Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me masakrën e një dite më parë në një shkollë në Beogradit, ku një nxënës 13-vjeçar, vrau 7 të mitur të tjerë dhe një roje sigurie.

Kurti përcolli përmes një postimi në rrjetet sociale keqardhjen e tij të thellë për episodin shokues. “Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia për viktimat e të shtënave në shkollë, në Beograd, dhe për familjet e tyre… U uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”, ka shkruar ai.

Përpara tij, një mesazh i ndjerë për të afërmit e viktimave, mbërriti edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Nuk ka asnjë më të vlefshme sesa jeta e një fëmijëve dhe asgjë që dhemb më shumë sesa humbja e asaj jete. Përcjell ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë prindërit e atyre që vdiqën gjatë të shtënave të tmerrshme në një shkollë në Beograd. Lutemi për shërbim të shpejtë për të gjithë personave që kanë pësuar lëndime”, shkroi ajo në Twitter.

Mësohet së fundi se pesë persona të lënduar në sulmin e armatosur në shkollën “Vladislav Ribnikar” janë në gjende të qëndrueshme shëndetësore, ndërkohë që një fëmijë është në gjendje kritike, por me shenja përmirësimi, ndërsa një fëmijë tjetër është në gjendje kritike dhe në rrezik për jetën. Ai ka plagë me armë zjarri në kraharor, qafë dhe në shtyllën kurrizore dhe të gjithë ditën e kaloi në sallën e operacionit.  

Top Channel