E PLOTË/ “Jemi miq me Izraelin, por edhe me Katarin e Turqinë”, kryeministri Rama: U provokua një tjetër 21 janar, sulmuan bankat për të krijuar panik
Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, kreu Sali Berisha u shpreh se në protestat e këtyre ditëve nuk ka asnjë element të “Antifa-s”, ashtu siç thotë kryeministri Edi Rama.
“Ky sillet si një padrino. Ky bën çdo gjë për të krijuar një mburojë dhe për ta paraqitur protestën si një Antifa, po s’ka asnjë element, zero. A i dëgjoni studentët, fëmijë emigrantësh të rritur pa njërin prind, të bërë burra, vajza të mëdha e të rritura pa njërin prind në shtëpi. Sepse ua ka përzënë ky me politikën e tij”, u shpreh Berisha.
Ndërkohë gjatë deklaratës së tij para mediave, Sali Berisha u shpreh se departamenti i arsimit ne PD po bashkëpunon me pedagogët, të cilët janë ngritur në protestë.
“Partia Demokratike është e përcaktuar në mënyrë më të vendosur, një, mbështetje të plotë protestës studentore dhe gjimnazeve. Mbështetje të plotë dhe totale, qoftë me thirrje të saj, qoftë me pjesëmarrje të çdo anëtari dhe anëtareje të PD-së, është i thirrur, i kërkohet të marrë pjesë në protestë.
Dy, me mbrojtjen e studentëve të revoltuar, PD ka bërë dhe do bëjë gjithçka të mbrojë studentët nga një agresion barbar ndaj tyre. Unë dua të përshëndes deputetët, avokatët dhe drejtuesit e PD-së që kanë qenë së bashku me protestuesit dhe janë përleshur së bashku me ta me narko banditët e shtetit. Garantoj studentët, protestuesit se 24 mbi 24 orë do të kenë shërbim ligjor gratis, kudo që ndodhen.
PD do marrë dhe një seri masash që mbështetja të jetë sa me efecientë. Por deputetë të PD dhe partia vetë ka bërë një punë intensive për mbështetjen ndërkombëtare ndaj revoltës studentore.
Objektivat janë shumë të qarta, solidarizimi me grevën e studentëve nga çdo gjimnaz dhe shkollë në Shqipëri është e domosdoshme. Pjesëmarrja në protestë është po kaq e rëndësishme.
Protesta është një protestë që ne e mbështesim totalisht dhe e mbrojmë, është një protestë që ne jemi më aktiv se kurrë. Një numër i madh anëtaresh të forumit rinor dhe të PD.
Ne mbështetëm Sindikatën e Pavarur. Departamenti i Arsimit u shndërrua në një mbështetje dhe bashkërendim të fuqishme me pedagogët, me qindra pedagogët, të lidhur me Partinë Demokratike. Janë sot krahas të tjerve në protestë”, u shpreh Berisha.
Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Ramën e ka kapur frika se po i vjen dita e llogarisë.
“Frikë e madhe se dita e llogarisë po vjen, ka humbur logjikë, arsye dhe është lëshuar në kërcënime bajate, vulgare që faktojnë të gjithë psikologjinë e tij, genet e tij prej gjelatësh dhe vazhdon kërcënime nga më të ndryshme ndaj protestuesve.
“Edi Rama nga paniku i tmerrshëm që e ka ngërthyer, frika e madhe se dita e llogarisë po vjen, ka humbur logjikën, arsyen dhe është lëshuar në kërcënime bajate, vulgare që faktojnë të gjithë arketipin e tij psikologjik, genet e paraardhësve të tij prej xhelatësh dhe vazhdon kërcënime nga më të ndryshmet ndaj protestuesve.
Në mëngjes i fton për dialog. Pasi ia përmbysin karriget, del tani me fjalim tjetër me bankierët dhe mendon se fuqia monetare e bankave do mund ta kthejë kundër protestës.
Bankat janë biznese, të cilat nuk funksionojnë sipas parimeve të një narkodiktatori, por funksionojnë sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të sektorit bankar financiar.
Sot ai kërcënoi protestuesit për blacklistime, për linçime, për heqje pasaportash udhëtimi, për bllokimi të transportit publik. I nxjerr të gjitha nga arkiva e etërve të tij. Kërcënon se do u bëjë ngarkim zhdëmtimin.
Shikoni të dashur qytetarë se çfarë hipokrizie, çfarë pretendon ky? Ky njeri flet për dëme në një kohë kur ka ndërtuar me paratë e baballarëve të atyre që protestojnë sarajet me themele më të gjata se vila e Enverit, se diktatori ideologjik që kishim. Ka rrethuar sarajet e tij me një park që nuk e ka as pallati mbretëror”, tha Berisha.
Top Channel