VIDEO/ Protestuesit djegin stolat e vendosura në qendër, tymi i zi përhapet kudo, policia i kundërpërgjigjet
14/10/2026 16:30
Situata në protestën pranë Ministrisë së Arsimit vijon të jetë e tensionuar.
Protestuesit kanë djegur stolat e vendosur në qendër, ndërsa përplasjet me policinë vijojnë. Tymi po përhapet në të gjithë zonën.
Efektivët e policisë po u kundërpërgjigjen protestuesve, me presion uji dhe tymuese.
Më herët, policia tentoi të shpërndante të rinjtë me gaz dhe presion uji, ndërsa protestuesit hodhën gurë në drejtim të efektivëve.
Top Channel