Asnjë telefonatë, asnjë lamtumirë, Ronaldo e la Jorge Jesus jashtë vendimit të madh
Cristiano Ronaldo deklaroi zyrtarisht tërheqjen nga kombëtarja portugeze dhe Federata e Futbollit në vendin luzitan reagoi menjëherë.
Përmes një komunikate për shtyp, ky institucion shprehu mirënjohjen ndaj yllit të futbollit botëror duke e falenderuar për gjithçka.
‘Federata Portugeze e Futbollit shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj kapitenit të përjetshëm, Cristiano Ronaldo që sot bëri të ditur tërheqjen përfundimtare nga Kombëtarja-theksohet në komunikatën e qeverisë së futbollit luzitan-dhe me këtë ndjenjë të thellë mirënjohjeje dhe admirim shumë të madh që Federata i thurr elozhe dhe e falenderon publikisht Cristiano Ronaldon për karrierën e jashtëzakonshme në shërbim të vendit tonë. Përveçse një sportist i shkëlqyer, kapiteni ynë është një lider karizmatik, një shembull i dedikimit dhe simboli i shkëlqyer i shpirtit të kombëtares sonë. Gjatë karrierës së tij, me 234 ndeshje e 146 gola, kapiteni mori në shpatullat e tij kombëtaren, ka thyer rekorde dhe e ka drejtyar skuadrën drejt momenteve që do të mbeten të stampuara në historinë e futbollit kombëtar. Çdo pikë djerse, çdo gol vendimtar dhe çdo herë që ka vënë shiritin e kapitenit me krenari, reflektonin dashurinë e tij pa kushte për fanellën tonë. Dedikimi dhe trashëgimia e tij zënë të katërt linjat e fushës. Cristiano Ronaldo e ka ngritur emrin e Portugalisë dhe ka frymëzuar të rinj që ëndërrojnë të ndjekin gjurmët e tij, duke qenë për shumë prej nesh, futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave’.
Më pas Federata Portugeze e Futbollit në komunikatën e saj bëri të ditur se do të organizohet një ndeshje lamtumire për Cristiano Ronaldon në mënyrë që ai të mund të përshëndetet edhe me tifozët.
‘Për këto arsye, Federata nuk ka ndërmend të lejojë që kjo lamtumirë të jepet pa homazhin e duhur-vijohet në komunikatën e institucionit-Është një dëshirë e madhe për të organizuar, planifikuar, marrë pjesë dhe bashkëpunuar aktivisht për atë që do të jetë gjithnjë një homazh i denjë për karrierën e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos, ku tifozët e të gjithë vendit do të mund të duatrokasin dhe të nderojnë edhe një herë, futbollistin që na ka dhënë kaq shumë. Faleminderit për gjithçka, Kapiten! Kjo do të jetë gjithnjë shtëpia jote. Tani të arrijmë objektivin 1000!’.
Top Channel