Lekët e drogës i konvertonte në shufra ari dhe i sillte në Shqipëri në biznesin e familjes, antimafia fut në “rrjetë” 26-vjeçarin e arrestuar në Itali për vdekjen e policit
Është arrestuar autori i dyshuar që grabiti një bankë të nivelit të dytë në Komunën e Parisit një javë më parë.
Siç bën me dije gazetarja e Top News, Kleida Muka, i arrestuari është 50 vjeçari Robert Duka, nga Vlora.
Ndërkohë dyshohet se 50-vjeçari është edhe autor i një grabitje tjetër të ndodhur disa muaj më parë në të njëjtën zonë.
Kujtojmë se grabitja ndodhi të hënën e javës së kaluar në orën 10:45, kur një person teksa mbante në kokë një skafandër dhe një çantë supi u fut në bankë dhe i drejtoi armën rojës private, i cili u dorëzua menjëherë dhe hyri në hollin e bankës.
Pas kësaj grabitësi u drejtua nga arka, ku duke kërcënuar arkëtaren mori 60 mijë euro dhe u largua nga vendngjarja me një skuter elektrik.
Top Channel