Ilir Beqaj në GJKKO për gjyqin e themelit, pritet shtyrja e seancës për shkak të bojkotit të avokatëve

14/10/2026 13:51

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme, ku është planifikuar të zhvillohet seanca e gjyqit të themelit.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se seanca pritet të shtyhet për shkak të bojkotit të avokatëve.

Bojkoti i avokatëve pritet të ndikojë në zhvillimin e procesit gjyqësor, ndërsa pritet të shihet nëse gjykata do të vendosë shtyrjen e seancës për një datë tjetër.

Top Channel