E hënë, 23 Janar 2023
20:23
Fantazisti shqiptar me klub të ri, “gradohet” një kategori më lart

Kleis Bozhanaj luan si mesfushor i avancuar, ka veshur fanellat U17 dhe U19 të Shqipërisë, ndërkohë që këtë sezon po garon me Carrarese në Serie C.

20:14
Kryebashkiaku i Stambollit dënon djegien e Kuranit dhe politikën e Erdoganit, jep mesazhe paqeje me Athinën

Duke folur në një samit të kryebashkiakëve nga 44 qytete të Ballkanit në Athinë, i njohur si b40 apo Rrjeti i Qyteteve të Ballkanit, kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu dënoi me forcë djegien e Kuranit gjatë një proteste në Suedi, duke e quajtur atë një “krim urrejtjeje dhe një përpjekje për “provokim”.

20:09
Akuzohet për pastrim parash dhe bashkëpunim me oligarkë rus, arrestohet ish-shefi i FBI-së

Ish-kreu i FBI-së Charles McGonigal, u arrestua të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar John Kennedy kur kthehej nga një udhëtimi ndërkombëtar.

19:57
Sulmi në Kaliforni/ Të shtënat shkaktuan 10 viktima, deputeti: Tragjedi me përmasa të pakuptueshme

Deputeti Mark Takano thekson se të shtënat që ndodhën në Monterey Park  janë “një tragjedi me përmasa të pakuptueshme”. 

19:55
Video/ Pamjet nga aksidenti i trefishtë në Lezhë, makina me shpejtësi hedh në ajër dy mjete

Top Channel ka siguruar pamjet nga aksidentit të trefishtë që ndodhi këtë të hënë pasdite në Lezhë.

19:44
“Padi në SPAK për 21 janarin”/ Dorëzohet sot nga qeveria për ata që dhanë urdhrin për zjarr

Shumica socialiste nuk ka humbur kohë pas publikimit nga gazetari Artan Hoxha në emisionin “Zona Zero”, të një regjistrimi audio, me radio marrëse e dhënëse, mes ish-kreut të gardës Ndrea Prendi dhe vartësve të tij në 21 janar 2011 ku u vranë katër protestues.

19:38
Sulmi ndaj policëve në Leposaviç, identifikohen dy autorë të dyshuar

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është përgjigjur me të shtëna ndaj një sulmi me veturë në një pikë kontrolli në Bistricë të Leposaviçit.

19:37
Për dhe kundër vullnetit të Vuçiçit për t’i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën

Një deklaratë dhe një breshëri komentesh. Kështu ndodhi kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se është i gatshëm të punojë në planin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

19:36
“Lider dhe person shembullor”, klubi helvet rinovon me kapitenin shqiptar

Amir Abrashi ka rinovuar kontratën me Grasshoppers. Mesfushori i kombëtares shqiptare (50 ndeshjeve dhe një gol me kuqezinjtë), u rikthye te Grasshoppers në verën e vitit 2021, duke nisur aventurën e tretë me këtë skuadër.

19:29
​Shaip Kamberi letër Escobarit: Në dialog të përfshihet edhe Lugina e Preshevës

Përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, deputeti Shaip Kamberi, i ka shkruar një letër të dërguarit special të SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

19:23
Librat me referenca të ‘martesave homoseksuale’ mund t’i tregohen fëmijëve, thotë Gjykata Evropiane (fotot)

Shpërndarja e librit ishte pezulluar disa kohë në mars 2014 por u ripublikua një vit më vonë.

19:15
​Borrell: Presim angazhime serioze dhe gatishmëri për ta çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, bashkë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë informuar ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian, për rezultatet dhe hapat e radhës në dialogun Kosovë-Serbi.

19:14
“Ishte e stepur”/ Gidelda dhe Remili sërish në takim, dyshja drejt “krisjes” së marrëdhënies

Gidelda dhe Remili zhvilluan sërish një takim, por kësaj radhe dyshja nuk diskutuan shumë qetë.

19:13
Përmbytjet në Kosovë, dhjetëra familje presin dëmshpërblim për dëmet

Në një pjesë të shtëpisë së Ergjan Hajdinit, dërrasat e dyshemesë hiqen një nga një me lehtësi. Ato u dëmtuan nga vërshimet që përfshinë gjatë ditëve të fundit Lagjen e Romëve në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

18:53
Ftesë në 5/ Lei Kraja kujton ish-in me këtë këngë shqiptare

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua kënga e re e Miley Cyrus, e cila ka bërë për vete miliona njerëz.

18:53
Gjermania ende nuk ka marrë kërkesa për të dërguar tanke në Ukrainë

Qeveria gjermane nuk ka marrë asnjë kërkesë për të autorizuar dërgimin e tankeve luftarake ‘Leopard’ nga aleatët e saj në Ukrainë.

18:51
Presidenti bullgar me kancelarin austriak vizitojnë kufirin e Bullgarisë me Turqinë (fotot)

Mediat bullgare shpërndanin sot imazhe të presidentit Rumen Radev që bashkë me kancelarin austriak Karl Nehammer uleshin me helikopter në Elhovo, për inspektime në kufirin problematik me Turqinë.

18:42
Premtimi i Koemanit: Holanda do t’i kthehet futbollit dëfryes

Ronald Koeman rikthehet në krye të Kombëtares së Holandës. 59-vjeçari merr detyrën që kishte i mirënjohuri Luis van Gaal, nën drejtimin e të cilit “tulipanët” shkuan deri në çerekfinale të Botërorit “Katar 2022”.

18:39
Dhimbje koke për Piolin, Milani pa kapitenin ndaj Lazios

Moment i vështirë për Milanin. Katër ndeshje pa fitore mes kampionatit, Kupës së Italisë dhe Superkupës, ndërkohë që të martën kuqezinjtë i pret transferta e vështirë ndaj Lazios.

18:37
Erdogan: Nuk do ta mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se Suedia nuk duhet të presë mbështetje nga vendi i tij për anëtarësim në NATO, pas protestave të fundjavës në Stokholm.

18:33
Lufta në Ukrainë/ Kërkesë e lartë për furnizim me energji elektrike, katër qytete përballen me probleme dhe ndërprerje

Qytetarët ukrainas kanë rritur kërkesën për energji elektrike, por kjo gjë ka sjellë ndërprerje për shkak të tejkalimit të mundësive që vendi ka.

18:25
Ukraina nuk është më një ‘luftë hibride’, thotë ministri i jashtëm rus Lavrov (fotot)

Konflikti në Ukrainë nuk mund të përkufizohet më si një “luftë hibride” tha sot ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov duke dënuar Perëndimin për dërgimin e miliarda dollarëve në armë e pajisje në mbështetje të Kievit.

18:14
Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Kavajë, pamje nga vendngjarja

Detaje të reja janë bërë me dije nga zjarri që përfshiu shtëpinë e të moshuarve në Kavajë, ndërsa pamjet e mësipërme tregojnë se sa është demtuar ambienti.

18:13
BE miraton 500 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

BE-ja ka rënë dakord të dërgojë 500 milionë euro ndihmë ushtarake në Ukrainë.

18:12
Bashkia e Tiranës instalon ndriçim LED në Bulevardin ‘Bajram Curri” dhe “Zhan d’Ark”

Rrugët e Tiranës kanë nisur të ndriçojnë më fort ditët e fundit, duke i krijuar qytetarëve mundësinë që të lëvizin lehtësisht edhe përgjatë orëve të natës.

18:09
Rusia pretendon se Ukraina ruan armë në centralet bërthamore, këshilltari i Zelenksy-t mohon akuzat

Rusia ka pretenduar se Ukraina po ruan armë në stacionet e energjisë bërthamore, një akuzë e cila është hedhur poshtë nga këshilltari i Volodymyr Zelensky-t.

17:58
Premtimi i Koemanit: Holanda do t’i kthehet futbollit dëfryes

Ronald Koeman rikthehet në krye të Kombëtares së Holandës. 59-vjeçari merr detyrën që kishte i mirënjohuri Luis van Gaal, nën drejtimin e të cilit “tulipanët” shkuan deri në çerekfinale të Botërorit “Katar 2022”.

17:52
Kylie Jenner zbulon emrin e fëmijës së saj

Kylie Jenner më në fund zbuloi emrin e djalit të saj, pak para ditëlindjes së tij të parë.

17:51
“Të dua më shumë se Luizin”, dedikimi epik i Eros Grezdës për partneren e tij

Futbollisti Gjakova, Eros Grezda, prej disa muajsh po shijon romancën me bukuroshen Ajsel Abazi.

17:51
Rusia dëbon ambasadorin e Estonisë

Ambasadori i Estonisë në Rusi është urdhëruar të largohet nga vendi deri më 7 shkurt pasi Kremlini akuzoi vendin për “rusofobi”.

17:51
38 të kërkuar për terror arrestohen mes emigrantëve në kufirin jugor të SHBA, tre muajt e fundit (fotot)

Zyrtarët kufitarë në jug të SHBA kanë ndaluar dhjetra të kërkuar me akuza federale terrori në fund të vitit 2022 — teksa një numër rekord ishin kaluar gjithashtu në 12 muajt që përfunduan më 30 shtator të vitit të kaluar, njoftonin autoritetet.

17:40
Politika të qëndrueshme për mjekët, Manastirliu: Rritje page dhe praktika të dyfishta përmes autonomisë spitalore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha gjatë një takimi me mjekët që përfundojnë këtë vit specializimin afatgjatë, se po ndërmerren disa politika të qëndrueshme për ta bërë sa më atraktiv punësimin e mjekëve në Shqipëri.

17:30
Drejtuesve të Everton iu “sos” durimi, shkarkohet trajneri Lampard

Frank Lampard e mbyll aventurën në krye të Everton aty ku u emërua në 31 janar të vitit 2022.

17:28
Anketimi: Biden, Trump vepruan në mënyrë “të papërshtatshme” me dokumentat e klasifikuara

Një anketim i ri tregon se 64% e amerikanëve mendojnë se mënyra se si Presidenti Joe Biden veproi me dokumentat e klasifikuara është “e papërshtatshme”.

17:26
Aksident i trefishtë në Lezhë, transportohet drejt spitalit një i plagosur

Një aksident e trefishte ka ndodhur në hyrje të Lezhës në aksin e vjetër Lezhë Manati.

17:23
“Ka shkatërruar qëllimisht marrëdhëniet”/ Urdhërohet të largohet nga Rusia ambasadori i Estonisë

Ministria e jashtme ruse deklaroi se Estonia ka shkatërruar qëllimisht marrëdhëniet me Moskën.

17:20
‘Transgjinorja’ dënohet për përdhunimin e dy femrave me penetrim në Britani (fotot)

Një grua transgjinore (e lindur mashkull) ka dalë në gjyq në Skoci për dy akuza përdhunimi ndaj femrave, “me penisin” e saj.

17:18
Mollët shqiptare, më natyralet dhe më të pastrat në rajon

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë ajo është molla. Nëse është mollë shqiptare, akoma më mirë.

17:16
Ballkani godet sërish në merkato, pas Trashit prezantohet një sulmues anglez

Pas Lorenc Trashit, Ballkani bën goditjen e radhës në merkato.

17:04
Aleatet baltike të NATO-s dhe Rusia ulin nivelin e marrëdhënieve diplomatike

Estonia dhe Letonia u thanë ambasadorëve rusë të largoheshin nga vendet e tyre pasi Moska tha se po ul nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Estoninë, duke e akuzuar atë për “rusofobi totale”.

17:03
Të shtënat me armë zjarri në Festivalin e Vitit të Ri Hënor, identifikohen dy viktimat

Sulmi i rëndë në Monterey Park të Kalifornisë, shkaktoi 10 viktima, ndërsa deri më tani janë identifikuar dy prej tyre.

16:53
Polonia mund t’i dërgojë tanke gjermane Ukrainës edhe pa miratimin zyrtar të Berlinit

Kryeministri polak, Mateush Morawiecki tha se miratimi i Berlinit për dërgimin e tankeve gjermane, Leopard 2 në Ukrainë është i një rëndësie dytësore.

16:47
Në pikëpyetje dëbimi nga Norvegjia i një ish-komandanti të grupit Wagner

Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, i cili kohët e fundit u arratis në Norvegji, është ndaluar nga policia, tha një zyrtar të hënën.

16:42
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit/ Presidenti Begaj kërkon Rishikimin dhe hartimin e dokumenteve strategjikë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj mblodhi këtë të hënë pasdite Këshillin e Sigurimit Kombëtar me qëllim analizimin e gjendjes të sigurisë kombëtare dhe prioritetet për 2023.

16:38
Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Kavajë/ E paralizuara pësoi djegie në duar dhe flokë, detaje nga ngjarja

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me zjarrin e rënë në shtëpinë e të moshuarve në Kavajë.

16:37
Bebja që rritet me gjashtë pastorë gjermanë, ecën këmba-dorazi për të imituar ‘miqtë’ e saj (fotot)

Një vajzë e vogël që quhet me shaka ‘Mogli’ nga nëna e saj, kalon gjithë ditën me gjashtë qentë e saj dhe ecën me të katër gjymtyrët duke i imituar.

16:34
Polonia mund t’i dërgojë tanke gjermane Ukrainës edhe pa miratimin e Berlinit

Kryeministri polak, Mateush Morawiecki tha se miratimi i Berlinit për dërgimin e tankeve gjermane, Leopard 2 në Ukrainë është i një rëndësie dytësore.

16:33
Tetë avionë luftarak për mbrojtjen e hapësirës ajrore, Holanda pritet të ndihmojë Poloninë

Holanda do të dërgojë tetë avionë luftarakë F-35 në Poloni në fund të këtij muaji.

16:29
Përdhunoi dhe vrau Mateon 8-vjeçar në Fier/ Shtyhet seanca për Klodian Çalamanin

Ditën e sotme është shtyrë seanca në ngarkim të Klodian Çalamanit, i cili akuzohet për përdhunimin dhe vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier.

16:26
Fernando Santos në Varshavë, zyrtarizimi çështje orësh

Fernando Santos ka mbërritur në Varshavë këtë të hënë pasdite, sipas shtypit vendas, për t’u takuar me Cezary Kulesza, president i Federatës Polake të Futbollit, për të përcaktuar detajet e fundit përpara se të marrë detyrën e trajnerit të Polonisë.

16:25
BE miraton 500 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

BE-ja ka rënë dakord të dërgojë 500 milionë euro ndihmë ushtarake në Ukrainë, thanë burimet.

16:20
Juventusi në vështirësi, Reali kërkon t’i rrëmbejë “yllin” e sulmit

Reali i Madridit ka vënë në shënjestër një nga futbollistët më të mirë të Serisë A. “Los Blancos” dëshirojnë të bëjnë pjesë të tyrin Federico Chiesan, aktualisht pjesë e Juventusit.

16:17
Microsoft investon miliarda dollarë në ChatGPT

Microsoft tha se po bën një “investim shumëvjeçar e miliarda dollarësh” në programin e ri të Inteligjencës Artificiale, ChatGPT.

16:11
Kylie Jenner mund të ketë vjedhur vëmendjen me ‘luanin’, por nuk keni parë Doja Cat të mbuluar me kristale (foto)

Doja Cat shpenzoi 5 orë e ulur në karrigen e grimit teksa u mbulua me 30,000 kristale Swarovski nga koka te këmbët për shfaqjen Schiaparelli gjatë Javës së Modës në Paris.

16:09
26 vjeçari francez gjymtohet nga goditja me shkop në mes të këmbëve në protestën e reformës së pensioneve në Paris (foto-video)

Një inxhinier francez ka humbur një testikul që iu operua nga doktorët pas goditjes së policit me shkop gome në organet private në protestën kundër reformës së pensioneve javës që shkoi në Paris.

16:09
Ministrat e BE-së vendosin sanksione të reja kundër Iranit

Ministrat e Bashkimit Evropian ranë dakord për një paketë të re sanksionesh kundër Iranit, tha presidenca suedeze e BE-së më 23 janar.

16:07
Qarkullonte me pistoletë pa leje dhe municion luftarak, kapet në flagrancë 26-vjeçari në Tiranë

Një 26 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje me krehër katër fishekë.

16:03
Kina gjen “armë të tjera” në luftën me Covid: I kthehet mjekimeve tradicionale!

Teksa një shpërthimi i ri Covid-19 ka gjunjëzon popullsinë e madhe të Kinës, duke prekur miliona banorë e duke nxitur një mungesë barnash në treg, shumë kinezë po i kthehen ilaçeve tradicionale për të luftuar simptomat e dhimbjet e virusit.

15:48
“Synimi i Kosovës është njohja nga Vatikani”/ Presidentja Osmani pritet në Selinë e Shenjtë nga Papa Françesku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në audiencë private në Selinë e Shenjtë nga Papa Françesku.

15:32
Imazhet shokuese tregojnë dështimet e punonjësve ‘kaubojsë’, me shkallë sipër vend-gatimit dhe mure me tulla zig-zag (fotot)

Të gjithë e dimë se puna ndërtimore në shtëpi shpesh nuk shkon ashtu si do të kishim dashur, por në disa foto të zgjedhura nga mediat tregojnë disa dështime e mungesë profesionalizmi që pak mund t’i shkonte mendja për të vërteta.

15:30
Bie zjarr në një qendër për të moshuar në Kavajë, lëndohet një person

Një zjarr ka përfshirë një qendër të moshuarish pasditen e sotme në Kavajë, ku si pasojë është lënduar një person.

15:24
Probleme nga dëbora dhe shiu/ Ende e bllokuar Qafë Thorë-Theth dhe rruga e Obotit

Nën-Shkodra vijon të jetë e përmbytur ndërsa zonat malore kanë probleme me dëborën.

15:22
Reportazh për alpet e Shqipërisë, “Le Monde”: Parajsa të vogla!

Francezja “Le Monde” i dedikon reportazh alpeve shqiptare duke i cilësuar Thethin e Valbonën “parajsa të vogla e të gjelbra për alpinistët që kërkojnë shtigje që nuk janë as shumë të rrahura”.

15:16
Niveli i ulët i lindjeve në Japoni është shqetësuese për shoqërinë, thotë kryeministri Kishida

Kryeministri i Japonisë thotë se vendi i tij është në prag të mos funksionimit të shoqërisë për shkak të rënies së nivelit të lindjeve.

15:08
Në 2024 ekonomia shumë më optimiste/ Për Shqipërinë parashikohet një rritje ekonomike mbi 3.2 %

Ekonomia shqiptare do të rritet vetëm me 2.4% përgjatë këtij viti.

15:08
Devijimi i hetimeve për Ahmetajn/ Pas 2 muajsh, ende nuk është thirrur nga SPAK për biletat e paguara nga Zoto

Kanë kaluar rreth 2 muaj që nga denoncimi e deri tek vendimi i prokurorit të posaçëm, Alfred Shehu, i cili refuzoi nisjen e hetimeve ndaj dy kolegëve të tij të SPAK-ut, Klodian Braho e Eneid Nakuçi, nën dyshimet se kanë fshehur provat që tregojnë pagesat e Klodian Zotos për Arben Ahmetajn.

15:01
Exclusive/ Raporti i The Economist për qeverinë dhe opozitën: Kujdes në 24 muajt e ardhshëm!

“The Economist Intelligence Unit”, “Njësia e Inteligjencës” e revistës prestigjoze britanike The Economist, në raportin më të fundit për Shqipërinë analizon zhvillimet ekonomike, sociale dhe ato politike.

14:56
Vrasja e katër protestuesve më 21 janar, Prokuroria e Tiranës: Do hetojmë provat e reja

Prokuroria e Tiranës njofton se ka nisur verifikimin e provave të reja të publikuara lidhur me një audio-përgjim të komunikimeve të Gardës së Republikës më 21 janar 2011, kur mbetën të vrarë 4 protestues.

14:44
Ç’duhet të dini për veshjen e Kylie Jenner me kokën e luanit, përtej komenteve negative! (foto)

Kylie Jenner vodhi shfaqjen në pistën e modës së Schiaparelli-t në Paris kur mbërriti me një fustan të zi pa rripa prej kadifeje, të stolisur me kokën e një luani në madhësi reale – një publikim paraprak nga koleksioni i modës pranverë-verë 2023 i labelit që debutoi momente më vonë.

14:39
Qëllohet mbi policinë në veri të Kosovës/ Forcat e rendit hapin zjarr, mbetet i plagosur një serb

Një tjetër incident është shënuar sot në veri të Kosovës, ku situata vazhdon të mbetet mjaft e brishtë pas tensioneve të përsëritura të këtyre muajve të fundit.

14:28
“E hodhi në tokë, e goditi me shuplakë…”, detajet tronditëse të sulmit seksual të Dani Alvesit

Gazeta “La Vanguardia” ka publikuar disa nga frazat e vajzës 23-vjeçare që akuzon Dani Alves për përdhunim.

14:25
380 emigrantë me 8 gomone, vazhdon “pushtimi” i La Manshit: Dita më e ngarkuar!

Të paktën 380 vetë me 8 deri në 10 gomone kaluan brenda të dielës La Manshin, çka e bën këtë ditën më të ngarkuar të kalimeve të paligjshme nga Franca drejt Anglisë që prej fillimit të vitit, sipas shtypit britanik.

14:22
Teknikat që duhet të zbatoni në mënyrë që të lehtësoni dhimbjet e gjurit!

Nëse keni dhimbje gjuri ose dhimbje kyçesh, këto praktika mund të funksionojnë për mrekulli për ju.

14:20
“Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe prioritetet për 2023”/ Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Presidenti i vendit, Bajram Begaj do të mbledhë sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar në orën 14:00.

14:12
Dyshohet se u përfituan nga krimi, sekuestrohen pasuri me vlerë 50 mln lekë në Durrës

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pasuri me vlerë 50 mln lekë në pronësi të shtetasit M.F., të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

14:08
Një kometë jeshile po i afrohet pikës më të afërt me Tokën për herë të parë!

Një kometë jeshile, që nga Epoka e Gurit, do të afrohet në pikën e saj më të afërt me Tokën javën e ardhshme, gjë kjo që ndodh vetëm ‘një herë në jetë’.

14:04
Ministrat e BE-së mblidhen për Malin e Zi: Plotësoni Gjykatën Kushtetuese!

Mali i Zi është kthyer në shqetësimin kryesor të momentit për Bashkimin Europian.

14:03
“Padi në SPAK për 21 janarin”/ Dorëzohet sot nga qeveria për gjithë zinxhirin komandues të gardës

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se sot do dorëzojnë kallëzimin në SPAK për “21 Janarin”.

13:53
Borrell njofton ministrat e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do t’i informojë sot ministrat e Jashtëm të BE-së për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe diskutimeve që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka pasur ditëve të fundit në Prishtinë dhe në Beograd.

13:44
Temperatura të ulëta në Angli/ Dhjetëra fluturime të anuluara për shkak të mjegullës së ‘ngrirë’

Dhjetëra fluturime janë anuluar në aeroportin Heathrow të Anglisë për shkak të mjegullës së ngrirë.

13:31
Vrau një grek dy ditë më parë për pazare droge, shpallet në kërkim Izbi Çaushi

Autoritet greke kanë shpallur në kërkim nën akuzën e vrasjes me dashje, 38-vjeçarin Izbi Çaushi.

13:23
Samiti B-40/ Veliaj jep lajmin e mirë nga Athina: Tirana merr Presidencën e Qyteteve të Ballkanit në 2024

Vitin e ardhshëm Tirana do të marrë Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, e njohur ndryshe si B40.

13:19
Sytë e Kourtney Kardashian përjetësisht në lëkurën e Travis Barker!

Muzikanti i njohur Travis Barker ka vendosur të bëjë tatuazh sytë e bashkëshortes së tij Kourtney Kardashian në njërën nga këmbët.

13:12
Rrëshqitje masive dheu në Katundisht të Këlcyrës/ Shtëpitë pësojnë çarje, 5 familje strehohen tek bashkëfshatarët

24 banorë të 5 familjeve në fshatin Katundisht në Këlcyrë kanë lënë banesat dhe janë strehuar përkohësisht tek bashkëfshatarët pasi lagjja Kalemaj në këtë fshat është përfshirë nga një rrëshqitje masive.

13:11
Aksident në Berat/ Një 22-vjeçar i plagosur pasi përplasi motorin me një makinë

Një aksident ka ndodhur në Berat ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar.

13:08
Favorizoi 37-vjeçarin për kalimin e bagëtive pa kryer procedurat, ndiqet penalisht doganieri në Kakavijë

Një doganier i pikës kufitare të Kakavijës po ndiqet penalisht për shpërdorim detyre, për shkak të favorizimit të një 37-vjeçari.

13:00
Protestë kundër Albin Kurtit në Prishtinë, ish-luftëtarët e UÇK-së: Kryeministër, mos na shkel në gjak!

Është pritur me protesta në Prishtinë deklarata e kryeministrit Albin Kurti për Oliver Ivanoviq, ish liderin e vrarë të serbëve të Kosovës,  i cili tha se “ai ishte një luftëtar i përkushtuar për interesat e vendit”. 

12:42
“Tregoni kush janë politikanët spiunë”/ Kërkesa e parë në Autoritetin e Dosjeve pas ndryshimit të ligjit

Demokratët që ndjekin linjën e Enkelejd Alibeaj trokitën në dyert e Autoritetit te Dosjeve  për të marrë informacion nëse gjatë demokracisë ka pasur deputet te lidhur me ish-sigurimin e shtetit.

12:39
Moti i keq në vend/ Priten reshje intensive në jug, disa akse të bllokuara nga shiu dhe dëbora

Moti i keq ne vend ka shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore, prurje të shumta në hidrocentrale dhe probleme me energjinë elektrike.

12:26
Krijohet “euro” latine? Brazili dhe Argjentina, drejt një monedhe të përbashkët!

Hapa janë hedhur e skena është përgatitur që në samitin e liderëve të rajonit, që mbahet në Buenos Ajres të martën, të diskutohet krijimi i një një monedhe të përbashkët për dy ekonomitë më të mëdha të Amerikës së Jugut: Brazilin dhe Argjentinën.

12:19
Nuk e “ha” dot Kosovën, Vuçiç do japë dorëheqjen? I drejtohet kombit sot në darkë!

Çështja e Kosovës po kthehet ne një nyje gordiane e cila mund t’i kushtojë edhe postin presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

12:09
Rrëshqitje masive dheu në Këlcyrë/ Katundisht, rrezikohen 5 shtëpi

Reshjet e shiut dhe dëborës kanë përfshirë sot gjithë vendin në një situatë meteorologjike të përkeqësuar.

12:07
Filmi “Avatar: The Way of Water” kalon shifrën 2 miliardë dollarë në të gjithë botën

Regjisori James Cameron bëri përsëri histori këtë fundjavë.

12:03
Erdogan shpall datën e zgjedhjeve në Turqi

Presidenti i Turqisë ka shpallur 14 majin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale të vendit.

11:56
S`ka ende qetësi për Kosovën/ Moti i keq nuk e lëshon, reshjet zgjasin disa ditë

Kosova do të vazhdojë të mbetet në darën e motit të keq me reshje shiu e dëbore, edhe për disa ditë të tjerë.

11:47
Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë, detajet e para

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë.

11:46
Përplaset nga treni pasi tentoi të kalojë shinat, ndërron jetë 15-vjeçari shqiptar në Itali

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Breshias të Italisë, ku një 15-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u përplas nga treni, teksa po kalonte shinat në stacionin hekurudhor Chiari.

11:39
Tensionet në Kosovë, mblidhet Asambleja parlamentare e KiE: Ka pasur kërkesë për debat! 

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës pritet të diskutojë tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, në seancën e saj dimërore që nis sot e zgjat deri në 27 janar.

11:25
Situata në vend/ Përmbytje në Shkodër, rrëshqitje dherash në Durrës dhe Këlcyrë! Ndërprerje energjie në Korçë dhe Fier

Vendi ynë po përballet me probleme, pas reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit.

11:20
Mbyllet Machu Picchu, qindra turistë të bllokuar për arsye sigurie!

Peruja ka mbyllur për një kohë të pacaktuar vendin e saj të famshëm turistik Machu Picchu për shkak të protestave të vazhdueshme kundër presidentit të ri të vendit.