“Ti ke investuar lekët e vjehrrit tënd të vjedhura”/ Përplasje mes Lapajt dhe Demalisë në “Shqipëria Live”: Po ka shkelur ligjin merreni zvarrë

14/10/2026 15:16

Adriatik Lapaj dhe Ilir Demalia kanë debatuar ashpër në programin “Shqipëria Live”, teksa po diskutohej protesta e ditës së sotme, e nisur nga studentët. 

Përplasja nisi kur Lapaj akuzoi Demalian se mbështet Edi Ramën, ndërsa ky i fundit iu përgjigj se nuk mbështet asnjë person dhe e kritikoi për mungesë të konceptit mbi shtetin.

Gjatë debatit, Demalia ngriti akuza edhe për pasurinë e vjehrrit të Lapajt, duke pretenduar se paratë e investuara prej tij vinin nga piramidat. Lapaj e kundërshtoi këtë deklaratë, duke iu referuar ligjit dhe duke kërkuar që, nëse janë kryer shkelje, ato të hetohen.

Debati: 

Adriatik Lapaj: Të vemi pas emisionit të dy, dhe të shohësh ti se çfarë do të të bëjnë ty dhe si do më presin mua.

Ilir Demalia: Do më mbysin?

Lapaj: Po  i hyn në hak.

Demalia: Ju jeni më të poshtrit që fusni urrejtje, gjuhën e dhunës, përplasjet.

Lapaj: Po na vidhni, mo!

Demalia: Unë po vjedh? Po çfarë kam vjedhur unë, ma gjej një cent që kam vjedhur unë.

Lapaj: Po pse mbështet Edi Ramën?

Demalia: Nuk mbështes asnjë njeri unë. Çfarë juristi je ti, nuk ke konceptin, idenë e shtetit. Për ty thonë që je hajdut, për vjehrrin tënd thonë që ka vjedhur piramidat. Ti ke investuar lekët e vjehrrit tënd të vjedhura nga piramidat.

Lapaj: Po e thotë ligji, atje e keni, merreni. Ju marrtë të keqen. Po ka shkelur ligjin, merreni zvarrë, atje e keni. Hajde more, s’mund të më thuash ti, si në kohën e komunizmit.

Demalia: Ju jeni komunistë.

Lapaj: Po na vjedhin. Unë një cent s’i kam marrë këtij vendi. Ti mbron hajdutët.

Demalia: Hajdutët i ke mbrojtur ti.

Lapaj: Kjo është luftë. Po mbroni hajdutët.

Top Channel