U dhunua nga policia gjatë protestës, Kapri viziton te Trauma të riun Klevis Matajn, akuzon Drejtorin e Policisë: Tërhoqi zvarrë studentët

14/10/2026 12:07

Deputeti i Mundësia Erald Kapri, ka vizituar orët e vona të mbrëmjes së djeshme Klevis Metajn, ndërsa ndodhej i shtruar në spitalin e Traumës.

Metaj u përplas me forcat e policisë gjatë protestës së dhunshme të një ditë më parë, ku si pasojë e dhunës mbeti i lënduar.

Kapri akuzon policinë e shtetit për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve. Me akuza të drejtpërdrejta ai i drejtohet drejtorit të Policisë së Shtetit, Oligert Torba.

“Drejtori i Policisë së Tiranës, Oligert Torba, tërhoqi personalisht zvarrë studentët gjatë protestës. Ai dhe të gjithë drejtuesit e Policisë së Shtetit do të mbajnë përgjegjësi për dhunën joproporcionale të ushtruar ndaj protestuesve”, shprehej Kapri më herët.

Top Channel