Protesta në Tiranë, studentët e Gjuhëve të Huaja në Shkodër bojkotojnë mësimin në shenja mbështetjeje

14/10/2026 13:05

Një pjesë e studentëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Shkodrës kanë bojkotuar procesin mësimor, duke iu bashkuar thirrjes për solidaritet me studentët që po protestojnë në Tiranë.

Ata e cilësojnë protestën një kauzë të drejtë, që synon të sjellë ndryshime pozitive në vend, raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani.

Studentët shprehin gjithashtu shqetësimin për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, duke kërkuar që situata të mos përshkallëzohet më tej.

 

 

Top Channel