Reshje shiu dhe mjegull në Tropojë e Kukës, ndërhyrje nga emergjencat për heqjen e inerteve nga rrugët

28/11/2026 21:00

Reshjet e shiut me intensitet të ulët vijojnë në rrethin e Tropojës, ndërsa temperaturat luhaten nga 1 deri në 3 gradë Celsius.

Reshjet kanë prekur akset Bajram Curri–Valbonë, Ura e Bujanit–Qafë Morinë, Sopot–Kernajë, Qafë Mejdan–Tropojë–Bucaj, si dhe rrugët Bajram Curri–Fierzë, Bajram Curri–Cërnicë, Sopot–Kam dhe Dushaj–Lekbibaj.

Grupet e punës janë në terren dhe gjatë ditës kanë ndërhyrë për largimin e materialeve të sjella nga reshjet e shiut.

Ndërkohë, edhe në segmentin rrugor Kukës–Bushtricë kushtet atmosferike janë përkeqësuar. Në këtë aks ka reshje shiu me intensitet mesatar, mjegull të dendur në lartësitë mbi 700 metra dhe ulje të temperaturave.

Në këtë segment është ndërhyrë për devijimin e ujërave, si dhe për pastrimin e pusetave dhe kanaleve kulluese.

Pavarësisht kushteve atmosferike, qarkullimi në të gjitha segmentet e përmendura vijon pa ndërprerje dhe nuk raportohen probleme në lëvizjen e automjeteve.

 

Top Channel