Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu cakton datën, mbledhja do të mbahet vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues Adoleshenti që vrau tetë nxënës dhe një roje sigurie në një shkollë të Serbisë, e kishte planifikuar sulmin prej javësh e kishte hartuar dhe një “listë vrasjesh” sipas policisë.
13-vjeçari, djali i një mjeku radiolog, u arrestua fill pas ngjarjes, e në pranga janë vendosur po kështu edhe prindërit e tij. 7 vajza dhe një djalë të moshave 11 deri në 14 vjeç u vranë gjatë sulmit, së bashku me një roje sigurie ndërsa 6 fëmijë të tjerë dhe një mësuese mbetën të plagosur. Vrasësi u identifikua si Kosta Kecmanovic, i konsideruar një prej nxënësve më të talentuar të shkollës.
Shokët e klasës e quanin “peshkopi”, ndërsa ai vetë qe zemëruar shumë me mësuesen e historisë e cila i kishte vendosur një notë jo kaluese në provim. Presidenti serb, Aleksndër Vuçiç, iu drejtua kombit për ngjarjen e rendë.
“Serbia është bashkuar, për fat të keq, këtë herë në pikëllim. Agresori i dyshuar do të mbahet në një repart psikiatrik, pasi për shkak të statusit si i mitur, nuk mund të dalë në gjyq”, u shpreh Vuçiç.
Policia tha se Kecmanoviç përdori pistoletën e babait të tij, e cila ishte me leje. Sipas hetimeve, i ati i 13-vjeçarit e mbante armën në një kasafortë, por me sa duket djali e dinte kodin. Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, të shtënat masive në Serbi dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit janë jashtëzakonisht të rralla. Asnjë rast i tillë nuk është raportuar në shkolla vitet e fundit. Sulmi i fundit me armë zjarri ka ndodhur në vitin 2013 kur një veteran i luftërave në Ballkan, vrau 13 persona në një fshat në Serbinë qendrore.
Top Channel