Durrësi, epiqendra e historive filmike evropiane: Programi prestigjioz “Equinoxe Europe” sjell në Shqipëri skenaristët më të njohur ndërkombëtarë dhe talentet e rinj
Pallati i Kulturës në Lezhë u kthye në skenë të muzikës klasike, ku tingujt e pianos dhe flautit sollën një mbrëmje të veçantë për artdashësit.
Recitali i dy artisteve, Synjona Paplekaj dhe Anxhela Hammad, solli një udhëtim muzikor mes periudhave dhe stileve të ndryshme.
Repertori përfshiu vepra të kompozitorëve të njohur, nga Albéniz e Bartók, te Poulenc, Fauré dhe Telemann, duke ndërthurur tingujt e dy instrumenteve në një dialog muzikor që u prit me duartrokitje nga publiku.
Përtej performancës artistike, koncerti synoi të afrojë më shumë publikun, veçanërisht të rinjtë, me muzikën klasike dhe të krijojë hapësira të reja për zhvillimin e jetës kulturore në qytet.
Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e Bashkisë Lezhë, në kuadër të projekteve kulturore që synojnë promovimin e artit dhe mbështetjen e artistëve.
Përmes aktiviteteve të tilla, Lezha vijon t’i japë hapësirë krijimtarisë artistike, duke e sjellë muzikën klasike më pranë publikut dhe duke pasuruar jetën kulturore të qytetit.
Top Channel