Shtyhet gjyqi ndaj Ilir Beqaj në GJKKO, Gjykata e lejon që të përdorë në seancën e radhës laptop-in

14/10/2026 13:51

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme, ku është planifikuar të zhvillohet seanca e gjyqit të themelit.

Siç raportoi gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, seanca u shty për shkak të bojkotit të avokatëve.

Sot, pavarësisht se seanca për dosjen e sterilizimit nuk u zhvillua, gjykata miratoi kërkesën e Ilir Beqajt që, në seancat e ardhshme, të lejohet të hyjë në sallë me laptopin e tij.

Teknikisht, ai është i pandehuri i parë që përfiton lejen për të përdorur laptop në sallë, sipas rregullores së re.

Ndërkohë, gjykata vendosi të mos caktojë një avokat tjetër, me argumentin se procesi do të shtyhej edhe më tej, pasi avokati i ri do të kishte nevojë për kohë për të lexuar 620 fashikujt e dosjes së sterilizimit.

Top Channel