Nis përplasja fizike mes efektivëve të Policisë së Shtetit dhe protestuesve, hidhet ujë me presion, disa të shoqëruar
14/10/2026 12:29
Situata është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, ku ka nisur përplasja fizike mes efektivëve të Policisë së Shtetit dhe protestuesve.
Gjatë përshkallëzimit të situatës, është përdorur ujë me presion për shuarjen e zjarrit që u ishte vënë koshave të policisë, ndërsa raportohet edhe për disa persona të shoqëruar nga policia.
Situata para Ministrisë së Arsimit vijon të jetë e tensionuar.
Ndërkohë, efektivët e Policisë kanë zhbllokuar rrugën, e cila ishte e mbyllur me kangjella, për t’i hapur rrugë autobotit të ujit. Menjëherë pas kësaj, autoboti ka nisur hedhjen e ujit me presion në drejtim të protestuesve, me qëllim shpërndarjen e tyre.
Top Channel