LIVE/ Kuqezinjtë të pandalshëm, Manaj dyfishon shifrat me goditjen “fatale” (VIDEO)

12/11/2026 21:57

Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet sot me Finlandën, në një ndeshje me rëndësi të veçantë për objektivat e saj në Ligën e Kombeve.

Takimi, që nis në orën 20:45, mund t’i japë Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm në garën për vendin e parë në Grupin C1.

Kreu i grupit siguron ngjitjen në një ligë më të lartë, një pozicion më të favorshëm në shortin e kualifikueseve të Europianit, si dhe një mundësi të garantuar përmes play-off-it.

Trajneri Maran pritet të mbështetet te formacioni bazë, me pak ndryshime në krahasim me ndeshjet e fundit. Në portë rikthehet Etrit Berisha, i cili mungoi pas kartonit të kuq të marrë në përballjen e parë me Finlandën.

Një tjetër rikthim i rëndësishëm është ai i Qazim Laçit, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe është sërish në dispozicion të skuadrës.

Në krahun e majtë pritet të aktivizohen Pilo dhe Mitaj, me lojtarin e AEK-ut të pozicionuar më përpara.

Shqipëria synon një rezultat pozitiv për të hedhur një hap vendimtar drejt kreut në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

REZULTATI LIVE
Shqipëri-Finlandë 2-0
Muçi 35′, Manaj 50′

MINUTË PAS MINUTE

50’ Gooool Shqipëria!! Rey Manaj rikthehet të bëjë atë që di më së miri. Lushnjari tund rrjetën dhe dyfishon shifrat me një goditje me kokë në zonë. (Video)

46’ Nis pjesa e dytë, kuqezinjtë kërkojnë golin e dytë.

35’ Gooool Shqipëria!! Ernest Muçi arrin të kalojë në avantazh kuqezinjtë. (Video)

22’ Zbritje e bukur e Muçit, që gjen mundësinë e goditjes, por ndalet nga portieri i Finlandës.

6’ Shqipëria e nis vrullshëm sfidën, me Laçin që humbet një rast të mirë në minutën e parë, ndërsa në të gjashtën Asllani provon nga distanca, por topi kalon mbi traversë.

1′ Nis ndeshja, kuqeiznjtë luajnë ndaj rivalit direkt dhe kërkojnë revanshin pas humbjes në transfertë.

Top Channel