Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
Po mbahet protesta e 13-të para Ministrisë së Arsimit, ndërsa policia është vendosur në anë të godinës, e autobotët qëndrojnë si gjithmonë në rrugë.
Sot protesta është njoftuar për në orën 14:00 dhe vjen një ditë pas asaj të djeshmes, e cila ishte protestë kombëtare.
Kjo e fundit u shoqërua me incidente të forta dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, duke lënë 23 persona të plagosur, mes tyre edhe 28-vjeçarin Erjon Vishkulli, i cili u godit me plumb gome në sy.
Pasi qëndruan për disa minuta në “Paqe”, nisi hedhja e gurëve nga protestues të maskuar. Më pas ata kanë nisur marshimin qetësisht drejt Kryeministrisë.
Pasi u vendosën para zyrës së kryeministrit Edi Rama, protestuesit u vunë flakën karrigeve të nxjerra më herët nga kreu i qeverisë për dialog. Me këtë veprim, ata shprehën refuzimin e ftesës për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës.
Tensionet vijuan me hedhjen e kapsollave në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Situata u përshkallëzua rreth orës 17:45. Protestuesit e vendosur pranë Kryesisë së Kuvendit goditën me gurë dhe thyen xhamat e institucionit, ndërsa efektivët në terren u kërkuan të ruanin qetësinë dhe të distancoheshin nga veprimet e dhunshme.
Më pas, protestuesit nisën të godasin me gurë edhe godinën e Kryeministrisë. Policia ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve, duke përdorur ujë dhe gaz lotsjelllës. Gjatë tensioneve protestuesit shkulën me forcë pllakat metalive të ambienteve të një banke të nivelit të dytë në bulevard.
Përplasjet vijuan deri të paktën në orën 18:22. Policia përdori spraj lotsjellës dhe spraj me piper, ndërsa në terren ndërhyri edhe autoboti me ujë. Gjatë ndërhyrjes nisën edhe shoqërimet e protestuesve nga efektivët.
Përditësim orë pas ore:
https://top-channel.tv/2026/10/25/tubimi-ne-bulevard-protestuesit-thyejne-xhamat-e-kryesise-se-kuvendit416546546/
Top Channel