mallakastër dhe Patos, dhjetëra forca nisin operacionet për izolimin e flakëve

Dy vatra zjarri në Mallakastër dhe Patos vijojnë të jenë në fokus të operacioneve të forcave të emergjencave, ndërsa dhjetëra efektivë kanë nisur punën për kontrollin dhe izolimin e flakëve.

09:20
Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra mbeten aktive, ndërhyjnë katër helikopterë dhe një avion

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 2 janë në monitorim.

09:14
Foto/ Menduan se gjetën trupin e një viktime brenda valixhes, policia zbulon të vërtetën e pazakontë

Një ngjarje e pazakontë ka vënë në lëvizje policinë në Australi, pasi një valixhe e braktisur në një zonë rurale u dyshua fillimisht se përmbante trupin e një personi.

09:13
Tajlanda tronditet nga një tjetër sulm me armë, 3 ditë pas masakrës me 7 viktima ish-deputeti qëllon zyrtarin e lartë

Një ish-deputet tajlandez është arrestuar pasi dyshohet se qëlloi me armë një zyrtar të qeverisjes lokale, ndërsa më pas telefonoi një prezantues të një emisioni në YouTube ku i tregoi për sulmin.

09:07
Politico: Pse Meloni po ngre tonin mbi emigracionin dhe përplasjet me Madridin, 7% e votave mund të ndryshojë gjithçka në Itali

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni po përballet me një rival të ri në krahun e djathtë të politikës, ndërsa zgjedhjet e ardhshme në Itali po afrohen.

09:04
Video/ Kurora i takon “mbretit”! Magji e Myrto Uzunit, ylli i Kombëtares shënon tripletën spektakolare në pjesën e parë

Myrto Uzuni ishte heroi i padiskutueshëm i Austin në sfidën ndaj Puebla-s në Leagues Cup, duke realizuar të tre golat e fitores 3-0. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhuroi një paraqitje spektakolare, duke e zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë.

09:00
Stuhia e fuqishme godet Kinën/ Shangai nën ujë, mbi 1 milion të evakuuar, paralajmërohet për përmbytje

Mbi 1 milion banorë janë evakuuar në Kinën lindore, ndërsa tajfuni Dolphin ka goditur rajonin me reshje të dendura, erëra të forta dhe rrezik të lartë për përmbytje.

08:54
Studentja 20-vjeçare gjendet e vrarë në apartamentin e saj në Arizona, i dyshuari arratiset drejt Evropës dhe arrestohet në Berlin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin studentor në Arizona, ku një studente 20-vjeçare, Julissa Ruby Salazar, u gjet e pajetë në apartamentin e saj pranë Universitetit të Arizonës në Tucson. Për vrasjen dyshohet partneri i saj, 19-vjeçari indian dhe gjithashtu student, Varun Bachigari.

08:41
Breshëri dronësh ukrainas në Rusi, Moska: Rrëzuam 456 prej tyre, humbën jetën dy persona

Rusia është përfshirë nga një valë e gjerë sulmesh me dronë ukrainas gjatë natës. Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar dhe shkatërruar 456 dronë, të cilët, sipas Moskës, kishin në shënjestër rreth 15 rajone ruse dhe Krimenë e aneksuar.

08:30
Irani kërkon rihapjen e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare

Çmimet e naftës u rritën në tregjet ndërkombëtare pasi Irani kërkoi plotësimin e një sërë kushtesh për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme për transportin global të naftës.

08:15
Inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën si gjermanët planifikojnë pushimet/ Ja për çfarë e përdorin më shumë

Jeta e përditshme është stresuese dhe shpesh njerëzit nuk kanë shumë kohë për të planifikuar pushimet.

08:09
Dronë mbi bazën ushtarake të Bundeswehr-it në Gjermani/ Rriten dyshimet për një “sulm hibrid” rus

Një incident i ri me dronë është regjistruar mbi një bazë ushtarake të Bundeswehr-it në Mechernich, në landin North Rhine-Westphalia të Gjermanisë.

07:56
Grabitja e bujshme në rivierën franceze/ I vodhën turistit orën 300 mijë dollarëshe, 4 të arrestuar në Saint-Tropez

Bandat e organizuara që synojnë turistët e pasur në Côte d’Azur duket se janë rikthyer në aktivitet, ndërsa autoritetet franceze raportojnë një seri vjedhjesh të bizhuterive dhe orëve luksoze në një prej destinacioneve më të frekuentuara të rivierës franceze.

07:45
Miniera e paligjshme kthehet në varrezë, gjenden tetë trupa të copëtuar në Ekuador

Tetë trupa të copëtuar u gjetën të dielën të varrosur fshehurazi në një minierë të paligjshme në provincën jugore ekuadoriane të Azuay, njoftoi policia.

07:37
Lamtumirë Ben Jones! Aktori i “The Dukes of Hazzard” ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare

Aktori amerikan Ben Jones, i njohur për rolin e mekanikut të dashur Cutter Davenport në serialin e famshëm televiziv “The Dukes of Hazzard”, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

07:28
E rëndë në Hawaii/ Kampioni 20-vjeçar i notit dyshohet se rrahu për vdekje rojën e sigurisë të një resorti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maui-n në Hawaii, ku një roje sigurie 63-vjeçare u vra brutalisht në një resort plazhi.

07:21
F-16 në aksion, dy avionë civilë shkelin zonën e ndalim-fluturimit pranë klubit të Trump

Dy avionë civilë janë interceptuar nga avionë luftarakë amerikanë F-16 pasi hynë në një zonë të përkohshme ndalim-fluturimi pranë fushës së golfit dhe klubit privat të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Bedminster të New Jersey-t.

07:10
Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të Hënë

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.

00:15
Ideja e Bolognas: Juventus do Lucumì? Të japë Koopmeiners në shkëmbim

Juventus dhe Bologna vijojnë bisedimet për Jhon Lucumí, por operacioni për të transferuar qendërmbrojtësin në Torino është shndërruar në një lojë shahu të merkatos së transferimeve.

E diel, 09 Gusht 2026
23:42
Lamtumira më e dhimbshme e Messit, Leo përcjell të atin në banesën e fundit

Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Jorge Messi, në një ceremoni private dhe në rreth të ngushtë familjar, pranë qytetit të tij të lindjes, Rosario.

23:33
Lamtumirë Livio Berruti, ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare kampioni olimpik i Olimpiadës “Roma 1960”

Pas një periudhe sëmundjeje, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare në një klinikë në Torino, kampioni olimpik i 200 metrave në Lojërat e Romës në vitin 1960, Livio Berruti.

23:31
Largim i papritur nga Milani, Athekame huazohet te Lyoni pas vetëm një sezoni

Largim i papritur në kampin e Milanit: Athekame bëhet gati t’i thotë lamtumirë skuadrës pas vetëm një sezoni si kuqezi. Mbrojtësi i krahut duket tashmë një hap larg Lyon-it, pasi klubet kanë arritur marrëveshjen mes tyre me formulën e huazimit të thjeshtë (pa të drejtë blerjeje).

23:28
Milani në udhëkryq, e ardhmja e 15 lojtarëve në fije të perit, nis java e vendimeve për trajnerin Amorim

Në kampin kuqezi ka nisur zyrtarisht java e vendimeve të mëdha.

22:50
“Zelensky bëri një gabim diplomatik”/ Deputeti ukrainas kritikon presidentin për deklaratën në Beograd: Këtu e mbështesim pavarësinë e Kosovës

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka kritikuar deklaratën e presidentit Volodymyr Zelensky në Beograd, ku kreu i shtetit ukrainas rikonfirmoi se Ukraina nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për Kosovën.

22:44
Real Madrid, Jose Mourinho është i pakënaqur: Një Bernardo Silva nuk mjafton, duhet edhe një tjetër lojtar si ai

Merkatoja e Realit të Madridit e kësaj vere ishte e jashtëzakonshme. Skuadrës së Los Blancos iu bashkuan Dumfries, Cucurella, Konate, Bernardo Silva dhe së fundmi Diomande me këtë të fundit që është blerja më e shtrenjte e skuadrës merenges.

22:40
Rama ndan mesazhin e emigrantit për zjarrin në Krujë: U bë gjithçka që mund të bëhej për shuarjen e flakëve

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar pilotët e Forcës Ajrore, zjarrfikësit dhe trupat e Forcave të Armatosura dhe Policisë për angazhimin në shuarjen e zjarreve që prekën Krujën dhe zona të tjera gjatë ditëve të fundit.

22:30
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump reagon për negociatat me Iranin: Teherani është në një gjendje të tmerrshme ekonomike, e kemi nën vëzhgim

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po mbajnë një qasje të kujdesshme ndaj Iranit, duke thënë se Uashingtoni po zhvillon vetëm një formë të kufizuar negociatash me Teheranin.

22:15
“Më ftuan për kafe dhe më qëlluan”/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

Mbas incidentit me dy të të dëmtuar në burgun e Fierit drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka larguat nga ky burg dy të dënuar.

22:10
Zjarri i madh në Cërrik/ Flakët përfshijnë dy hektarë tokë, rrezikoheshin banesat dhe depoja e ujit të qytetit

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme, i rënë në zonën e Malasejt në Cërrik, është shuar pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave dhe një prej burimeve të rëndësishme të furnizimit me ujë të qytetit.

21:58
Video/ Tubimi zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK

Marshimi në ditën e 71-të e tubimit në Tiranë është zhvendosur përpara ambasadës serbe dhe asaj ukrainase.

21:50
Aksident në Krujë/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën dhe përfundojnë jashtë rruge, plagosen tre persona, një grua niset drejt Traumës

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në afërsi të fshatit Mazhë të Krujës, ku dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin.

21:48
Basketbolli amerikan në zi, ndërron jetë Don Nelson, trajneri i dytë me më shumë fitore në NBA

Basketbolli amerikan qan për Don Nelson, një prej figurave më të mëdha të tij. Trajneri legjendar i NBA u nda nga jeta në moshën 86 vjeçare, një lajm që u komunikua nga familja e tij që shpjegoi se ai ndërroi jetë në paqe dhe i rrethuar nga personat më të dashur të tij.

21:30
Tronditëse në Angli/ Një burrë në gjendje të rëndë pasi u sulmua jashtë dyqanit, policia vë në pranga dy të mitur

Një burrë rreth të 30-ave ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi dyshohet se është sulmuar nga një grup prej gjashtë personash në Liverpul të Anglisë.

21:25
Dy vatra zjarri përfshinë masivin pyjor të Krujës/ Terreni pengoi ndërhyrjen nga toka, flakët vihen nën kontroll

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në masivin pyjor të Krujës, në zonën e njohur si Gryka e Zidollit.

21:20
“Kruja u dogj, ku janë avionët që u premtuan”/ Dita e 71-të e tubimit në Tiranë, nis marshimi pas fjalimeve në Kryeministri: Larg politikës së vjetër

Këtë të diel u mbajt dita e 71-të e protestës në Tiranë kundër klasave politike.

21:12
“Gjashtë vatra ende aktive”/ Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes reagon sërish: 50 forca ushtarake në Krujë, terreni i vështirë shkakton probleme

Tetë vatra zjarri janë raportuar gjatë ditës së sotme në qarqet Tiranë, Fier, Durrës dhe Lezhë, ndërsa gjashtë prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe dy të tjera janë nën kontroll ose monitorim.

21:04
Darwin Nunez drejt Turqisë, injoron Besiktasin për të kaluar te Trabzonspori i Muçit dhe Salah

Darwin Nunez duket se do të kthehet në një klub evropian dhe më konkretisht kampionati turk do të jetë destinacioni i tij i ri. Sipas gazetarit Salim Manav, sulmuesi uruguajan ka arritur një marrëveshje me Trabzonsporin e Ernest Muçit, aty ku përpara disa ditësh u transferua edhe një tjetër emër i rëndësishëm si Mohamed Salah.

21:00
PSG gjen më në fund një portier, kampionët e Europës shumë pranë marrëveshjes me gardianin japonez të Serie A

Paris Saint-Germain është pranë arritjes së një marrëveshjeje me Parmën për transferimin e portierit Zion Suzuki, në një operacion që pritet të kapë shifrën e 35 milionë eurove.

20:50
Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen pesë turistë suedezë në Ksamil

Pesë turistë suedezë kanë rrezikuar të mbyteshin në det në Ksamil, por ndërhyrja e shpejtë e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare ka bërë të mundur shpëtimin e tyre.

20:18
Vlahovic drejt Besiktasit? Trajneri Italiano rrit presingun që ta ketë nën urdhrat e tij

Dusan Vlahovic është gati të zgjidhë dilemat për të ardhmen dhe Turqia po afrohet gjithnjë e më shumë. Pas një muaj e gjysmë pritjeje dhe reflektimesh në përfundim të aventurës së tij te Juventusi, sulmuesi 26 vjeçar duket se e ka marrë një vendim dhe dha sinjalet e para të qarta për një kalim të mundshëm te Besiktasi, që deri tani është klubi më i vendosur për të siguruar shërbimin e tij.

19:57
Nga arrestimi në Dubai te ekstradimi në Dublin, bosi i kartelit mbërrin në Irlandë/ Përballet me akuza për krim të organizuar

Daniel Kinahan, i dyshuar si një prej drejtuesve të një rrjeti të fuqishëm kriminal ndërkombëtar, është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Irlandës, ku pritet të përballet me drejtësinë.

19:54
Kurthi për trafikantët shqiptarë, investigimi i “Sky News” zbulon si trafikohen emigrantët: Dokumente false dhe 24 mijë stërlina

Një hetim i bërë nga stacioni televiziv britanik i lajmeve Sky News, zbulon modelin e biznesit që aplikojnë trafikantët shqiptarë të emigrantëve drejt ishullit.

19:51
Vdekja tragjike e ish-anëtarit të One Direction, zbulohen mesazhet e fundit të Liam Payne para rënies nga ballkoni: Më duhen 5 gramë kokainë

Gati dy vite pas vdekjes së Liam Payne, dokumente të reja hedhin më shumë dritë mbi orët e fundit të ish-anëtarit të One Direction, i cili humbi jetën më 16 tetor 2024, pasi ra nga kati i tretë i hotelit CasaSur Palermo në Buenos Aires.

19:42
Vuçiç kërcënon Kosovën me ujin, Presidenti serb paralajmëron ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër: Angazhuam ekspertë

Në një kohë tensionesh mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti Aleksandër Vuçiç ka rikthyer idenë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër në territorin serb.

19:29
Al-Ittihad refuzon ofertën e Interit, 20 milionë plus Asllanin për Diaby, shqiptari në qendër të superoperacionit

Interi nuk heq dorë nga Moussa Diaby dhe në përpjekjen për të bindur Al-Ittihad ka futur në bisedime edhe Kristjan Asllanin.