“Duhet më shumë sesa premtime”, eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të rinjve

21/10/2026 21:41

Eurodeputeti bullgar Andrey Kovatchev ka reaguar për protestat në Shqipëri.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në X, ai ka shprehur se të rinjtë shqiptar kanë kërkojnë më shumë sesa premtime, ndërsa shtoi së zërat e tyre duhet të dëgjohen

Postimi i plotë:

Të rinjtë e Shqipërisë kërkojnë më shumë sesa premtime: ata duan llogaridhënie, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme evropiane të ndërtuar mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit. Zërat e tyre duhet të dëgjohen, shqetësimet e tyre të merren seriozisht dhe e drejta e tyre për të sfiduar në mënyrë paqësore ata që janë në pushtet të mbrohet.

Liria e tubimit dhe e shprehjes duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore. Dhuna është e papranueshme, qoftë nga protestuesit apo nga forcat e rendit, dhe të gjitha akuzat duhet të hetohen me proces të rregullt dhe llogaridhënie. Evropa dëshiron të mirëpresë një Shqipëri të përkushtuar ndaj vlerave tona evropiane

Top Channel