Manchester United e ka marrë vendimin; Michael Carrick do të shkarkohet. Me Djajtë e Kuq që janë në zonën e rënies nga kategoria(vendi i 18 me 8 pikë e asnjë fitore në 8 ndeshjet e fundit), klubi vendosi që të bëjë ndryshime në pankinë.

Në orët në vazhdim do të vijë komunikimi zyrtar me klubin anglez që tashmë ka zgjedhur edhe zëvendësuesin e Carrick dhe bëhet fjalë për Mauricio Pochettino. Argjentinasi, që aktualisht është trajner i kombëtares amerikane të futbollit, e sheh me sy të mirë një rikthim në Premier League ku ka punuar me Southampton, Tottenham dhe Chelsea.

Sipas ‘The Athletic’ në orët e kaluara drejtuesit e Manchester United nisën të diskutojnë për marrëveshjen me trajnerin 54 vjeçar që mposhti konkurrencën e Nagelsmann dhe Eddie Howe. Kur të arrihet ky akord, Djajtë e Kuq do të kontaktojnë drejtuesit e Federatës Amerikane të Futbollit, që për të lënë të lirë Pocheëttino, kërkojnë që t’i paguhet klauzola e zgjidhjes së kontratës prej 10 milionë dollarësh.

Manchester United e ka me ngut dhe dëshiron që Pochettino të jetë në pankinë që në ndeshjen me Liverpool e programuar të zhvillohet në 22 nëntor. Mbetet për t’u kuptuar nëse Pochettino do të drejtojë skuadrën e SHBA në dy ndeshjet me Haitin në 14 dhe 18 nëntor të vlefshme për çerekfinalet e CONCACAF Nations League.

Top Channel