Gjykata Kushtetuese pezullon pjesërisht aktin normativ për tubimet, protestuesit nuk gjobiten për bllokimin e rrugës

26/11/2026 16:32

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë pjesërisht zbatimin e aktit normativ nr. 5, datë 28.10.2026, të Këshillit të Ministrave, që ndryshon ligjin “Për tubimet”.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, vendimi u mor më sot, pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga disa organizata të shoqërisë civile dhe grupime studentore, të cilat kanë kërkuar edhe shfuqizimin e plotë të aktit normativ.

Me shumicë votash, Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi pezullimin e zbatimit të nenit 5 të aktit normativ, në pjesën që parashikon sanksione administrative për bllokimin e rrugëve automobilistike gjatë zhvillimit të tubimeve, kur kjo sjell pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit.

Gjithashtu, Gjykata vendosi që çështja të shqyrtohet me përparësi. Ndërkohë, kërkesa për shfuqizimin e aktit normativ është kaluar për shqyrtim në seancë plenare publike, më 25 nëntor 2026.

Top Channel