Pas një viti të mbarë në prodhimin e perimeve në sera, fermeri 64-vjeçar, Agron Doko në Zharrëz të Patosit ka nisur sezonin e mbjelljeve të reja.

Në një sipërfaqe prej 1,5 hektarësh, fermeri ka nisur përgatitjet për mbjelljen e kulturës së domates, lakrës dhe sallatës sipas kërkesave të tregut. I gjithë prodhimi që do përftohet nga këto sera kanë treg të sigurt, Spanjën.

Vetëm ne këtë vit ai ka eksportuar në Spanjë, 150 tonë me kulturën e specit. Pavarësisht problematikave që përballet sot bujqësia, fermeri është shprehur se kërkesa e vetme drejtuar qeverisë është kontrolli i pesticideve, që janë të ndaluara nga komuniteti europian, duke krijuar një treg të sigurt dhe me standarde.

Sipas statistikave të Drejtorisë së Bujqësisë, në zonën e Patosit prodhimi në total për mbjellje të para dhe të dyta ka arritur këtë vit në  4630 ton perime, ku gati 60% kanë shkuar për eksport.

Top Channel