E enjte, 14 Dhjetor 2023
08:45
Balotelli i bindur: Lautaro më i mirë se Lewandowski, Suarez më mirë se Ibra!

Pavarësisht se tashmë është pjesë e kampionatit turk, Mario Balotelli nuk mund të qëndrojë pa komentuar rreth Serie A dhe lojtarëve që aktivizohen në elitën e futbollit italian.

08:27
Të shtëna me armë zjarri drejt një automjeti në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot drejt një automjeti në rrugën ‘Don Bosko’ në Tiranë.

08:15
Netanyahu: Do të luftojmë deri në fitore, pavarësisht trysnisë ndërkombëtare

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të mërkurën se ushtria izraelite do të vazhdojë të luftojë në Rripin e Gazës, megjithëse po përballet me trysni ndërkombëtare për armëpushim.

07:58
Dhoma e Përfaqësuesve autorizon hetimin për Biden: Rrezikon impeachment-in

Ish-presidenti amerikan Donald Trump përballet me disa procese gjyqësore përpara presidencialeve të 2024-tës, të cilat synon t`i fitojë.

07:46
Digjet banesa në fshatin Bubullimë të Lushnjës, humb jetën i moshuari

Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në Lushnjë, ku për pasojë ka humbur jetën një i moshuar.

07:35
Priten reshje shiu në të gjithë vendin! Parashikimi i motit për këtë të enjte

Sot vendi ynë do të jetë nën prezencën e shirave, të cilat do të paraqiten edhe në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere.

07:19
SHBA paralajmëron zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, ka paralajmëruar të mërkurën zgjerimin e listës së zezë me persona të tjetër të dyshuar për korrupsion në Maqedoninë e Veriut.

07:10
Senati amerikan miraton projektligjin për mbrojtjen

Me një mbështetje të fortë nga të dy partitë, Senati amerikan miratoi të mërkurën në mbrëmje një projektligj për mbrojtjen që autorizon një shumë rekord prej 886 miliardë dollarësh shpenzime ushtarake vjetore, duke anashkaluar ndarjet partiake mbi çështjet sociale për projektligjin e domosdoshëm.

00:15
“Nuk e ka personale me Fredi Belerin”/ Dhule në “Top Story”: Rama e dinte si do reagonte Greqia

Zëdhënësi i Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli, u shpreh në “Top Story” se drejtësia është me dy standarde, duke theksuar se ligjet po bëhet politikë.

E mërkurë, 13 Dhjetor 2023
23:52
“Nuk ka më kthim pas”/ Çejku në “Top Story”: Greqia e zmadhoi çështjen e Fredi Belerit

Ish-ambasadori Arben Çejku diskutoi në “Top Story” për situatën e tensionuar mes Shqipërisë dhe Greqisë, për çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

23:42
Zbuloni prapaskenat nga xhirimet e këngës së fundvitit të Top Medias

Momente nga prapaskenat e xhirimeve të këngës së fundvitit të Top Medias zbulojnë detaje nga koncepti i realizimit të klipit.

23:03
Dudushi ngre tonet ndaj zëdhënësit të Belerit: Çfarë pune ka Greqia, që fut hundët në Himarë?

Analisti Alban Dudushi, i ndalur tek tensionet me Tiranës dhe Athinës zyrtare për çështjen Beleri, i është drejtuar zëdhënësit të Belerit Skerdi Dhuli me një pyetje të thjesht: ç’punë ka Greqia që fut hundët në çështjet e brendshme të Shqipërisë?!

22:45
Tre veprime që nuk duhet t’i bësh pasi ke ngrënë

Mos u fut në ujë pasi ke ngrënë! Këtë këshillë mund ta kesh dëgjuar me dhjetëra herë që nga fëmijëria dhe pavarësisht revoltës fëminore, tani duhet ta besosh me të vërtetë.

22:40
Festë e madhe për 20-vjetor, Tifozët Kuq e Zi: Ejani të gjithë në sheshin “Skënderbej”

Tifozët Kuq e Zi festojnë 20-vjetorin e themelimit në datën 23 dhjetor.

22:01
Mitsotakis takon Ramën në Bruksel: Athina nuk do të mbështesë integrimin e Shqipërisë pa u zgjidhur çështja e Belerit

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është takuar me homologun shqiptar Edi Rama në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus të diskutimeve ka qenë vetoja greke ndaj Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në bllokun evropian.

21:56
Përfundon samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Michel: Integrim gradual të vendeve në bllok

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar me deklaratën e samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt të mërkurën në Bruksel.

21:55
Inside Story/ Spitali Amerikan i jep borxh kompanisë që e bleu! A u mashtruan autoritetet, çfarë fsheh transaksioni?

Dokumentet tregojnë se Spitali Amerikan, me administrator Klodian Allajbeun, është në pronësi të kompanisë “Balkan Alliance Healthcare B.V.”, me seli në Amsterdam dhe me adresë në Naritaeg 165, 1043 BE. Në mars të vitit 2023, Allajbeu i blen vetes për 24 milionë euro kompaninë “Balkan Alliance Healthcare B.V”.

21:55
Inisde Story/ Shitjet seri të konçesionit të dializës te kompanitë që kontrollohen përherë nga Allajbeu

Me 10 nëntor 2016 paketa maxhoritare e aksioneve të kompanisë koncensionare, u ble nga kompania Arimo B.V., për 160 mijë euro, e cila ishte e regjistruar në Holandë. Në të njëjtën adresë rezultonin edhe kompani të tjera të lidhura me Klodian Allajbeun.

21:49
Inside Story/ Historia e “sterilizimit” përsëritet te “dializa”? Si e rriti koston koncesionari

Në Janar të vitit 2023, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” zhvilloi një tender për pajisje dialize për repartin shtetëror ku trajtohen 36 pacientë aktualisht.

21:45
Bankieri britanik i Goldman Sachs ‘del në pension’ në moshën 47 vjeçare pasi arkëtoi 100 milionë dollarë në tre vjet

Një bankier britanik që tregtonte naftë dhe metale me grupe finance si Goldman Sachs në SHBA, ka vendosur të dalë në pension pasi thotë se arkëtoi 80 milionë paundë ($100milionë) brenda tre vjetëve.

21:40
Inside Story/ ‘Hepatiti po bën namin’, auditi zbulon rritjen e vdekshmërisë në qendrat e dializës dhe fshehjen e të dhënave

Rasti më skandaloz me dializën është situata e pacientëve në spitalin e Korçës, për të cilët nuk është folur kurrë.

21:34
Takim me Von der Leyen, Osmani kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot në Bruksel presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së cilës i ka treguar nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës.

21:34
Inside Story/ “Mungesë mjekësh dhe probleme me ushqimin e pacientëve”, çfarë zbulojnë auditimet për hemodializën

Sipas protokollit të dializës çdo pacient që merr shërbimin duhet të trajtohet me dietë ushqimore të personalizuar në varësi të gjendjes klinike.

21:33
Inside Story/ Shitja fiktive e kompanisë së dializës tek ortaku i Allajbeut dhe tenderat 40 mln euro me ‘flamuj’ të kuq

Majlinda Fetiu shet në vitin 2016 për vetëm 30 milionë lekë një kompani që zotëronte një kontratë koncesionare me vlerë plot 84 milionë euro.

21:26
Inside Story/ Vendimi me dy standarde për të mbrojtur spitalin privat, ku vdiqën 4 pacientë

Gjykatësi i Agron Zhukri vendosi të rrëzojë kërkesë-padinë e familjarëve të Sanie Sulajt, duke e konsideruar të pabazuar në prova.

21:22
Inside Story/ Bodrumi i kthyer në repart dialize, pacientët: Të zihet fryma…

Sot, pas 7 vitesh nga tragjedia te reparti i dializës, frika për përsëritjen e një ngjarje të tillë ekziston mes pacientëve.

21:15
Inside Story/ Zjarri me katër viktima te dializa, familjari: Spitali Amerikan fshehu ngjarjen

Saimir Sulaj në ngjarjen tragjike të 25 korrikut 2016 humbi nënën e tij, Sanien. Ajo fillimisht u trajtua në spitalin shtetëror e më pas u transferua në spitalin amerikan.

20:59
Metodat natyrale kundër rrathëve të zinj poshtë syve

Mungesa e pushimit të mirë, pagjumësia, ushqyerja e keqe dhe makiazhi janë disa nga shkaktarët kryesorë të rrathëve të zinj dhe qeskave të syve.

20:58
Fotolajm/ Batalioni siberian i Ukrainës stërvitet në luftimet e dimrit

Në një zonë të panjohur, të mbuluar me borë të Ukrainës, ushtarët po stërviten për të luftuar në kushte të vështira dimri.

20:51
Trajneri i vitit 2023, FIFA zbulon emrat e tre kandidatëve

Pak ditë na ndajnë nga mbyllja e vitit 2023 dhe tani është edhe momenti për të parë me vëmendje se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 12 muajve, por edhe për vlerësimet e radhës, teksa një nga pyetjet më kryesore është: Kush është trajneri më i mirë për vitin 2023?

20:40
Fakulteti i Veterinarisë lajmëron studentët se nuk do marrin pagesën prioritare, shkel VKM-në! Administratorja e mohon

Studentët e degës “Mjekësi Veterinare” në Universitetin Bujqësor të Tiranës ankohen në emisionin Fiksi Fare se për ta nuk do zbatohet VKM-ja për degët prioritare.

20:27
Kurti: Marrëveshja Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve duhet të mbrohet nga ata që e sollën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duhet të mbrohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa akuzoi Beogradin për shkelje të saj pa pasoja.

20:11
2023-shi drejt përfundimit, ja cilat janë 20 filmat më të mirë për këtë vit

Viti 2023 është drejt mbylljes, ndërsa as gjatë këtyre muajve nuk kanë munguar filmat që kanë bërë bujë në treg.

20:00
Konfiskohen pronat e Redjan Rrajës/ I dënuar me burgim të përjetshëm me akuzën e vrasjes

Pesë muaj pasi gjykata e dënoi Redjan Rrajën me burgim të përjetshëm , SPAK kërkoi konfiskimin e pasurive të tij dhe të personave të afërt.

19:59
Fotolajm/ Pasojat e sulmit me dron në Odesa

Dalin pamjet nga pasojat e një sulmi në portin e Detit të Zi të Odesa në Ukrainën jugore sot.

19:56
Kuvendi, histori demokracie e dhune! Ish-kryeparlamentarët komentojnë klimën politike në Parlament

Në kohën kur Parlamenti është përfshirë nga e ashtuquajtura mosbindje civile, nga ana e opozitës në Tiranë është mbajtur forumi kombëtar ne temë roli i Parlamentit në proceset demokratike, një iniciativë e fondacionit “Westminster Foundation for Democracy”.

19:46
Serxho braktis Saiden në takim/ Konkurrentja: Jam e shokuar, kam ulur veten time për të

Një veprim i pazakontë ndodhi në takimin e zhvilluar nga konkurrentët e “Për’puthen”.

19:36
Angazhimi për paketë të re financimi, Zelensky përfundon vizitën në Norvegji

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përfunduar vizitën e tij në Norvegji, pasi vendi u angazhua për një paketë të re financimi me vlerë 865 milion £.

19:28
Mijëra protestojnë në Sllovaki kundër reformës së kodit penal nga qeveria populiste

Mijëra njerëz dolën mbrëmë në rrugët e kryeqytetit sllovak Bratislava për të protestuar ndaj reformës së kodit kriminal të vendit, të kritikuar nga opozita dhe nga bashkimi Evropian.

19:06
Armenia e Azerbaixhani shkëmbejnë rob të burgosur nga konflikti i Nargono-Karabak

Armenia e Azerbaixhani kanë kryer sot një shkëmbim të burgosurish lufte, në një hap pozitiv drejt ‘normalizimit’, që prej goditjes së fundit kur Baku që mori tërësisht kontrollin e rajonit të kontestuar malor.

19:00
Kryeministri i Polonisë paralajmëron BE-në për apatinë ndaj Ukrainës

Ish-zyrtari i Bashkimit Evropian dhe njëherazi kryeministri i ri polak Donald Tusk ka paralajmëruar BE-në kundër diçkaje “të papranueshme” sikurse apatia ndaj Ukrainës.

18:58
“Ballkani nuk duhet nënvlerësuar”, ish-futbollisti i Dinamo Zagreb: Iu duhet gol i shpejtë

Ballkani luan shanset e fundit për kualifikim në Conference League teksa i duhet të mposhtë me patjetër Dinamo Zagreb në transfertë.

18:48
Varhelyi takim me Ramën në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor: Diskutuam për hapat e Shqipërisë drejt BE-së

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku u diskutuan hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e saj në BE.

18:45
Kolegji i Europës me kampus në Tiranë, Mogherini në Bruksel: Është në zhvillim e sipër

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku po merr pjesë në samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet një vit pas samitit të mbajtur më 6 dhjetor në Tiranë, me pjesëmarrjen e liderëve të BE dhe të Ballkanit Perëndimor.

18:43
Izraeli ka financuar prej vitesh militantët e Hamas, për të dobësuar ‘lëvizjen për çlirimin e Palestinës’, thonë mediat

Qeveria izraelite prej vitesh ka mbështetur financiarisht grupin militant palestinez Hamas, me qëllimin të dobësojë grupe të tjera për çlirimin e Palestinës, shkruante sot e përditshmja amerikane New York Times.

18:31
Tetë yjet e Hollywood-it që pasi provuan një herë kirurgjinë plastike i thanë vetes “kurrë më”

Pas rritjes së rrjeteve sociale, bukuria po fiton rëndësi gjithnjë e më të madhe në jetën tonë.

18:17
Ekzekutimi i Liridona Ademajt/ Lihet në burg Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë të vrasjes

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë lënë në burg nga Gjykata e Apelit të Kosovës, pasi dyshohet të jenë autorët e vrasjes së Liridona Ademajt.

18:15
‘Taksat’ fitojnë kompeticionin ‘Kanxhi i vitit’ në Japoni, prej shqetësimit të kostove të jetesës

Fjala fituese e kompeticionit reflekton zemërimin dhe shqetësimin e japonezëve për rritjen e taksave dhe inflacionit, ndërsa në vendin e dytë u rendit fjala ‘nxehtë’ prej temperaturave të verës.

18:05
​Osmani nga Brukseli: Serbia po planifikon sulme të reja

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha për mediat se në takimin e samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor sonte do të informojë liderët evropianë mbi rrezikun që vjen nga Serbia për paqen dhe sigurinë në rajon.

18:00
Yjet e Hollywood-it, imazhi i të cilëve pësoi ndryshim drastik me vetëm një heqje mjekre

Dilema përfundimtare në jetën e një burri është definitivisht: “Me apo pa mjekër?!”.

17:51
“Krenar për Shqipërinë”/ Rama publikon pamjet pak para nisjes së Samitit BE – Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kryeministri Rama ka publikuar disa foto vetëm pak minuta para nisjes së Samitit BE – Ballkani Perëndimor në Bruksel.

17:44
Gasperini injoron Europa Leaguen, në Poloni me ekipin e të rinjve

Me vendin e parë të siguruar në grupet e Europa League, transferta polake ndaj Rakov, është shndërruar në një miqësore për Atalantën, teksa trajneri Gasperini ka lënë thuajse të gjithë futbollistët në shtëpi.

17:41
Qeveria e re e Argjentinës zhvlerëson monedhën vendase peso me 50% ‘për të përballuar krizën’

Argjentina thotë se ka zhvlerësuar monedhën e saj me më shumë se 50% si pjesë e masave të gjera të kursimit e shkurtimit të shpenzimeve, të cilat qeveria e re thotë se nevojiten për të përballuar krizën dhe borxhet.

17:26
Marrëveshja për emigrantët me Italinë/ Gjykata Kushtetuese vendos pezullimin e ratifikimit në Kuvend

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët do të thotë se parlamenti nuk mund të ecë përpara me miratimin e saj të enjten, siç ishte parashikuar më herët.

17:17
Video/ Deputeti i djathtë me fikëse zjarri, shuan qirinjtë e ditës hebreje në parlamentin polak

Lobi hebre e quajti një gjestin ‘sulm antisemit’ që ndodhi pak pasi kryeministri i ri Donald Tusk u zotua të reformojë vendin, dhe përsëriti mbështetjen për komunitetin hebre

17:15
Gasperini injoron Europa Leaguen, në Poloni me ekipin e të rinjve

Me vendin e parë të siguruar në grupet e Europa League, transferta polake ndaj Rakov, është shndërruar në një miqësore për Atalantën, teksa trajneri Gasperini ka lënë thuajse të gjithë futbollistët në shtëpi.

16:58
Ademi e takoi nga afër, Kosova konkurrencë nga Rusia dhe Turqia për trajnerin spanjoll

Roberto Moreno është trajneri i cili po studion përfaqësuesja e Kosovës për të ardhmen.

16:55
Ranë pre e pritës së Hamasit, vriten 9 ushtarë izraelitë në Gaza

Nëntë ushtarë izraelitë janë vrarë të mërkurën pasi ranë në një pritë të pjesëtarëve të Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – njoftoi ushtria izraelite.

16:54
Borrell: Jetojmë në kohë të vështira, ndaj zgjerimi duhet të përshpejtohet

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha për mediat para samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet sot në Bruksel se zgjerimi duhet të përshpejtohet.

16:53
Grupi Tesla ‘rimerr mbrapsht’ dy milionë makina prej defektit me sistemin ‘Autopilot’

Tesla ka njoftuar kthimin e dy milionë veturave të saj në SHBA pasi rregullatorët vendas gjetën një defekt në sistemin e saj të drejtimit të asistuar.

16:53
OKB-ja: Shërbimet e ekipit tonë në Gaza në prag të kolapsit

Kreu i agjencisë palestineze të OKB-së për refugjatët, Philippe Lazzarini, ka paralajmëruar se ekipi i tyre që ofron ndihma në Gaza është në “prag të kolapsit”.

16:45
Michel para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor: Duhet të jemi gati në 2030-ën për zgjerimin

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel tha se duhet zgjerim i Bashkimit Evropian në vitin 2030.

16:37
“Meet & Greet” me yjet e “5 Herë Jo”/ Zbuloni datën dhe oraret përkatëse!

Premiera absolute e filmit “5 Herë Jo” me protagonistë Bora Zemanin dhe Donald Veshaj u kurorëzua me një mbrëmje plot shkëlqim dhe të ftuar të veçantë.

16:35
Reportazhi i revistës rumune, “Ziare.Com”: Tirana, kryeqyteti shumëngjyrësh dhe miqësor me turistët

“Dikur një qytet i trishtë dhe gri, si shumica e qyteteve komuniste në Evropën Lindore, Tirana sot është një kryeqytet i vogël, por shumëngjyrësh”, shkruan Iulian Anghel në revistën e përditshme rumune “Ziare.Com”.

16:31
SHBA dhe aleatët përpjekje për të rifilluar negociatat për lirimin e pengjeve në Gaza! Hamasi ende pa përgjigje

Hamasi nuk është përgjigjur ndaj iniciativave të fundit në përpjekje për të rifilluar negociatat për lirimin e pengjeve.

16:25
“Të hiqet rregulli i vetos”, Scholz para samitit në Bruksel: Shansi historik për të lidhur përfundimisht rajonin me Evropën

Gjatë një deklarate qeveritare në parlamentin gjerman për samitin e BE-së në Bruksel, kancelari gjerman Olaf Scholz, bëri thirrje, ndër të tjera, për më shumë mbështetje dhe vlerësim për vendet e Ballkanit Perëndimor. 

16:19
“Vari këpucët në gozhdë”/ Bonucci, Barzagli dhe Buffon i dedikojnë një letër Chiellinit

Giorgio Chiellini vendosi të tërhiqej nga futbolli në moshën 39-vjeçare teksa së fundmi u aktivizua në Amerikë me skuadrën e Los Angelos Galaxy.

16:18
SHBA vendos sanksione të reja ndaj zyrtarëve të Hamasit

Qeveria amerikane ka vendosur sot sanksione ndaj tetë zyrtarëve të Hamasit, si masën e fundit ndëshkuese pas sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit.

16:17
Gardiania britanike refuzon akuzat e marrëdhënies intime ‘të papërshtatshme’ me të burgosurin, pas denoncimit nga kolegët

26 vjeçarja Ruth Shmylo ka dalë në gjyq në Britani me akuza “seksi telefonik” dhe lidhje të papërshtatshme me të burgosurin Harri Pullen, kur punonte si gardiane në instuticionin HMP Parc ne Uells.

16:14
Kushte hidrometeorologjike të përkeqësuara, autoritetet detare apelojnë për kujdes

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit shqiptar gjatë së mërkurës dhe pjesës së parë të ditës së enjte Drejtoria e Përgjithshme Detare ka tërhequr vëmendjen për më shumë kujdes veçanërisht anijet e tonazhit të ulët.

15:51
Ministri i Jashtëm serb: Ekstradimi i Radojçiçit në Kosovë është i pamundur

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se ekstradimi në Kosovë i ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radojçiç, është i pamundur.

15:45
Ngjyrat që do të dominojnë për vitin 2024 në shtëpinë tuaj, sipas arkitektëve

Sipas zgjedhjes së arkitektëve, 2024 përfaqëson mbretërimin e ngjyrave jeshile, portokalli dhe rozë.

15:37
Në pritje të së hënës, Berisha: S’e kam vendosur ende nëse do shkoj

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ende nuk e ka vendosur nëse do të paraqitet në Këshillin e Mandateve, pasi sipas tij duhet të konsultohet me avokatët e tij.

15:32
Shiu i dendur shton mjerimin në Gaza, ndërsa bombardimet izraelite vazhdojnë

Shirat e dendur në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, i kanë bërë më të vështira kushtet e jetesës për palestinezët e zhvendosur në kampet e tendave.

15:18
Redaktorja 35 vjeçare e agjencisë pro-Putin gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Moskë

Një kryeredaktore 35 vjeçare një gazete të afërt me administratën e Vladimir Putin është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj sot në Moskë.

15:17
Manchester United në krizë, më keq në këtë sezon

Me ndeshjen e gjashtë dhe të fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, Manchester United arriti një sërë të dhënash që nuk ishin aspak pozitive.

15:13
Speca drejt Spanjës! Pjesa më e madhe e prodhimit bujqësor në Patos shkoi për eksport

Pas një viti të mbarë në prodhimin e perimeve në sera, fermeri 64-vjeçar, Agron Doko në Zharrëz të Patosit ka nisur sezonin e mbjelljeve të reja.

15:09
Sarkozy tremb PSG! Ish-presidenti francez aludon për një largim të mundshëm të Mbappe

Një vit më parë, lamtumira e Kylian Mbappe me Paris Saint-Germain dukej e qartë, por në fund kampioni francez vendosi të rinovojë edhe një sezon.

15:05
“Ryshfet në këmbim të udhëtimit në një vend të BE”, arrestohen dy policët në Rinas

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar dy efektivë policie të Komisariatit të Rinasit në Tiranë, pas dyshimeve se kanë kryer verën penale të korrupsionit.

14:49
Transferta parash me kosto të ulët/ Shqipëria së shpejti pjesë e sistemit europian të pagesave

Ka nisur puna që Shqipëria të bëhet pjesë e sistemit unik të pagesave në Europë, që do të mundësojnë tarifa më të ulëta për dërgimin dhe tërheqjen e parave nga Europa.

14:45
Tepelenë/ Penguan rrugën për të mos lejuar ndërtimin e ujësjellësit dhe kundërshtuan policinë, nën hetim 4 persona

4 persona janë nën hetim në Tepelenë pasi penguan rrugën për të mos lejuar ndërtimin e ujësjellësit dhe kundërshtuan policinë.

14:44
Vetëvritet aktorja franceze Emmanuelle Debever/ Akuzoi aktorin Gérard Depardieu për përdhunim, bashkë me 60 gra të tjera

Ajo ishte ndër të parat që denoncoi sjelljen e aktorit Gérard Depardieu ndaj grave në kinema.

14:27
Ndeshja e fundit në grupet e Europa League, arbitër shqiptar për Atalantën e Gjimshitit

Atalanta luan të enjten ndeshjen përmbyllëse të Grupit D në Europa League ndaj polakëve të Rakow në transfertë.

14:16
Tom Cruise sërish i dashuruar, kush është rusja e famshme që i ka vjedhur zemrën

Kanë kaluar plot 11 vite që kur Tom Cruise u shfaq në publik me një grua në krah pas divorcit të tij me Katie Holmes.

14:14
Ambasadori amerikan: Serbët ta kuptojnë se fati i tyre është në duart e tyre, jo në Uashington, Bruksel dhe Pekin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi, Christopher Hill, tha se “serbët duhet të kuptojnë se fati i tyre është në duart e tyre, jo në Uashington, Bruksel dhe Pekin”.

14:03
Emergjencë te Newcastle, portieri i dytë në dyshim për Milanin

Sikur të mos mjaftonin dëmtimet e shumta, Newcastle ka humbur edhe shërbimet e Martin Dubravkës. Skuadra angleze sfidon Milanin sonte në mbrëmje në “St. James Park”.

13:58
Fluks gjobash në Shkodër e Tiranë, kryesisht për tejkalim shpejtësie

Gjatë një jave në Shkodër janë vendosur 635 gjoba, ndërsa në Tiranë 9526 gjoba, nga Policia Rrugore.

13:48
Prokurime publike me Inteligjencë Artificiale, qeveria miraton projektligjin

Qeveria ka miratuar një projektligj për digjitalizimin e prokurimeve publike në Shqipëri.

13:47
Deputetja britanike dhe 12 zyrtarë evropianë kërkojnë heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’iu japë fund të gjitha masave kundër Kosovës, dhe të bëhet hetim i plotë për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

13:37
Qeveria e re argjentinase zhvlerëson fort monedhën kombëtare

Presidenti i ri argjentinas, Milei, kishte shpallur një program “terapie shoku” po të vinte në pushtet. Tani qeveria e tij zhvlerëson monedhën kombëtare, peson, me më shumë se 50%. Pason një program i rreptë kursimesh.

13:24
“Oligarku i Shëndetësisë”! Inside Story, investigim për monopolin e shëndetësisë private

Rreth 85% e sektorit të shëndetësisë private në Shqipëri, është në duart e një njeriu të vetëm, me lidhje të fuqishme politike duke krijuar monopol dhe çmime mjaft të larta të shërbimeve.

13:14
Arrestohet 30-vjeçari në Qafë Botë, i shpallur në kërkim nga Belgjika për trafikim droge

30-vjeçari Fatjon Baki Shuli ka rënë në prangat e policisë në pikën doganore të Qafë Botës teksa po tentonte të kalonte kufirin.

13:03
Studimi: Aktiviteti fizik mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit

Shëtitjet e gjata mund ta zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit me 10%, sipas një studimi të Institutit të Kërkimit të Kancerit në Londër.

12:57
Shqiptarët më shumë blerje online gjatë 2023-shit! Përdorin më shumë internetin

Gjatë vitit 2023 shqiptarët rezultojnë të kenë përdorur më shumë teknologjinë.

12:52
100 euro për fëmijët! Qeveria e Kosovës merr vendimin e bonusit edhe për pensionistët

Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 100 euro shtesa për fëmijët dhe pensionistët.

12:47
Përkujtohet demonstrata antikomuniste në Shkodër, më 13 dhjetor 1990 u rrëzua busti i diktatorit

Është përkujtuar në Shkodër, “13 Dhjetori 1990”, demonstrata kundër regjimit komunist, ku u rrëzua edhe busti i diktatorit, që ndodhej në qendër të këtij qyteti.

12:42
Premiera e “5 herë jo”! Shfaqet filmi me Borën dhe Donaldin

Premiera absolute e filmit ‘5 herë jo’ me protagonistë Bora Zemanin dhe Donald Veshaj u kurorëzua me një mbrëmje plot shkëlqim dhe të ftuar të veçantë.

12:40
Napoli në zi/ Shuhet ish-kapiteni dhe arkitekti që solli Maradonën në Itali

Napoli është në zi për shkak të vdekjes së Antonio Julianos, ish-futbollist dhe drejtues i klubit italian, i ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, nga e cila vuante prej kohësh.

12:34
Situatë gripi, më të prekur fëmijët! Në vend qarkullojnë edhe viroza të shumta

Ulja e temperaturave gjatë fundjavës, por jo vetëm, ka rritur numrin e qytetarëve të prekur nga gripi por edhe viroza të shumta, që qarkullojnë në vendin tonë.

12:28
Ambasadori amerikan në Kosovë: I habitur me kritikat që po bëhen rreth draft-statutit për Asociacionin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të mërkurën se është i habitur me komentet dhe kritikat që janë duke u bërë për draft-statutin për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të propozuar prej zyrtarëve të lartë perëndimorë.