Anri Sala sjell “Zëri i tretë”, një dialog mbi artin, kujtesën dhe rolin e intelektualit në shoqëri
Qeveria synon të pasurojë koleksionin e veprave të artit në pronësi të shtetit, me qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë artistike kombëtare në mënyrë të qëndrueshme.
Përmes projektligjit “Për krijimin dhe funksionimin e Fondit Kombëtar për Artin”, i hartuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit që u miratua në Këshillin e Ministrave parashikohet krijimi i një instrumenti të posaçëm financiar për të blerë vepra arti në ankandet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Përmes këtij mekanizmi, shteti synon të krijojë mundësi financiare për blerjen e veprave të artit, artefakteve dhe koleksioneve me vlera të veçanta artistike, historike dhe kulturore, përfshirë objektet që ndodhen jashtë territorit shqiptar.
Fondi do të sigurohet nga paratë që institucionet publike kursejnë nga tenderët.
“Fondi Kombëtar për Artin financohet nga kursimet buxhetore të krijuara nga procedurat e prokurimit publik të institucioneve të administratës shtetërore qendrore, të konsoliduara në Buxhetin e Shtetit. Në Fond alokohet 10% e kursimeve financiare të konstatuara në nivel kombëtar në përputhje me ligjin e buxhetit”.
Shuma konkrete që do t’i kalojë Fondit çdo vit do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Veprat e artit, do të përzgjidhen nga ekspertë të fushës, me mbështetjen teknike të Galerisë Kombëtare të Arteve. Projektligji i shkon Parlamentit ku me t’u aprovuar do jetë për zbatim nga janari 2027.
Top Channel