Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset drejtuesi i motomjetit
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të Orikumit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën 63-vjeçari Xhevair Xhelili, i cili udhëtonte në njërin prej automjeteve.
Nga përplasja raportohet gjithashtu për 3 persona të plagosur. Mësohet se në automjetin tjetër udhëtonin disa punëtorë të huaj, të cilët po shkonin drejt zonës bregdetare të Vlorës për të punuar.
Të plagosurit janë transportuar në ambientet e Spitalit të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa trupi i 63-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti tragjik.
Top Channel