Dhunë dhe zjarr në protestë, digjet një automjet te komisariati nr.2. Lëndohen dy punonjës policie
14/10/2026 20:59
Dhuna e protestuesve është zhvendosur te zona e Zogut të Zi, ku po shkatërrohet dhe po digjet gjithçka.
Në këtë zonë është djegur filiali i një banke te nivelit të dytë, një biznes i telefonisë celulare, një kioskë dhe një kafene në katin e dytë.
Sakaq, pranë komisariatit nr.2 është djegur një makinë policie e parkuar, teksa mësohet se dy efektivë policie kanë pësuar dëmtime.
Top Channel