U gjet i vrarë në makinën e tij në Tiranë, reagon deputeti i PS: Viktima nuk ka qenë shoferi im
21/10/2026 12:48
Deputeti i PS Eduart Shalsi ka deklaruare se 46-vjeçari Ismet Habili që u gjet i vrarë në makinën e tij, nuk ka qenë shofer.
“Lidhur me lajmin e publikuar në disa media për ngjarjen tragjike në zonën e Komunës së Parisit, dua të sqaroj se informacioni sipas të cilit 46-vjeçari ishte shoferi im është i pavërtetë”, deklaron Shalsi.
Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të saj.
Top Channel