Çmenduri në Brazil, shpërthen sherri dhe vendoset një rekord botëror, jepen 53 kartonë të kuq
Gianni Infantino ka një tjetër rival për zgjedhjet presidenciale të FIFA që do të mbahen në në muajin mars të vitit të ardhshëm. Bëhet fjalë për ish presidentin e Federatës Japoneze të Futbollit, Kozo Tashima i cili bëri të ditur se do të paraqesë kandidaturën e tij për postin e presidentit të organizmit më të lartë të futbollit botëror.
Deri tani kishin prezantuar kandidaturën e tyre vetë Infantino dhe zvicerani Ramon Vega dhe tani atyre iu shtohet edhe Kozo Tashima, që është një kandidaturë surprizë. Afati për të paraqitur zyrtarisht këto kandidatura është 18 nëntori, ndërkaq UEFA po kërkon një emër për ta kandiduar në emër të saj.
‘Jam mirënjohës që mund të bëj këtë njoftim me mbështetjen e plotë të Federatës Japoneze të Futbollit-tha Tashima-nuk është çështje fitoreje apo humbjeje, por për t’i treguar qartë botës ndershmërinë, soliditetin dhe integritetin që futbolli japonez ka kultivuar deri tani. Besoj se kjo është ajo për të cilën FIFA ka nevojë tani, vlera që gjithnjë i kemi mbrojtur. Vendosa të paraqes kandidaturën për presidencën e FIFA për t’i tërhequr vëmendjen botës’.
Nga ana e saj Federata Japoneze e Futbollit miratoi një rezolutë të bordit të saj drejues në mbështetje të Tashimës që në të njëjtën kohë është president nderi i këtij institucioni.
Top Channel