E enjte, 16 Shkurt 2023
19:58
“Shqipëria ime”! Recitali i korit të Ansamblit Popullor

Të bashkuar harmonikisht, Recitali i Korit të Ansamblit Popullor sjell krijimet më të bukura muzikore të trevave shqiptare, në një koncert koral të quajtur “ Shqipëria ime”, sonte në mbrëmje.

19:44
Ngadalësohet rritja ekonomike! Berzh: Këtë vit 0.5% më e ulët se parashikimi

Pas rimëkëmbjes së fortë që ekonomia shqiptare pati pas pandemisë, duket se vrulli ka stopuar. Institucionet ndërkombëtare po rishikojnë me ulje ekonominë e vendit, ndërsa këtyre u bashkohet edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

19:42
2023 nis mbarë për Bujqësinë! Po eksportohen më shumë perime, bulmet dhe mjaltë se një vit më parë

2023 ka nis një vit i mbarë për bujqësinë shqiptare. Perimet vazhdojnë të jenë kryefjala e tregtisë së jashtme. Kushtet e favorshme klimaterike bëjnë që prodhimet bujqësore të fermerëve të dalin më shpejt në treg se ato të vendeve të tjera.

19:41
McGonigal, Rama do flasë më 2 mars! Socialistët rrëzuan kërkesën e PD për shkarkimin e Lindita Nikollës

Opozita ngulmoi edhe sot për të mos lënë asnjë diskutim tjetër në Kuvend përveç çështjen McGonigal. Për të ndalur punën normale të kuvendit, deputetët mbështetës të rithemelimit vepruan në këtë mënyrë:

19:36
Rikthimi te Barcelona, babai i Messit shuan çdo dilemë

Gjithmonë flitet për një rikthim të Leo Messit te Barcelona. Tifozët shpresojnë që idhulli dhe kapiteni legjendar të dhurojë sërish magji në “Camp Nou”.

19:30
Shkenca po transformon zogj të ngordhur në dronë të përdorur për ‘spiunazh’ në botën e egër (fotot)

Kërkuesit duket se kanë gjetur një mënyrë për të kthyer zogjtë e balsamosur në dronë që rrahin krahët, që sipas tyre i ndihmojnë të kuptojnë më mirë si funksionon bota e egër.

19:29
​Macron uron Osmanin për Ditën e Pavarësisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për Ditën e Pavarësisë.

19:13
Nën hetim për pasurinë, KPK lë në fuqi vendimin për prokuroren e Durrësit

Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shpallur më parë për prokuroren e Durrësit, Enkeleda Osmani (Xhengo), për mosdeklarimin e të ardhurave.

19:01
“Ndodhi mrekulli”/ 17-vjeçarja i mbijeton tërmetit në Turqi, qëndroi 10 ditë nën rrënoja

Një vajzë adoleshente është shpëtuar 248 orë pas tërmetit shkatërrues të javës së kaluar në Turqi.

19:00
Ftesë në 5/ Luizi qau për të ëmën e sëmurë? E ftuara: I duhej kryqi që i dha Kiarës

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua çifti më i komentuar i momentit, Luiz-Kiara.

18:58
Zyrtarja e lartë e mbrojtjes bie nga 60m drejt vdekjes në Shën Petersburg (fotot)

Një zyrtare e lartë e mbrojtjes në Rusi – 58-vjeçarja Marina Yankina – ka rënë drejt vdekjes nga dritarja e katit të 16-të në Shën Petersberg, njofton rrjeti britanik Daily Mail.

18:35
Korrupsion dhe shpërdorim detyre, arrestohet shefi i seksionit dhe efektivi i Drejtorisë se Policisë Tiranë

Dy anëtarë të drejtorisë së Policisë Rrugore Tiranë, janë arrestuar ditën e sotme nga SPAK, pasi kanë kryer veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

18:31
Nesër 15 vjetori i Pavarësisë, si do festojë Kosova (axhenda)

Dita e nesërme shënon 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ditë e cila do të pritet me gëzim të madh e festime në të gjithë vendin.

18:27
Breshëri raketash në Ukrainë/ Goditet rafineria e naftës, humb jetën një grua

Rusia lëshoi ​​36 raketa në Ukrainë, duke goditur rafinerinë e saj më të madhe të naftës.

18:22
Perëndimi sheh me dyshim ankorimin e luftanijes ruse në Afrikën e Jugut (fotot)

Një frigatë ushtarake ruse është ankoruar dje në portin e Cape Town, para manovrave të kontestuara detare mes Afrikës së Jugut e Kinës.

18:19
Bullgaria heq dorë nga nafta ruse/ Marrëveshje me Greqinë për ndërtimin e tubacionit

Një hap të rëndësishëm në të ashtuquajturën diplomacia energjitike kanë arritur Bullgaria dhe Greqia me nënshkrimin e dy marrëveshjeve që synojnë ringjalljen e projektit të një tubacioni që do të transportojë naftë bruto nga porti grek i Aleksandoupolis në detin Egje, drejt portit të Burgasit, ku ndodhet rafineria e naftës së Bullgarisë.

18:10
​Biden uron Osmanin me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuar atë Amerikës, Joe Biden, me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Zyra e presidentes.

18:04
Presidenti Bajram Begaj takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në kuadër të vizitës në Kosovë dhe pjesëmarrjes në ceremonitë shtetërore për kremtimin e 15-vjetorit të Ditës së Pavarësisë, është pritur sot në një takim të veçantë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

18:03
Studentët francezë i bashkohen protestave për reformën e pensioneve në Paris (fotot)

Studentët braktisën sot universitetin e Sorbonne për t’iu bashkuar protestave në qendër të Parisit kundër rritjes së moshës së pensioneve nga qeveria e majtë e presidentit Macron.

17:58
Mes frikës së hakmarrjes ruse, Moldavia miraton qeverinë e re me liderin pro-perëndimor

Ligjvënësit moldavë kanë votuar në favor të një qeverisë së re të udhëhequr nga një ekonomist pro-perëndimor, pasi ish-republika e vogël sovjetike sinjalizoi zhvendosje ndaj shqetësimeve të sigurisë pas luftës së vazhdueshme të Rusisë e Ukrainës fqinje.

17:43
Rusia sulmon me raketa Ukrainën

Forcat ruse goditën sot me raketa një sërë objektivash në të gjithë Ukrainën.

17:39
Bashkohet tuneli i emergjencave në Rrugën e Arbrit, do shërbejë për avancimin e punës

Tuneli i emergjencave në “Rrugën e Arbrit Nr. 1” është bashkuar në të dyja kahet, në Qaf Murriz, me një gjatësi 4 kilometrash.

17:37
Ishulli kroat tronditet nga tërmeti me magnitudë 4.8 (fotot)

Ishulli kroat Krk, në veri të detit Adriatik është tundur mëngjesin e sotëm nga një tërmet me magnitudë 4.8, sipas qendrës vendase sizmologjike.

17:33
Dalin detaje të rënda nga përdhunimi i 23-vjeçares, Dani Alves rrezikon 12 vite burg

Dani Alves mbahet në paraburgim që nga 20 janari, pasi u akuzua për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një klub në Barcelonë natën e 30 dhjetorit.

17:24
Aksident në Vlorë! “Benzi” përplas motorin, në spital 40-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në Vlorë pasditen e sotme, ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një motor, duke dëmtuar drejtuesin e tij.

17:16
Nga tendat tek tanket; një vit i rëndësishëm për NATO-n në Ukrainë

Ditën pasi Rusia sulmoi Ukrainën, udhëheqësit e 30 vendeve të NATO-s mbajtën një takim emergjence për të trajtuar atë që e cilësuan si rrezikun më të madh për sigurinë euro-atlantike pas dekadash – fillimin e asaj që do të bëhej lufta më e madhe tokësore në Evropë që nga viti 1945.

17:12
Përplasja e trenit toksik në Ohio/ Kompania e hekurudhës tërhiqet nga takimi me komunitetin (fotot)

Një takim publik që kishte si qëllim zbutjen e frikave për tym e rrjedhje toksike pas një aksidenti katastrofik hekurudhor në Ohio, nuk u krye sot në SHBA pasi kompania hekurudhore nuk u paraqit.

17:09
Sunak takohet me presidentin polak, diskutime për të dërguar avionë luftarakë në Ukrainë

Rishi Sunak është takuar me presidentin polak për të diskutuar rreth përpjekjeve që Ukraina të marrë fitoren.

16:57
Kryqi i Kuq kërkon 700 milionë dollarë ndihmë për Turqinë dhe Sirinë

Kryqi i Kuq bëri thirrje për mbi 700 milionë dollarë ndihmë për viktimat e tërmeteve vdekjeprurëse që goditën javën e kaluar Turqinë dhe Sirinë.

16:48
Ndjeni dhimbje stomaku pas konsumit të frutave? Njihuni me shkaqet dhe trajtimin

Frutat janë ato ëmbëlsira që mund t’i shijoni pa asnjë ndjenjë faji. Megjithatë disa individë ankohen se pas konsumit të frutave ndjejnë dhimbje stomaku.

16:36
Dy të vdekur nga rrëzimi i helikopterit të Gardës Kombëtare gjatë stërvitjes në Alabama (fotot)

Dy ushtarakë kanë humbur jetën kur një helikopter i Gardës Kombëtare të Tennessee në SHBA, u rrëzua duke shpërthyer në një top zjarri në një autostradë në Alabama gjatë një misioni stërvitor.

16:28
PSG dridhet, blerja e Manchester United nga katariotët mund t’i shkurtojë fondet!

Një konsorcium me bazë në Katar është gati të prezantojë një ofertë për blerjen e United, por përballej me një pengesë të mundshme nga rregullat e UEFA-s që ndalojnë një pronar të kontrollojë disa skuadra që bëjnë pjesë në kompeticionet e tyre, teksa Qatar Sports Investments zotërojnë PSG.

16:24
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 9 qytetarë të infektuar dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit

Minsitria e Shëndetësisë ka njoftuar në lidhje me bilancin e Covid19 në vend për 24 orët e fundit, ku pas 342 testimeve, 9 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me virus dhe nuk ka pasur asnjë humbje jete.

16:22
Me 78 vota kundër, rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Nikollës nga posti i kryetares së Kuvendit

Partia Socialiste ka rrëzuar shkarkimin e propozuar nga opozita të kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës.

16:18
Poloni, ushtarët ukrainas mësojnë si të përdorin tankun Leopard 2

Mbi 100 ushtarë ukrainas po kryejnë trajnime intensive në Poloni mbi përdorimin e tankut të prodhimit gjerman Leopard 2 që përdoret në fushëbetejë.

16:12
Grupi privat izraelit ‘Team Jorge’ ka ndërhyrë në më shumë se 30 zgjedhje në botë me hakerime, sabotazh dhe lajme të rreme të krijuara nga ish-operativët e inteligjencës (fotot)

Një kompani private izraelite me ish-operativë të inteligjencës ka tentuar të influencojë zgjedhjet në më shumë se 30 vende të botës për llogari të klientëve të saj me anë të hakërrimeve, sabotazhit dhe përhapjes së dezinformacionit, njoftonte sot një investigim i fshehtë mediatik.

16:02
Opozita kërkoi shkarkimin e saj, Nikolla: Ktheva kokën pas, nuk kam gabuar! Kërkesa juaj pa fakte

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla teksa ka mbajtur fjalën e saj në Kuvend ditën e sotme, ka komentuar propozimin e opozitës për shkarkimin e saj. 

15:54
“Më pëlqen Barcelona e Xavi-t”, Ten Hag: Do ishte mirë që kjo ndeshje të luhej në finale

Të enjten rikthehet Europa League në fazën më emocionuese të sezonit.

15:51
“Final Destination”/ I shpëtoi shpellës së përmbytur në Tajlandë, 17 vjeçari vdes në Angli

Shpëtimi i tij dhe 12 djemve të tjerë të bllokuar në një shpellë të Tajlandës, të përmbytur nga reshjet e rrëmbyera në 2018-tën, tërhoqi vëmendjen e mbarë botës, sidomos për operacionin masiv të shpëtimit të tyre, ku morën pjesë edhe zhytës profesionistë ndërkombëtarë.

15:47
Moldavia gjen copëza të raketave pas sulmeve ruse në Ukrainë

Një patrullë policore ka gjetur copëza të raketave në veri të Moldavisë më 16 shkurt, disa orë pas sulmeve ruse me raketa që kishin për cak Ukrainën fqinje, thanë autoritetet moldave.

15:44
25 vite kujtime/ Festa e ditëlindjes së Top Albania Radio

25 vite kujtime është slogani për ditëlindjen e 25 të Top Albania Radio, që mblodhi së bashku në Teatrin e Operas dhe Baletit, në një natë feste të gjithë ata që kontribuojnë dhe mbështesin për ta bërë atë një radio ndryshe nga të tjerat.

15:41
Kurti për planin europian: Njohje de facto nga Serbia, de jure vjen më vonë

Plani franko-gjerman parashikon njohjen de facto të Kosovës nga Serbia.

15:37
Deputetët e opozitës rrethojnë foltoren dhe i bien bilbilit, Rama shkon në Kuvend

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend pas debateve të forta në seancën plenare dhe bllokimit të foltores nga disa deputetë të opozitës.

15:32
17-vjeçarja gjendet e gjallë 10 ditë pas tërmetit në Turqi, viktimat e tragjedisë madhore arrijnë në 42,000 (fotot)

Një vajzë 17-vjeçare është nxjerrë sot e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në jug të Turqisë, më shumë se 240 orë pas tërmetit monstruoz që ka vrarë deri tani 42,000 njerëz në Turqi dhe Siri.

15:26
Rusia kërkon spiunen/ Gjyqi në Elbasan, Timofeva nuk pranon të kthehet në atdhe

Dështon seanca për ekstradimin e 33 vjeçares ruse Svetlana Timofeva e cila kërkohet nga shteti i saj për spiunazh. 

15:23
Revolucioni i Berishës/ Dhjetëra mbështetës të PD bllokojnë hyrjen e Kuvendit

Atmosfera para protestës ishte sinjal se ajo do ishte e qetë dhe pa tensione. 

15:12
Mbante një kallashnikov dhe një armë gjahu në banesën e tij, në pranga 62-vjeçari në Himarë

Një 62 vjeçar është arrestuar në Himarë pasi në banesën e tij u gjet një kallashnikov dhe një armë gjahu.

15:02
Aksident në rrugën e Rinasit, del nga rruga mjeti që transportonte para

Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në rrugën e Rinasit, fatmirësisht pa të lënduar.

15:01
Durrës/ Po transportonte me makinë dhjetëra fara kanabis për mbjellje, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari

Në 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi u kap duke transportuar me makinën e tij në Durrës dhjetëra fara narkotike gati për mbjellje.

15:00
Padi e re për “21 Janarin”/ Familjarët e katër viktimave paraqitën padinë në SPAK

Përtej bulevardit ku mbetën të vrarë të afërmit e tyre, familjarët e Aleks Nikës, Hekuran Dedës, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizit i bëri bashkë rrugëtimi drejt SPAK.

14:50
Kultivoi 189 bimë kanabisi në mes të pyllit në Mat, merr fund arratia për 21-vjeçarin

Një i ri 21-vjeçar është arrestuar në Mat pasi ishte shpallur në kërkim për kultivimin e 187 bimë cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në Mat. 

14:45
Tensione në Parlament/ Opozita bllokon foltoren, deputetët u bien bilbilave! Protestë para Kuvendit

Seanca plenare sërish është përfshirë nga tensione këtë të enjte, ndërsa para Kuvendit po zhvillohet protestë nga anëtarë dhe mbështetës të opozitës.

14:42
Zjarri në kontejnerët e mbeturinave shkakton ndotje të madhe në Lushnjë

Një zjarr në kontejnerët e mbeturinave mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar ndotje të madhe në lagjen “18 Tetori” në bashkinë e Lushnjës.

14:36
Plagosi të miturin me armë në Laç, 17-vjeçari dënohet me arrest në shtëpi

17-vjeçari i cili plagosi të miturin I. Rr me armë zjarri, pranë gjimazit të Laçit është dënuar me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

14:28
Braçe ironi në Kuvend: Spaho është për rekord Guinness, si mundet që s’e zëvendësoi njeri me bilbilin?!

Deputeti socialist, Erion Braçe ka ironizuar demokratin Edmond Spaho, i cili vijon t’i bjerë bilbilit prej më shumë se 4 orësh.

14:27
Shkuli mikrofonin e foltores dhe i ra bilbilit, Edmond Spaho përjashtohet nga Kuvendi

Deputeti Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca plenare për shkak të kaosit të shkaktuar në foltore duke shkulur mikrofonin dhe duke i rënë vazhdimisht bilbilit.

14:12
Tatimet paralajmërojnë bizneset: Kujdes, persona të paautorizuar po ju mashtrojnë duke u prezantuar si punonjës Tatimorë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u bën thirrje bizneseve të kenë kujdes nga persona të paautorizuar që prezantohen si punonjës të tatimeve.

14:02
“Gjëmimi i Heshtjes” nga Audi mbledh admiruesit më të zëshëm

Porsche Albania dhe marka premium që ajo përfaqëson në Shqipëri, Audi, mbledhin këtë të diel klientët, dashamirësit dhe admiruesit e markës më të dashur nga Shqiptarët.

13:48
Rihanna dhe A$AP Rocky flasin për prindërimin: Ne jemi miqtë më të mirë me një fëmijë

Është një epokë e re për superyllin e popit Rihanna dhe partnerin e saj, reperi A$AP Rocky, e cila sapo ka nisur.

13:39
U denoncua nga Fiks Fare/ Nuk ndalet masakra e nxjerrjes së gurëve në malin e Tomorrit, ndiqen penalisht 3 administratorë

Pas denoncimeve të vazhdueshme të Fiks Fare për masakrën e nxjerrjes së gurëve dekorativë nga Parku Kombëtar, nga kontrollet e policisë mëngjesin e sotëm në malin e Tomorrit, janë proceduar penalisht 3 administratorë subjektesh.

13:35
Arrestohet lideri i ekstremit të djathtë pas incidenteve te Presidenca e Serbisë

Policia në Serbi e ka arrestuar të enjten Damjan Knezheviqin, liderin e organizatës së krahut të djathtë “Patrulla Popullore” dhe dy anëtarë të asaj organizate, pas incidenteve të një nate më parë te Presidenca e Serbisë.

13:25
SHBA “rrëzon” Kurtin: Nuk ndryshojmë pozicion për njohjen e ndërsjellë

Teksa komentonte të mërkurën propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe një herë theksoi se  në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë duhet të përfshihet njohja e ndërsjellë.

13:15
Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Koplik, makina përfundon në shinat e trenit

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta me parë në aksin Shkodër – Koplik.

13:11
Durrës/ Zjarr në banesën e saj, ndërron jetë 65-vjeçarja

Një 65-vjeçare ka humbur jetën në qytetin e Durrësit, e asfiksuar nga zjarri që ka rënë në shtëpinë e saj. 

13:05
Serbët “tregojnë dhëmbët” në rrugët e Beogradit: Jo normalizimit me Kosovën

Me thirrjet kundër marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, grupe protestuesish serbë në mesin e të cilëve edhe veprimtarë pro-rusë u mblodhën në qendër të Beogradit, duke kërcënuar me trazira nëse Serbia pranon planin e mbështetur nga perëndimi.

13:00
Chelsea po përgatit ofertën për të mbajtur përgjithmonë në Londër “yllin” portugez

Disa ditë më parë u raportua se Chelsea ishte e interesuar t’i bënte një propozim Atléticos së Madrid për të blerë përfundimisht kartonin e João Félix.

12:56
Osmani pas takimin me Begajn: Krah njëri-tjetrit drejt familjes së përbashkët evropiane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

12:38
Biznes me kallama e zhukë/ Agronomi që “pastron” kanalet e Myzeqesë për biznes

Arjan Bekaj 13 vjet më parë braktisi profesionin e agronomit dhe iu kushtua punës me kallam dhe zhukë.

12:34
Sot Barcelona-Manchester United/ Nis faza e 1/16-ave të kupës Europa League

Europa League rikthehet mbërmjen e sotme me sfidat e raundit të 1/16-ve.

12:31
Berisha: Betohemi se mocionin do e bëjmë në Surrel, do shkojmë atje ku struket Rama

Teksa në Kuvend u njoftua se mocioni me debat me Edi Ramën do të mbahet më dy mars, Sali Berisha njoftoi se nëse do të mungojë në seancë, bashkë me protestuesit do shkojnë në Surrel.

12:28
“Mbyllen” aeroportet gjermane, të premten greva “gjunjëzuese”

Një grevë e përgjithshme paralizon të premten aeroportet gjermane, përfshirë atë të Frankfurtit – më i madhi në vend.

12:25
U arrestuan se hodhën shashka në protestë, Gjykata liron protestuesit

Gjykata ka dhënë detyrim paraqitje për protestuesit e arrestuar të shtunën e shkuar pasi hodhën shashka e tymuese.

12:23
Interpelanca dhe mocioni me debat me Ramën caktohen më 2 mars, opozita kundërshton

Interpelanca dhe mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal u miratuan sot në Kuvend më 2 mars.

12:22
Pretendoi se Cristiano Ronaldo e përdhunoi, gjobitet avokati i paditëses Kathryn Mayorga!

Së fundmi një avokat në Las Vegas është gjobitur me 335 mijë dollarë pasi kërkoi nga gjykatat amerikane që të detyronin Cristiano Ronaldon të paguante miliona dollarë, më shumë se 375 mijë dollarë që ai i pagoi një gruaje nga Nevada, e cila pretendoi se ylli portugez e përdhunoi në Las Vegas në vitin 2009.

12:07
Dështon takimi i radhës, Messi gjithmonë e më larg PSG

Ditën e mërkurë ishte takimi i radhës midis Messi-t dhe PSG, por përsëri pa rezultat.

11:53
E pazakontë! Protestuesit tentojnë të fusin kalin me jele blu brenda Kuvendit

Pasi hodhën tymuese, protestuesit demokratë po tentojnë të fusin brenda traut të Kuvendit një kalë të bardhë me jele blu.

11:51
Meta i bashkohet protestës: Të gjithë në këmbë kundër këtij regjimi të pashpirt

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar protestës që po zhvillohet para Kuvendit.

11:42
Punëtorët e bllokuar në Zelandën e Re përdorën frigoriferin për të lundruar në ishullin e përmbytur (video)

Pamjet e mediave sociale tregojnë punëtorët e bllokuar nga përmbytjet ndërsa Cikloni Gabrielle goditi Zelandën e Re në fillim të kësaj jave. 

11:40
Protesta e Berishës/ Hidhen tymuese jashtë Kuvendit, brenda po mbahet seanca plenare

Protestuesit kanë hedhur tymuese dhe flakadanë në ambientet jashtë Kuvendit, teksa brenda po zhvillohet seanca plenare.

11:33
“Kuvendi, bunker i fjalës së ndaluar”/ Berisha: Kjo protestë është revolucion i çdo shqiptari

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur ‘bunker të fjalës së ndaluar’ parlamentin ku po zhvillohet sot seanca plenare, pas përjashtimit të 12 deputetëve të opozitës.

11:16
Aksident në Krujë/ Motër e vëlla u përplasën teksa udhëtonin me makinë, përfundojnë në spital

Dy të rinj, motër e vëlla, janë aksidentuar teksa udhëtonin me makinë dhe kanë përfunduar në spital.

11:15
Topalli në protestë para Kuvendit: Në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë të përjashtohet gjysma e grupit parlamentit

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha para protestuesve se në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që të përjashtohet gjysma e grupit parlamentar sikurse po ndodh sot me opozitën.

11:06
“Katastrofa më e madhe në historinë e aleancës”, NATO-ja nis mijëra tenda në Turqi

NATO-ja përgatitet të sigurojë strehim për mijëra persona që kanë mbetur në rrugë në Turqi, si pasojë e tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit.

10:58
Ylli i viteve ’60, aktorja dhe modelja Raquel Welch ndërron jetë në moshën 82-vjeçare

Aktorja amerikane Raquel Welch, e cila shpesh vlerësohet se i hapi rrugën heroinave moderne të aksionit në filmat e Hollivudit, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

10:47
Tea Trifoni tregon arsyen e fortë se pse zgjodhi të mos hynte mes çiftit Luiz-Kiara!

E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë ish-banorja e shtëpisë së “BBV”, Tea Trifoni.

10:40
Deputetët e përjashtuar ankimuan vendimin, Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin

Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin e marrë dje nga Komisioni i Etikës për përjashtimin e Sali Berishës, Flamur Nokës, Këlliçit dhe Palokës nga Kuvendi.

10:37
Mrekullia pas 227 orësh, e moshura shpëtohet nga rrënojat e tërmetit

Një 74-vjeçare është shpëtuar nga rrënojat e tërmetit pas 227 orësh, në Kahramanmaraş.

10:27
Rreth 1.1 milion ukrainas shkuan në Gjermani më 2022

Rreth 1.1 milion njerëz kanë shkuar nga Ukraina në Gjermani më 2022, duke e tejkaluar fluksin e migrantëve nga Lindja e Mesme më 2015, sipas të dhënave të Zyrës federale të Statistikave të Gjermanisë.

10:16
 “Turqia Një Zemër”, fushata në ndihmë për të prekurit e tërmetit mblodhi rreth 5.75 miliardë euro

Një fushatë në ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Turqi, që u zhvillua në transmetim të drejtpërdrejtë në ekranet e televizioneve dhe radiove arriti shifrën rreth 5.75 miliardë euro, për dy orë.

10:14
Deputetët e përjashtuar nga Kuvendi ankimojnë vendimin, garda nuk i lejon të futen në seancë

Deputetët e Partisë Demokratike kanë paraqitur kërkesë për ankimim të vendimit për përjashtimin e deputetëve nga Kuvendi.

10:05
Guardiola: Lufta për titull do ishte mbyllur, djemtë e mi bënë diferencën!

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka komentuar fitoren e arritur ndaj Arsenal, duke i “marrë” kreun e Premier League.

10:05
Sot seancë plenare, Berisha dhe 11 deputetë të përjashtuar/ Protestë para Kuvendit

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish para Kuvendit, ndërsa pritet të mbahet seanca plenare.

09:56
15 vjetori i Pavarësisë/ Presidenti Bajram Begaj vizitë në Kosovë

Presidenti i vendit, Bajram Begaj nis sot një vizitë dy ditore në Republikën e Kosovës, me rastin e festës së 15 vjetorit të Pavarësisë së saj.

09:47
Autor i disa vjedhjeve gjatë muajve janar dhe shkurt, arrestohet 32-vjeçari në Lushnjë

Një 32 vjeçar është arrestuar pasi ka kryer disa vjedhje gjatë muajve janar dhe shkurt në Lushnjë.

09:45
Tërmeti në Turqi/ Heroi që rezistoi kundër ndërtimeve ilegale

Një kryetar bashkie po ngrihet lart si hero në Turqi këto ditë tragjike. Ökkes Elmasoglu nga qyteti turk Erzin, që ndodhet në mesin e katastrofës së tërmetit. Pikërisht në këtë qytet gati nuk është dëmtuar askush.

09:34
I dënuar në Spanjë për trafik droge, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari me qëllim ekstradimi

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës me qëllim ekstradimi drejt Spanjës pasi është i dënuar me burg nën akuzën e pjesëmarrjes në grup kriminal në fushën e narkotikëve.

09:29
SHBA: Nuk ka ndryshuar pozicioni për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, i ka thënë të enjten Radios Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ndryshuar pozicionin sa i përket njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

09:22
Tërmeti në Turqi/ Arrestohen 15 persona pas shembjes së ndërtesave në Diyarbakir

15 persona janë arrestuar në Turqi nga 39 të dyshuarit nën akuzën për defekte në ndërtimin e banesave të cilat u shembën në tërmetin që goditi provincën Diyarbakir.

09:18
Pence do ta kundërshtojë deri në Gjykatën e Lartë “thirrjen për të dëshmuar “

Ish-nënpresidenti Mike Pence tha të mërkurën se do të kundërshtojë një thirrje nga prokurori i posaçëm për hetimet ndaj ish-presidentit Donald Trump që do ta detyronte atë të dëshmonte përpara një jurie të madhe, duke thënë se nëse është e nevojshme do të shkojë deri në Gjykatën e Lartë.

09:04
228 orë pas tërmetit në Turqi, nëna dhe dy fëmijët e saj dalin gjallë nga rrënojat e pallatit

Nëna dhe dy fëmijët e saj janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesës Uğur në qytetin Hatay 228 orë pas tërmetit.