Inter, Chivu me ‘dhimbje koke’, probleme fizike edhe për Benjamin Pavard
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta mbron zgjedhjen e klubit për të shkurtuat 60 vende pune; kursimet janë vlerësuar që të jenë mes 5 dhe 7 milionë paundë në vit ndërkohë që trajneri ka rinovuar së fundmi kontratën me një pagë prej 20 milionë në sezon.
Shkurtimet prekin shumë reparte mes të cilëve, ai komercial, i marketingut dhe repartit dedikuar çështjeve të aftësive ndryshe, por jo stafin e skuadrës.
‘Më është shpjeguar në çfarë konsistonte analiza e kryer në nivel klubi me synimin konstant për të evoluuar dhe përmirësuar-tha Arteta në konferencë shtypi-është e nevojshme që të merren disa vendime për t’u dhënë personave rolet e duhura dhe për të vazhduar për të investuar për të arritur objektivat që kemi vendosur dhe për të arritur suksesin qe dëshirojmë.Kjo më është shpjeguar. Sigurisht nuk jam personi i duhur për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, Kjo është e vërtetë. Dhe shpresoj që të gjithë ta respektojnë’
Klubi më pas e pengoi Mikel Artetan që të përgjigjet pyetjeve të tjera në lidhje me këtë temë.
Top Channel