Tesla ka njoftuar kthimin e dy milionë veturave të saj në SHBA pasi rregullatorët vendas gjetën një defekt në sistemin e saj të drejtimit të asistuar.

Një hetim dy-vjeçar mbi disa aksidente të pashpjeguara të modelit të kompanisë së zotëruar nga Elon Musk, zbuloi se ato kishin ndodhur gjatë drejtimit me opsionin ‘Autopilot’ të vetëpilotimit, shkruan rrjeti BBC.

Rikthimet përfshijnë thuajse të gjitha makinat që Tesla ka shitur në SHBA, që prej nisjes së opsionit në vitin 2015.

Kompania tha se do të bëjë një “përditësim të programit” në distancë për të riparuar çështjen.

Ndryshimi do të ndodhë automatikisht dhe të zotët nuk janë të detyruar të vizitojnë dyqanet e Tesla apo garazhet e riparimit, por përsëri është quajtur nga “kthim mbrapsht” nga agjencitë rregullatore.

Sistemi Autopilot supozohet të ndihmojë me lëvizjet e timonit, shtimin e shpejtësisë dhe frenimit – por megjithë emrin e tij ‘automatik’, përsëri ka nevojë për komandat e shoferit.

Rregullatori amerikan i trafikut e rrugëve NHTSA tha se thirrja e automjeteve te prodhuesi, ka të bëjë me sistemin Autopilot për monitorimin e drejtimit, i cili mes të tjerash monitoron dhe nëse shoferi është i vëmendshëm, apo nëse i ka duart në timon.

Si pjesë e çështjes është thirrur “një hetim dy-vjeçar”, pas rishikimit të 956 aksidenteve në kohën kur Autopilot besohet se ishte i aktivizuar.

Zyrtarët pranonin se sistemi “mund të mos jetë i mjaftueshëm për të parandaluar gabimet ose keq-drejtimin nga shoferi”, shkruan rrjeti BBC.

“Teknologjia e automatizuar premton më shumë siguri por vetëm kjo ajo instalohet me përgjegjësi”, shkruante agjencia amerikane NHTSA duke shtuar se do të vazhdonte të monitoronte programin edhe pas përditësimit me normat e reja.

Zhvillimi vjen vetëm një javë pasi një punonjës i Tesla foli në rrjetin BBC duke e quajtur teknologjinë e makinës “të pasigurtë”.

Lukasz Krupski tha në intervistën me BBC: “Unë mendoj se as vetë makina dhe as programet e Tesla, nuk janë gati për përdorim. Kjo ka të bëjë me të gjithë ne, sepse jeni në fakt duke eksperimentuar me to në rrugët publike”.

Më herët kompania mbronte sistemin e saj Autopilot në reagim ndaj një artikulli në rrjetin Washington Post.

“Siguria në makinë është më e lartë kur Autopilot është i aktivizuar”, shkruante kompania duke sugjeruar se numri aksidenteve ishte më i vogël në rastin e dytë.

“Teknologjia ofrohet për të mbështetur shoferin dhe përdoruesit e tjerë të rrugës” shkruante Tesla ndërsa rrjeti BBC tha se nuk ka marrë përgjigje ndaj kërkesës për komente.

FOTO GALERI
1/3
Tesla ka njoftuar kthimin e dy milionë veturave të saj në SHBA pasi rregullatorët vendas gjetën një defekt në sistemin e saj të drejtimit të asistuar. (foto: BBC)

Top Channel